- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
E drejta për t’u mbrojtur me avokat në procesin penal
by, Dr. Mirgen Prençe
Abstract
Artikulli analizon të drejtën për t’u mbrojtur me avokat në procesin penal sipas legjislacionit shqiptar. Në punim trajtohen mënyrat se si realizohet kjo e drejtë nga
legjislacioni shqiptar, dhe konkretisht rasti kur i pandehuri ose të afërmit e tij zgjedhin avokat, kur avokati caktohet nga prokurori ose gjykata kur i pandehuri ka mbetur pa
avokat ose kur avokati ka lënë mbrojtjen dhe rasti kur avokati caktohet nga Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike. Janë evidentuar problematikat që janë shfaqur në
praktikën gjyqësore shqiptare në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtësin në procesin penal.
2223-8654
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.