Për Prindërit

Mesazh nga President i UET Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa

Të dashur prindër

Ju i keni inkurajuar, motivuar, udhëzuar, mbështetur dhe frymëzuar fëmijët tuaj. Kalimi në universitet është një udhëtim i madh për maturantët, dhe ne e dimë që ju jeni në atë udhëtim me ta.

 Si një prind, ju do të shihni se rrjeti i mbështetjes së fëmijës tuaj rritet dhe do t’i gëzoni kur pasionet e tyre personale dhe akademike lulëzojnë në rrugën e  karrierës, mundësi kërkimi, aktivitete extrakurrikulare, të cilat vihen shërbim ndaj komunitetit të tyre.

UET beson në parimin e punës së vazhdueshme drejt përsosmërisë në të gjitha aspektet e jetës – intelektuale, dhe profesionale.  

Ne përpiqemi t’u japim studentëve tanë mjetet e nevojshme për të shkëlqyer profesionalisht dhe për të bërë ndryshime pozitive, me përgjegjësi shoqërore në mjediset akademike dhe profesionale.  Këto janë qëllime të larta, por ne e dimë që ju dhe fëmijët tuaj janë gati për sfidën universitate e cila do i hedhi në tregun e punës nesër.

 Ndërkohë procesi i regjistrimit në UET nuk duhet të jetë një sfidë dhe ne duam t’ju ndihmojmë ta bëni më të lehtë për familjen tuaj.  

 Nëse jeni duke planifikuar vizitën tuaj të parë në UET ne para praprakisht mund t’ju ndihmojmë me informacion rreth  afateve dhe kritereve të regjistrimit,

(Kriteret e regjistrimit)

apo për të përfituar bursat e shumta që Universiteti Europian i Tiranës ofron si ato të ekselencës, talentit dhe Bursa Kadare.

(Perfitimi i bursave)

Gjithashtu një nga aspektet që UET bën diferencën nga institucionet e tjera të arsimit të lart është ndërkombëtarizimi dhe dhjetra bursa nga programi Erasmus+ në universitetet më prestigjoze në Bashkimin Europian për të kryer një apo më shumë semestra në këto institucione. 

(Bursat dhe shkembimet Erasmus)

Për të gjitha këto dhe shumë informacione të tjera rreth UET ju mund të vini çdo ditë për të kontaktuar me drejtuesit e fakulteteve, këshilluesit tanë të karrierës që fëmija jua të marrë orientimin e duhur akademik dhe profesional, ose mund të kontaktoni në:

 

       

Vendndodhja

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Tiranë, Shqipëri.

Cilësi dhe Akerditim

UET ka akreditim të plotë shqiptar. Të diplomuarit marrin një diplomë shqiptare, UET njihet si një nga universitetet më të mira në ballkan dhe universiteti tërheq studentë të lartë nga më shumë se 15 vende të botës. Shkëmbimet Erasmus janë një nga faktoret e suksesit, kjo pasi UET ka marreveshje me shume universitet Europiane te cilat ofrojne bursa dhe mundesi studimi 1 vjecare.

Stafi Akademik

Një institucion si Universiteti Europian i Tiranës lider në sektorin e edukimit në Shqipëri, mes shumë pikave të forta, pikën më të fortë ka stafin akademik.

Mbi 200 pedagogë të brendshëm janë pjesë e stafit akademik, nga të cilët më shumë se 150 kanë të paktën titullin Dr. rreth 30 PhD, 31 me titullin Prof. Asoc. Dr dhe 30 Prof. Dr. Pedagogët e UET janë emra të spikatur dhe me status të njohur në fushat e tyre. Shumë prej tyre vijnë nga mësimdhënia në universitete të njohura perëndimore

  • 50 + Pedagogë senior.
    UET, që prej themelimit të tij ka patur prioritet shtimin e pedagogëve Senior me qëllim prurien e eksperincës së tyre akademike në auditor.
  • 50 + Profesorë.
    Profesorët tanë nuk kanë vetëm rolin e mësimdhënies në auditor por ata japin një kontribut të shquar në kërkimin shkencor.
  • 50 + Lektor.
    Mësimdhënia dhe vlerësimi janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë roli kryesor i lektorëve në UET është mentorimi i vazhdueshëm ndaj studentit përgjatë gjithë studimeve të tij.
  • 50 + Asistent
    Ndërthurja e pedagogëve të rinj me ata më të vjetër bën që studentët në auditor të marrin pikëpamje të shumta rreth tematikave të ndryshme.
Për Prindërit