enkelejda koka

PhD Enkelejda Koka

Doktor në Drejtësi, Universiteti i Kent, Mbretëria e Bashkuar; LLM (me dallim) në të Drejtën Evropiane, Universiteti Queen Mary, Mbretëria e Bashkuar; Master në Praktikë Ligjore (me dallim) në College of Law, Mbretëria e Bashkuar; LLB në Drejtësi, Universiteti i Greenwich, Mbretëria e Bashkuar; specializuar në të drejtën Evropiane dhe ndërkombëtare, të drejtën e migracionit si dhe të drejtën mjekësore. Autore i disa hulumtimeve të rëndësishme të botuara në Scopus Q2 dhe Q3 në kërkime ndërdisiplinore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtare e disa projekte fituese të financuara nga Bashkimi Evropian. Ka mbajtur pozicionin e Zëvendës Rektore dhe Shefe e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e New York Tirana. Aktualisht, është pedagoge me kohë të plotë në UET, në Departamentin e Shkencave Juridike pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.