
MSc. Marisa Dhoska
Marisa Dhoska mban aktualisht pozicionin e Asistent/Lektores në Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në Departamentin e Shkencave Humane dhe Komunikimit, pranë Universitetit Europian të Tiranës. Fushat e saj të interesit dhe të ekspertizës përfshijnë: Komunikimin Politik, Marrëdhëniet Publike, Marrëdheniet Publike Politike, etj.
Ka një eksperiencë disa vjeçare si Eksperte Komunikimi në kuadër të projekteve ndërkombëtare të programeve të Komisionit Europian. Ka zhvilluar një sërë trajnimesh në fushën e marrëdhënieve publike dhe komunikimit në institucione publike dhe private në Shqipëri.
Ka përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master Shkencor në degën e Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin Europian të Tiranës. Pjesëmarrëse në konferenca shkencore.