- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Rëndësia që mbartin vendimet e Kolegjit Penal dhe Civil të Gjykatës së Lartë
by, Magj. Besnik Maho, Admir Belishta
Abstract
Mund të themi sot, pa dyshim se vendimmarrja e kolegjeve civile dhe atyre penale të Gjykatës se Lartë është shumë e rëndësishme për të hipotekuar përfundimisht, të drejtën e fituar nga njëra prej palëve ndërgjyqëse në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
në ato raste kur parashikohet ankim drejtpërsëdrejti në Gjykatën e Lartë, duke i shërbyer në këtë mënyrë parimit të sigurisë juridike. Edhe pse në bazë të nenit 451 të K.Pr.Civile vendimi i Gjykatës të Apelit konsiderohet i formës të prerë për efekt të ekzekutimit të tij, duhet të theksojmë se e drejta për të bërë Rekurs në Gjykatën e Lartë është një mundësi e mirë për të korrigjuar shkeljet që u ka ndodhur interesave të njërës/dyjave prej palëve ndërgjyqëse në dy gjykimet e mëparshme. Në jo pak raste, ashtu sikurse u lejohet kolegjeve penale dhe civile ne bazë të K.Pr. Penale dhe K.Pr.Civile të ndryshojnë vendimmarrjet e gabuara apo te dhëna në kundërshtim me ligjin, nga gjykatat më të ulëta, këto vendimmarrje kanë rezultuar më se frytdhënëse për rivendosjen e interesave të ligjshme të subjekteve gjyq-humbëse në shkallët më të ulëta.
.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.