100_18701

Dr. Loreta Andoni

Doktor në “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit”, drejtimi “Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni”, Universiteti Politeknik i Tiranës; MS “Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni”, Universiteti Politeknik i Tiranës; BA “Inxhinier Elektronik, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Autor i disa artikujve në revista dhe konferenca shkencore për çështje që lidhen me digjitalizimin e transmetimeve audiovizive, menaxhimin e spektrit të radiofrekuencave, zhvillimin e teknologjive me brez të gjerë “broadband”. Eksperiencë të gjatë në fushën e komunikimeve elektronike, me angazhime të rëndësishme në institucione të hartimit të politikave të rregullimit të tregut dhe sipërmarrës të ofrimit të shërbimeve të komunikimeve fikse dhe celulare. Eksperiencë disa vjeçare si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe së fundmi pranë UET-së. Aktualisht pedagog me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inxhinierisë së Informacionit.