WhatsApp Image 2021-11-08 at 16.21.43

Dr. Lumturi Merkuri

Dr. Lumturi Merkuri, ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, dhe më pas specializimin dhe Masterin në Shëndet Publik, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe një Master në Menaxhim Shëndetësor, Université de Montréal. Gjatë periudhe 2010-2013 ka ndjekur studimet doktorale dhe ka marrë titullin doktor i shkencave mjekësore.
Autore e një sërë studimeve shkencore kombëtare dhe mjaft botimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe monografi. Pjesëmarrëse në mjaft konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Hartuese e disa strategjive dhe protokolleve kombëtare, si dhe autore e manualeve të ndryshme trajnuese kombëtare. Ka eksperiencë të hershme si lektore në disa nga universitetet private e publike në vend.