- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Ligji për të drejtën e autorit në mjedisin dixhital: Rasti i institucioneve bibliotekare dhe arsimore
by, Doktorante Erena Haska,
Abstract
Artikulli përqendrohet tek ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, i vitit 2005 dhe tek projektligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura, i vitit 2011. Fokusi i artikullit janë përjashtimet dhe kufizimet që ofron ligji dhe projektligji për institucionet arsimore, kërkimore dhe bibliotekare. Duke pasur parasysh këtë, artikulli mbështet tezën që ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura duhet të balancojë të drejtat e krijuesve të veprave artistike dhe shkencore, me nevojat që publiku ka për të pasur qasje në veprat e tyre. Artikulli ofron një analizë krahasuese të ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, të vitit 2005 me projektligjin e vitit 2011 në këndvështrimin e Direktivës Evropiane (2001) me qëllim harmonizimin e disa aspekteve të caktuara të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera në shoqërinë e informacionit. Krahas analizës artikulli sjell edhe sugjerime konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor në ruajtje të balancave mes të drejtave të autorit dhe nevojave të publikut, që ky ligj mundëson në shoqërinë e informacionit, me fokus institucionet akademike dhe bibliotekat. Qëllimi është të ofrohen sa më shumë reflektime dhe opinione ligjore rreth projektligjit që pritet të diskutohet në Kuvendin Republikës së Shqipërisë në mënyrë që ky i fundit të jetë në përputhje me Direktivën Evropiane.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.