
PhD Ani Mbrica
Ani Mbrica është pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës. Pas diplomimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shqipëri ajo mban një diplomë master në “Mjedis dhe Shëndeti” në Universitetin Tuscia (Itali, 2006). Ka përfunduar studimet e doktoraturës në “Ekonomi dhe Territor” në Universitetin Tuscia (Itali, 2013). Gjatë qëndrimit të saj në Itali, ajo pati mundësinë për një stazh pranë Komisionit Evropian – Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (tetor 2010 – shkurt 2011).
Fushat e saj kërkimore përfshijnë sjelljen organizative, sjelljen sipërmarrëse, turizmin dhe zhvillimin rural.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e ekspertes së re në Bashkëpunimin Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) dhe gjithashtu ka përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë publik dhe privat.
Disa nga punimet e saj shkencore janë prezantuar në konferenca të ndryshme ndërkombëtare.