Genciana Abazi-Egro

Prof. Asoc. Dr. Genciana Abazi-Egro

Prof. Asoc. Dr. Genciana Abazi-Egro është studiuese e letërsisë dhe e çështjeve të kulturës. Nga janari 2017 është pedagoge në Departamentin e Shkencave Humane dhe Komunikimit. Ajo është titullare e lëndëve Analizë Kritike e Ligjërimit dhe Semiotikës.

Nga viti 1993-2016 ka punuar si kërkuese shkencore në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më pas Qendrës së Studimeve Albanologjike. Në vitet 2008-2016 titullare lëndësh dhe udhëheqëse shkencor në programet MA dhe Doktoraturë në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Gjatë vitit akademik 2000-2001 ka dhënë mësim në Universitetin Bilgi të Stambollit, Turqi.

Ka botuar edicionet tekstuale kritike të letërsisë shqipe të shek. 18 (Divani shqip i Nezim Beratit, 2009; dhe Poezitë e Hasan Zyko Kamberit, 2016).

Studimet doktorale (1996-2001) i ka kryer në Fakultetin e Letrave në Universitetin e Ankarasë.

Genciana Abazi-Egro