ILIR KORBI-min

Msc. Ilir Korbi

Ilir Korbi ka përfunduar studimet universitare për drejtësi në Universitetin e Modena dhe Reggio Emilia, Itali. Më tej ka kyer një specializim pasuniversitar “Master for International Lawyer”, LL. M Degree pranë Universitetit të Bologna në bashkepunim me King’s College of London dhe l’Université de Strasbourg (2009-2010) dhe aktualisht është doktorant “Doctor of Philosophy”, në vit të fundit pranë Universitetit Roma2, Itali (2018-2021).
Gjithashtu z. Korbi ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh jashtë vendit, për çështjet e të drejtave të njeriut, arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, të pronësisë, lidershipit dhe demokracisë.
Korbi mban pozicionin e Drejtorit të Zyrës Juridike pranë Universitetit Europian të Tiranës nga 1 Mars 2017 dhe është gjithashtu Lektor i së Drejtës Civile. Në të njejtën kohë ushtron profesionin e Avokatit dhe të Ndërmjetësit.
Korbi është zotërues i gjuhës angleze dhe italiane, si dhe ka njohuri të gjuhës frënge.