
Msc. Shpëtim Shefiti
Shpëtim Shefiti, i lindur në vitin 1969, kam kryer studimet për Inxhinieri Elektronike, profili i Shkencave Kompjuterike, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe studimet pasuniversitare për Release Ver 3,14 of Mobile Systems, në Stuttgart, Gjermani.
Nga viti 1993 deri në vitin 2022, përvoja e punës ka qenë e larmishme në tre drejtime të ndryshme:
a- Inxhinier pranë Institutit të Kërkimeve të Naftës Fier, në departamentin e modelimit të të dhënave
b- Inxhinier i sistemit të telefonisë celulare, modelimi i trafikut, monitorimi i sistemit OMC-R (Radio e Qendrës Operacionale dhe Mirëmbajtjes)
c- Pedagog në Universitetet Publike dhe Private, nga viti 2009 e në vazhdim.
Gjatë periudhës së punës si pedagog, kam filluar në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit në vitin 2009 deri në vitin 2016, ku krahas mësimdhënies kam marrë pjesë në hartimin e programeve të reja në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit UAMD Durrës.
Më pas, nga viti 2017 deri në vitin 2021, u angazhova në Kolegjin Universitar të Biznesit në Tiranë, ku krahas detyrës si pedagoge e shkencave kompjuterike, u angazhova në hartimin e projekteve me të cilat KUB ka konkurruar për projekte të rëndësishme me donatorë ndërkombëtarë.
Unë kam qenë anëtar i Komisionit të Brendshëm të Cilësisë të KUB Tiranë, dhe kam qenë anëtar i hartimit të raportit të vlerësimit të brendshëm RVB, me qëllim akreditimin e programit përkatës.
Kam bërë katër botime brenda KUB Tiranë.
Nëntor 2021 e në vazhdim jam e angazhuar në Universitetin Europian të Tiranës, me kohë të plotë në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inxhinierisë së Informacionit.