- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Reforma në drejtësi duhet të kalojë nëpërmjet një kushtetute të re
by, Dr. Çlirim Gjata
Abstract
Në këtë punim nuk është se do të gjenden ide tejet të reja, të parrahura më parë. Këto pikëpamje janë diskutuar, qoftë edhe përciptazi kah ora, por janë mendime me të cilat unë jam pajtuar e i përkrah për shkak edhe të përvojës dhe studimeve të mia në këtë fushë. Ndaj dhe kam argumentuar se duhet një kushtetutë e re që të kemi një ndërtim të një sistemi drejtësie të ri. Nuk mundet ky raport kushtetues, që qëndron mbi drejtësinë, të garantojë një rindërtim të sajë. Koha e provoi këtë, sepse ishte ky ndërtim kushtetues që i mundësoi drejtësisë të vinte në gjendjen e sotme, sa të kërkohet një ndryshim kaq rrënjësor. Ky është dhe thelbi i shkrimit, ndaj jam përqendruar në një Kushtetutë të
re, institucionet e larta të drejtësisë, Gjykata e Lartë, KLD-ja, Ministria e Drejtësisë, arsimi juridik, etj. Është e pamundur të analizohen të gjitha dhe artikulli asesi nuk pretendon të jetë shterues. Përkundrazi duhen hapur debate të mëdha publike për secilën fushë më vehte. Gjithashtu mungojnë detajet, sepse ndryshe nuk do të mjaftonte e gjithë revista, ndaj dhe shpresoj që juristët apo dhe të interesuarit, që do ta lexojnë shkrimin, të më kuptojnë. Më shumë se gjithçka nga ky artikull pretendoj të hap një debat, duke shpresuar që, reforma në drejtësi të mos mbyllet shumë shpejt si gjithmonë dhe pas ca viteve, kur të shohim rezultatet, përsëri ti kthehemi nga e para. A nuk po ndodh edhe sot e njëjta gjë?
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.