- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Politika e Britanisë së Madhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
by, Dokt. Etleva Babameto
Abstract
Më 7 Prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste. Ky pushtim solli krijimin e grupimeve dhe rritjen e rezistencës brenda vendit, – LANC, Balli Kombëtar dhe Legaliteti – të cilat patën synimet, politikat dhe specifikat e tyre në përshtatje me ecurinë e zhvillimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë viteve të Luftës. Por rezistenca shqiptare gjatë L2B nuk mund të analizohet e shkëputur nga përfshirja dhe influenca e faktorit ndërkombëtar, rëndësia strategjike dhe vëmendja që merr ky vend për të goditur dhe dëmtuar forcat e Boshtit në prapavijat e tyre, dhe në kuadrin e kësaj Lufte, nga dinamika dhe ndikimi i Politikës Britanike në Shqipëri si qendra e lojës diplomatike në shkallë botërore, në përputhje me interesat e saj të ndryshme politike dhe gjeo-strategjike në Ballkan. Në vitin 1938 në Foreign Office (Ministria e Jashtme) ekzistonin dy qëndrime të ndryshme që duhej të mbaheshin ndaj politikës së Musolinit: qëndrimi i parë miratonte tezën se Italia duhej të shkëputej nga orbita e Gjermanisë nëpërmjet dashamirësisë dhe koncesioneve, ndërsa qëndrimi i dytë bazohej në faktin se Qeveria Fashiste Italiane ishte e vendosur në kursin e saj agresiv, dhe çdo përpjekje për të arritur një mirëkuptim me të do të interpretohej, ndër të tjera, si dobësi e Qeverisë Britanike. Mbizotërimi i
qëndrimit të parë, mund të pranohet se shpjegon nga njëra anë qëndrimin tolerant dhe indiferent të Britanisë së Madhe ndaj pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Nga ana tjetër, vetë politika Britanike gjatë viteve të L2B do të sillnin pasoja të thella për këtë vend në përfundim të saj.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.