THIRRJE PËR APLIKIM
ZYRA E PROJEKTEVE DHE PARTNERITETEVE (UET) KËRKON TË REKRUTOJE KOORDINATOR PROJEKTESH ME FOKUS MENAXHIMIN E PROJEKTEVE.
APLIKO TANI!
KRITERET E NJE KANDIDATI TE SUKSESSHEM:
- 5 vite eksperiencë në shkrim dhe aplikim projektesh, menaxhim projektesh kryesisht Erasmus + dhe IPA, si dhe kërkim shkencor
- Diplomuar në Shkencat Sociale, Ekonomike ose Juridike
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Aftësi të shkëlqyera negocimi
- Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
- Aftësi të shkëlqyera në ngritjen e partneriteteve të reja
- Aftësi në organizimin e aktiviteteve/eventeve
- Aftësi për të punuar në afate kohore të ngushta
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese
KANDIDATI I SUKSESSHËM PRITET TË KRYEJË KËTO DETYRA:
- Mbajtja dhe ngritja e partneriteteve me universitetet ndërkombëtare partnere
- Gjurmimi i thirrjeve për partnerë në nivel Europian dhe më gjerë
- Lidhje e marrëveshjeve të reja dhe ngritje e partneriteteve me palë të treta
- Zbatim dhe koordinim i projekteve për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të Erasmus +
- Shkrim dhe aplikime për projekte nga donatorë të ndryshëm
- Koordinim i projekteve nga donatorë të tjerë si dhe asistencë ndaj nevojave ad-hoc të zyrës
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM NË GJUHËN ANGLEZE:
- CV
- Letër Motivimi
- 2 Letra Rekomandimi
DOKUMENTACIONI I PLOTË DORËZOHET NË VERSIONIN ELEKTRONIK NË ADRESËN E EMAIL:
[email protected] BRENDA DATËS 10 SHKURT 2021.