demo_image

Msc. Nikolin Gurakuqi

Është regjisor, këngëtar, shkrimtar, pedagog me një karrierë tepër të gjatë dhe të mirënjohur Brenda dhe jashtë vendit. Ka kryer studimet e larta në Institutin e lartë të Arteve Fakulteti i muzikës dega kanto. Më 1979 emërohet në TKOB, në fillim si korist, e më pas si solist, ku realizon një sërë rolesh të gjinive të ndryshme dhe dallohet për nivelin e lartë të interpretimit ndër të cilat mund të përmendim Gjergj Arianiti nga opera “Skenderbeu”; Il Marchese- opera “La Traviata”; Komandanti –opera “Borana”; Fiorello dhe Don Bartolo – opera “Berberi i Seviljes”; Collin – opera “La Boheme; Tonio – opera “Pagliacci”; Ferrando – opera “Trovatore; Sakrestani – opera “Toska”etj. Ka intrepretuar role edhe jashtë vendi si; Filiberto – opera “Il Signore Bruschino”(Paris); Monterone –opera “Rigoletto” (Itali) etj. Në vitin 1992-1993 specializohet në France në Opera Studio e pas kthimit në atdhe i dedikohet tërësisht regjisë duke vënë në skenën e TKOB, të Universitetit të Arteve e të disa qyteteve të tjera si Durrësi dhe Shkodra si dhe jashtë Shqiperisë mbi 60 vepra, opera, opereta, spektakle.ndër të cilat mund të përmendim; “Toska” ; “Il signor Bruschino”; “Carmen” në Greqi; “Rigoleto” në Itali “Madama Buterfly ”; “Cossi fan’ tutte” “Berberi i Seviljes”; “Il Trittico”;“La serva padrona”; “Il maestro di capela”; “Falstaf”; “Aida”;“Orfeo dhe Euridice”; “ManonLescaut”; “Otello”; “Traviata” e plotë vepra të tjera .etj. Ka realizuar skenografine e shumë shfaqjeve operistike si dhe ka bashkëpunuar me shumë artiste të shquar shqiptare dhe të huaj.Gjithashtu ka shkruar artikuj të ndryshëm nëpër gazeta dhe është autor i disa libra me poezi. Eshtë nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Aktualisht është pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës.