UET, ISHULL EKSELENCE DHE UNIVERSITET I TË GJITHËVE
Me një përvojë më shumë se 10 vjeçare në arsimin e lartë dhe me parametra të certifikuar,
UET ofron të gjitha kapacitetet dhe garancitë për të qenë një ishull ekselence dhe për t’i dhënë
studentëve, pedagogëve, kërkuesve shkencorë, prindërve dhe aktorëve të tjerë shoqërorë një
hapësirë bashkëpunimi për projektet, idetë dhe ëndrrat e tyre. UET ka diplomuar tashmë më
shumë se 6500 studentë në tri ciklet e studimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Në
auditorët e UET kanë kaluar më shumë se 15 mijë studentë. Të gjitha programet e studimit janë
të licencuara dhe të akredituara. Akreditimet ndërkombëtare kanë certifikuar cilësinë e
Universitetit Europian të Tiranës. Rankimi i parë është kryer nga Agjencia Gjermane CHE, akreditimi
i parë ishte ai i programeve të doktoratës nga APAAL me pjesëmarrjen e ekspertëve austriakë:
Prof. Dr. Hans Kochler dhe Prof. Dr. Christian Brunner, ndërsa ri-akreditimi më i fundit u krye
nga QAA (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë) me rezultatin final “Fully Met”, shkëlqyeshëm në pesë
komponentët e kërkuar nga Agjencia Britanike.
+15000 studentë të rregjistruar në 10 vite akademikë
2750 bursa të akorduara nga UET në vite, të plota/ të pjesshme
475 studentë të UET kanë kryer një cikël studimi jashtë Shqipërisë
6 milion Euro kontributi i UET për përgjegjësinë sociale
750 mijë Euro buxheti i kërkimit shkencor në vit, grante/ botime
235 libra të botuar nga UET Press
575 pedagogë kanë qenë pjesë e UET në dhjetë vite
4363 studentë të diplomuar në Bachelor
2323 studentë të diplomuar në Master
336 doktor shkencash