besarta vladi

Dr. Besarta Vladi

Dr. Vladi ka përfunduar studimet Bachelor me rezultate shumë të larta pranë Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës (Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Publike). Më pas, ajo ka përfunduar studimet Master në drejtimin Administrim Biznes, si pjese e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Europian të Tiranës dhe Aston University në Angli. Në vitin 2015 ajo ka përfunduar Doktoraturën në fushën e Menaxhimit të Inovaconeve. Tema e saj u vlerësua me çmimin ‘Pashko 2015’ nga FLE, si doktoratura më e mirë e vitit në Shqipëri, me ide liberale. Dr Vladi ka përfunduar një sërë programesh ekzekutive në fushën e saj të studimit, në institucione prestigjoze si: Harvard Kennedy School (USA), Center for Creative Leadership (Belgium), College of Europe (Poland), Sëedish Institute (Sëeden), etj.

Dr. Vladi ka mbi 10 vite eksperiencë në mësimdhënie, në IAL të ndryshme, brenda dhe jasht vendit. Eksperienca e saj e parë e punës ka qënë në sektorin privat si menaxhere projektesh në Institutin Kosovar për Menaxhim dhe si pedagoge në UET. Gjatë karrierës së saj ka patur pozicione të ndryshme drejtuese si Zv Drejtore e Shkollës Doktorale (UET), Këshilltare pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administraten Publike (Lead Albania), Sekretare e Përgjithshme (UET), Drejtore Ekzekutive e Triple City (Barleti Group) etj.