
Msc. Shaqir Veseli
Shaqir Veseli është piktor, skenograf, kineast dhe autor i filmave të Animuar i lindur në 1957 nga Fushë-Kruja Krujë. Veseli ka kryer Liceun Artistik të Tiranës 1982 dhe Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1986.Më pas ai ka kontribuar me dije për studentët në Universiteti i Arteve si pedagog i jashtëm në degën Skenografi. Shaqir Veseli është autor i disa filmave vizatimor ku ndër më të njohurit vlerësohet Kafeneja dhe Guernika prezantuar tek TIFF – Tirana International Film Festival dhe Anifest Rozafa – Festivali Ndërkombtar i Filmit Vizatimor. Si krijues i Animacionit në bashkpunim me kolegun dhe regjisorin Artan Maku ka qënë prezent në Festivalet e përvitshme kombtare në Tiranë dhe Kosovë si dhe në metropolet Europiane të Filmit. Si piktor filmi është vlerësuar me trofe në filmat: Kolonel Bunker nga regjisori Kujtim Çashku dhe tek filmi Parrullat nga regjisori Gjergj Xhuvani me skenarin e Ylljet Aliçka nga libri Parrullat me gurë. Në vitin 2003 hap ekspozitën e parë së bashku me skulptorin Fatos Kola tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ose Piramida në Tiranë. Vepra e tij si artist pamor është e pranishme dhe në koleksionin e artit modern tek Galeria Kombëtare e Arteve. Shaqir Veseli prej vitesh është pedagog pranë Departamentit të Arteve të Aplikuara në Universitetin Evropian të Tiranës.