- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Studimi i problemeve sociale dhe të drejtat e njeriut
by, Fatos Tarifa, PhD
Abstract
Sociologjia ka provuar se është një përpjekje intelektuale e veçantë, e cila është gjithashtu sfidonjëse në një mënyrë të veçantë. Ajo është njëherësh një fushë studimesh shkencore dhe humanistike—herë një shkencë teorike e pastër, herë një disiplinë e aplikuar; e
përkushtuar neutralitetit ideologjik por edhe thellësisht e angazhuar në betejat ideologjike të kohës sonë. Ky artikull analizon lidhjen organike që ekziston midis studimit sociologjik të probleme sociale dhe të drejtave të njeriut, duke vlerësuar se këto të fundit përbëjnë një ndër subjektet më interesante dhe më të rëndësishme për sociologjinë—dhe për shkencën sociale në përgjithësi—në shekullin e 21-të dhe që ndoshta do të stimulojë debatin më efektiv mbi realitetin e sotëm shoqëror në shkallë globale.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.