- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Fuqia prapavepruese e ligjit penal, në këndvështrimin e Vendimit Unifikues nr. 4, datë 27/03/2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe doktrinës së të drejtës penale e më gjerë
by, Ama Kraja
Abstract
Në të drejtën penale me fuqi prapavepruese ose “ex post facto” të ligjit kuptojmë veprimin e ligjit penal edhe për vepra të kryera përpara hyrjes së tij në fuqi. Është e qartë se në një situatë të tillë do të cenohej haptazi një nga parimet bazë të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës: ai i sigurisë juridike, 1 i cili kërkon që një person të dënohet vetëm në bazë të ligjit (“nullum crimen, nulla poena sine lege”). Dënimi i autorit të veprës penale do të kthehej në arbitraritet. Për këtë arsye, fuqia prapavepruese e ligjit penal ndalohet me ligj duke përbërë kështu një nga nocionet bazë të drejtësisë penale. Për shkak të rëndësisë së tij, parimi i ndalimit të fuqisë prapavepruese zë një vend të veçantë në tekstet dhe dokumentet ndërkombëtare e rajonale që garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Përveç kësaj ai është i pranishëm edhe në legjislacionet e brendshme të çdo shteti demokratik. Më së shumti ai gjendet në dispozita kushtetuese, por edhe më i detajuar në kode, statute apo praktika gjyqësore.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.