Suzana Kuka

Suzana Kuka

Skulptore ILA, Tiranë/ (Sot Universiteti i Arteve), specializuar për programet e edukimit me artin në MOMA dhe Metropolitan – Neë York, SHBA, në ACS Doha – Internacional School, Qatar. Autore/piktore në disa filma artistik dhe të animuar – Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë. Skulptore – Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Tiranë. Kuratore e dhjetra ekspozitave të artit të artistëve shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj. Autore e dhjetra katalogëve tw artit. Autore e 12 – të librave të artit me karakter histori dhe monografi arti. Autore e qindra artikujve të botuara në mediat e shkruara, mbi cështje kritike e debatuese mbi artin, mbi fenomenet artistike, estetike dhe historike mbi artin. 1994-2016 studiuese, historiane arti dhe shefe i departamrntit të studimeve mbi veprat e artit – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. Aktualisht pedagoge me kohë të pjesëshme në lëndën e Historisë së artit shqiptar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori dhe Filologjisë. Prej nga 2015- 2019, pedagoge me kohë të pjesshme e lëndëve Histori e artit, Kompozimit pamor, Ngjyra dhe Drita, si dhe Skenografia në UET. Aktualisht pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Arteve Humane dhe Liberale.

Suzana Kuka