Bachelor

Bachelor

UET të ofron mundësinë për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë si edhe shumë profesorë të ftuar nga universitetet më të mira të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët UET ka marrëveshje partneriteti. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, eksperiencave ndërkombëtare dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit. Bashkohu me ne për të pasur akses në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë gjatë studimit që UET të ofron. Të ardhmen mund ta planifikosh duke u nisur nga lista e programeve Bachelor që mundësojnë 5 Fakultetet e UET.

Detyrimet akademike për studentin
Frekuentimi i procesit mësimor (leksione, kolokiume, leksion/seminare, seminare/laboratorë) në programet e ciklit të parë të studimeve, Bachelor, është i detyrueshëm në masën 60% (gjashtëdhjetë). Ky frekuentim është parakusht për t’u futur në provimet përfundimtare.

Diplomimi
Mbrojtja e diplomës është detyrimi përfundimtar për diplomimin e studentit. Mbrojtja bëhet përmes paraqitjes së një punimi diplome ose dhënies së një Provimi të Përgjithshëm Përfundimtar.
Punimi i diplomës për studentët e programit Bachelor duhet të jetë punim origjinal me rreth 9-10 mijë fjalë. Studenti nuk pritet të bëjë punë të thelluar në terren ose të kontribuojë në një debat teorik/konceptual, por të aplikojë një model/teori të caktuar në një rast të veçantë, duke u bazuar kryesisht në burime dytësore/literaturë. Qëllimi i këtij punimi është të shfaqë aftësitë e studentit për të mbledhur dhe vlerësuar informacionin, për të analizuar në mënyrë teorike faktet e mbledhura, si dhe për t’i paraqitur përfundimet e arritura në një format akademik. Diploma zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.

“Letërsi”, profili “Linguistikë”
“Letërsi”, profili “Antropologji Sociale”
“Letërsi”, profili “Trashëgimi Kulturore”
“Letërsi”, profili “Gazetari”
“Letërsi”, profili “Marrëdhënie Publike”

“Arte Muzikore”, me profil “Piano”
“Arte Muzikore”, me profil “Violinë dhe Harqe”
“Arte Muzikore”, me profil “Instrumente me frymë”
“Arte Muzikore”, me profil “Kitarë”
“Arte Muzikore”, me profil “Kanto”

“Arsim Parashkollor”

“Edukim Fizik dhe Sporte”, profili “Atletikë”
“Edukim Fizik dhe Sporte”, profili “Gjimnastikë”
“Edukim Fizik dhe Sporte”, profili “Futboll”
“Edukim Fizik dhe Sporte”, profili “Lojëra me Dorë”
“Edukim Fizik dhe Sporte”, profili “Gazetari”

“Filozofi”, me profil “Filozofi Politike”
“Filozofi”, me profil “Filozofi Gjuhe”
“Filozofi”, me profil “Gazetari”
“Filozofi”, me profil “Antropologji Sociale”
“Filozofi”, me profil “Studime Europiane”

“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Angleze”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Italiane”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Spanjolle”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Frënge”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Gjermane”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Kineze”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Arabe”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Turke”
“Linguistikë”, me profil “Gjuhë Greke”
Linguistikë”, me profil “Gjuhë Ruse”

“Arte Skenike”, Profili “Regji”
“Arte Skenike”, Profili “Aktrim”
“Arte Skenike”, Profili “Balet”
“Arte Skenike”, Profili “Multimedia”
“Arte Skenike”, Profili “Marrëdhënie Publike”

 

Program i integruar “Arkitekturë”, me profil “Arkitekturë Interieri”
Program i integruar “Arkitekturë”, me profil “Urbanistikë”
Program i integruar “Arkitekturë”, me profil “Restaurim Monumentesh”
Program i integruar “Arkitekturë”, me profil “Administrim Territori”
Program i integruar “Arkitekturë”, me profil “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”

“Inxhinieri Ndërtimi” 

 

Bachelor