Erald-pepaj

MSc. Erald Pepaj

MSc. Erald Pepaj i diplomuar në degën e Fizioterapisë në vitin 2011 pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë. Ka marrë gradën Master Shkencor në Shkencat Rehabilitative të Profesioneve Mjekësore në vitin 2020 pranë të njëjtit Universitet.

Prej vitit 2013 – 2018 u specializua në Gjermani në Terapi manuale, Drenazhi Limfatik Manual, trajtimin e Shtyllës kurrizore, Manipulim vertebral… etj. Në vitin 2018 në bashkëpunim me GIZ  GmbH (Shoqatë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) sjell eksperiencën e tij si drejtues i 2 projekteve për trajnimin e figurave profesionale në fushën e Fizioterapisë në qëndrat për te drejtat e personave me aftësi të kufizuar si Help the Life, në Tiranë dhe MEDPAK në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd.
Me më shumë se një dekadë eksperiencë ndërkombëtare në fushën e Fizioterapsë midis Italisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë.
MSc. Erald Pepaj është zotërues shumë i mirë i gjuhëve të huaja, Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Spanjisht.
Aktualisht pedagog me kohë të plotë në UET pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.