- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtës për informim
by, Dr. Irma Baraku
Abstract
E drejta e informimit ka njohur një mbrojtje të gjerë ndërkombëtare, përmes miratimit të akteve të ndryshme (rezolutat, konventat, deklaratat), por edhe nëpërmjet krijimit të një jurisprudence praktike, e cila gjen mbrojtje si pjesë përbërëse e lirisë së shprehjes, apo si një e drejtë autonome. Duke filluar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, si një akt deklarativ ndërkombëtar dhe duke vazhduar me aktet rajonale, siç është: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Inter-Amerikane e të Drejtave të Njeriut, e cila në jurisprudencën e saj krijon një standard ndërkombëtar për kuptimin, mbrojtjen dhe kufizimin e lirisë së shprehjes dhe informimit, si edhe BE-ja vepron për të rregulluar këtë të drejtë brenda Bashkimit. Në trajtimin e mëposhtëm do të paraqitet një analizë e detajuar e akteve ndërkombëtare dhe rajonale që rregullojnë këtë të drejtë, ku Shqipëria aderon, ose ku kjo është një prioritet në të ardhmen.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.