- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Konceptet e së ardhmes mbi sigurinë njerëzore
by, Ilir ISLAMI, PhD Kandidat Sevdie KADRIU, PhD Kandidate
Abstract
Avancimi i konceptit të sigurisë njerëzore dhe vendosja e individit në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për sigurinë në përgjithësi, ka rezultuar me ndryshime të mëdha në studimet
bashkëkohore mbi këtë temë. Duke patur parasysh se koncepti i sigurisë njerëzore akoma nuk është i përcaktuar shumë qartë, autorë të ndryshëm bëjnë përpjekje të vazhdueshme
që këtë koncept ta përcaktojnë sa më qartë dhe ta operacionalizojnë sa më tepër me qëllim që në këtë mënyrë ta rrisin vlerën e tij si në aspektin teorik ashtu dhe në atë praktik.
Hapi i parë në këtë drejtim sigurisht është Raporti i vitit 2001 i hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar mbi Intervenim dhe Sovranitet Shtetëror (ICISS) “ Përgjegjësia për të
mbrojtur”, të cilin raport Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Mun e ka aktualizuar në vitin 2009 përmes Raportit Zbatimi i Përgjegjësisë për të Mbrojtur”.
Në këtë kumtesë do të vihet në dukje se kontributi i doktrinës “ Përgjegjësia për të mbrojtur” është ajo që në diskutimet e shumta të cilat bëhen rreth sigurisë merr parasysh interesat
e njeriut dhe të drejtat njerëzore të tij, dhe po ashtu, për shkak të karakteristikave që ka kjo doktrinë, shkakton polemika sipas të cilave mund të bëhet fjalë ndoshta për ndonjë
lloj doktrine hegjemoniste e cila nuk është e bazuar në principet njerëzore, por si një përpjekje që shteteve të dobëta t’ju kufizojë sovranitetin dhe pavarësinë politike. Siguria
si një kusht i mbijetesës dhe veprimtarisë së individit, shoqërisë, shteteve dhe bashkësisë ndërkombëtare është një nga funksionet themelore shoqërore. Por me të vërtetë qëndron
ky konstatim, dëshmon e dhëna se sigurisë së përgjithshme i është kushtuar kujdes që nga kohërat kur njerëzit kanë jetuar në bashkësi primitive, dhe deri më sot kur veç kemi
hyrë në shekullin e XXI. Megjithatë, termi shumëdimensional i sigurisë, nuk ka pasur gjithnjë domethënie të njëjtë përgjatë gjithë kësaj kohe, por ajo është emërtuar me terme
të ndryshme tek teoricienë të ndryshëm. Përfundimi i sigurisë dhe përmbajtjes së tij është i ndryshëm në konceptet tradicionale për dallim prej koncepteve moderne
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.