Rektori i UET

Rektor Prof. Dr. Tonin Gjuraj

Doktor në Sociologji, Universiteti i Tiranës; studime postdoktorale në St. Antony’s College të Universitetit të Oxfordit, Angli; MA Shoqëria dhe Politika, CEU, Pragë, Republika Çeke; BA në Filologji Angleze, Universiteti i Tiranës; specializuar në edukimin qytetar demokratik në Universitetin e Washington-it, Seattle, SHBA, si dhe në universitete të tjera: Norvegji, Poloni, Hungari, Gjermani, Holandë, Izrael, Portugali, Spanje, Itali, etj.

Autor i disa botimeve për çështje që lidhen me fetë, tranzicionin dhe demokratizimin, debatin për universitetin privat-publik, shoqërinë civile, në revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit.  Ish-ambasador i RSH-së në Shtetin e Izraelit, 2007 – 2009. Prej dhjetorit 2011 – tetor 2018, rektor i UET-it. 2018-2019, profesor me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara. 2019 – 2020 zv.rektor i UET për procesin akademik.

Që prej shtatorit 2020 rektor i Universitetit Europan të Tiranës dhe nënkrytar i Konferencës së rektorëve të Shqipërisë.

Rektori i UET