
MSc. Etleva Haxhihyseni
Etleva përfundon në vitin 1984 studimet në programin e plotë të Fakultetit të Mësuesisë në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, në degën Mësuesi Cikli i Ulët, ku merr titullin “Mësuese për klasat I-IV të shkollës 8-vjeçare”.
Punon si mësuese në Arsim Fillor, pranë shkollës “Naim Frashëri” Elbasan në vitet 1984-2005.
Merr rolin e koordinatores pedagogjike, në projektin Danida (bashkëpunim në nivel qeveritar mes Danimarkës dhe Shqipërisë) për modernizimin e sistemit arsimor, ku bashkërendon kurset kualifikuese për zhvillimin e metodologjisë bashkëkohore, menaxhimin dhe organizimin edukativ, të shkollave të Rrethit Elbasan.
Në programin e plotë kualifikues (1997-2003), në Nørre Nissum Seminarium, Danimarkë diplomohet si “Mentore në teoritë e edukimit, metoda didaktike moderne dhe menaxhim e organizim edukativ” në Dhjetor 2003.
Certifikohet nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në New York dhe Shoqata Ndërkombëtare e Leximit në Washington për “Zhvillimin e Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit”, me pjesëmarrjen në kursin e plotë për Mësues, Drejtues të Shkollave dhe Pedagogë”, Tiranë 2000.
Në Institutin Arsimor Wilson punoi në vitet 2006-2012, ku mban rolin e drejtueses së Dpt. AF.
Në vitet 2012-2014 në World Academy of Tirana, (International Baccalaureate-English IB Education), mësuese e Gjuhës Shqipe.
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan si Ass/Lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit, Dpt. Metodologjisë e Mësimdhënies.
Në vitin 2015 përfundon ciklin e dytë të studimeve universitare me kohë të plotë, në Universitetin Europian të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit, me profil Administrim Shkollor.
Fusha e kërkimit shkencor “ Nxitja e krijueshmërisë, përmes integrimit ndërlëndor në Arsimin Fillor” dhe “Promovimi i jetës aktive në fëmijëri, për një stil jete të shëndetshëm.”
(Kërkime shkencore dhe artikuj të publikuar gjatë viteve 2015-2020)
Është Management Comity Member në COST Action: CA16206 European Cooperation in Science and Technology), nga Shkurti i vitit 2020 dhe në vazhdimësi.
Pjestare e projektit të Këshillit të Europës B-Sport+ 2020-2024.
Etleva ka kontribuar pranë MASR në vlerësimin e teksteve shkollore dhe lektoron në trajnimet e organizuara nga MASR. Ajo flet rrjedhshëm anglisht. Planifikon të marrë gradën PhD në kontributin për shkencat e edukimit.