UET në 10-Vjeçarin e Dytë
Në dekadën e tij të dytë UET synon të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësim- dhënienënjëinstitucionelitarkërkimor produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET. Për të arritur këtë, kjo strategji detajon objektivat dhe instrumentat që do të përdorë UET për të strukturuar, përparuar, standardizuar dhe ndërkombëtarizuar kërkimin shkencor.

Vizioni:

UET synon shndërrimin në një qendër ekselence dhe ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike, mjekësore, inxhinierike dhe teknologjisë së informacionit me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe rajonal.

Misioni:

UET synon të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësimdhënie, në një institucion elitar kërkimor, produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET. Në kuadër të misionit të tij, UET në vitin 2015,  është bërë pjesë e “The European Charter for Researchers” dhe  “The Code of Conduct” “, i cili synon që të nxisë zhvillimin e kërkimit shkencorë, duke pasur në fokus cilësinë e tij.

Për më shumë informacion https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/charter/declaration-endorsement#show_Albania

Objektivat strategjike:

Nëpërmjet kërkimit shkencor UET synon:

  • Të arrijë dhe të konsolidojë një pozicion dinjitoz, në mësimdhënie dhe në shkencë, si një nga universitetet më të mira të Shqipërisë dhe rajonit;
  • Të ndihmojë në progresin e dijes njerëzore, në krijimtarinë dhe praktikën profesionale, me qëllim që të krijojë impakt mbi shoqërinë dhe ekonominë nëpërmjet transferimit të dijes përtej komunitetit akademik, tek institucionet publike e private dhe grupet e interesit;
  • Të krijojë një mjedis stimulues të kërkimit shkencor për stafin akademik dhe studentët nëpërmjet;
  • Standardizimit dhe ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor;
  • Të projektojë reputacionin e vet si një qendër ekspertize në rrafshin kombëtar.
Strategjia