
Dr. Fatri Morina
Fatri Morina mban gradën Doktor i Shkencave në Shkenca Sociale, me profil Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profil Studime Strategjike, nga Universiteti Europian i Tiranës. Ai është diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga i njëjti Universitet. Që nga viti 2013, ai është angazhuar si lektor në lëndët marrëdhënie ndërkombëtare, çështje të sigurisë ndërkombëtare, politikë e jashtme dhe gjeopolitikë, pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku për disa vite ka mbajtur dhe pozicionin e drejtuesit të njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Në periudhën 2021-2022 ai ka mbajtur pozicionin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si pjesë e programit LEAD Albania. Ai ka referuar në konferenca shkencore ndërkombëtare, sikurse dhe ka botuar artikuj shkencor, me fokus në sigurinë energjetike në Ballkan. Ai është angazhuar si menaxher projektesh dhe ekspert në projekte kërkimore dhe ndërtim kapacitetesh, të financuara nga Bashkimi Europian, të tillë si: “QAinAL”, “EUROPS”, “FINAC”, “STEPS”, “DRIVE”, “EduFootprint”, “KALCEA”, “SMARTWB”, etj.