- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Roli i së Drejtës Natyrore pas Luftës së Dytë Botërore (Rasti i Gjyqit të Nurembergut)
by, Dokt. Irisi Topalli
Abstract
E drejta natyrore është një grup i të drejtave të natyrshme dhe të bazuar në natyrën dhe ekzistencën e çdo njeriu. Gjithkush ka të drejta natyrore të barabarta (të tilla si: të drejtën për të jetuar dhe paprekshmërinë fizike apo lirinë personale) pavarësisht nga gjinia dhe mosha e tij, pozitën në shoqëri, koha, vendi, shteti ku ai jeton. E drejta natyrore është universale, e zbatueshme për të gjithë njerëzit dhe të gjitha kohërat. Të drejtat natyrore janë lindur me njeriun dhe shteti duhet t’i zbatojë, dhe për këtë arsye ajo konsiderohet e patjetërsueshme dhe e “përhershme”. Ato ndryshojnë nga ligji dhe normat e tjera juridike, që kanë ndryshuar historikisht, të vendosura nga shteti (e drejta pozitive). Në këtë punim do të ndalemi për të parë ndikimin e ligjit natyror, pas Luftës së Dytë Botërore, pasi kjo është periudha në të cilën ai kishte një ndikim të madh, veçanërisht në lidhje me doktrinën e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Fokusi i punimit do të jetë roli i të drejtës natyrore në gjykatat kombëtare të pasluftës dhe sidomos rasti i Gjykatës Ndërkombëtare të Nurembergut.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.