
PhD. Evelina Çela
PhD Evelina Cela ka 10 vite karrierë pedagogjike. Fushat e ekspertizës së saj janë këto lëndë: “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, “E Drejta e Arbitrazhit, Ndërmjetësimit dhe Falimentimit” në Departamentin e Shkencave Juridike, Fakulteti i Drejtësisë, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Ka botime dhe artikuj shkencorë në revista shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbajtur poste si Shefe e Departamentit Juridik në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Shef i grupit të departamentit publik, anëtar i Bordit editorial të Revistës shkencore JUS & Justicia Law. Kryetare e Komisionit të Përhershëm të Dhënies së Gradës Shkencore “Doktor” në Universitetin Europian të Tiranës (UET).