- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Mbrojtja e te miturve në legjislacionin ndërkombëtar
by, Dokt. Bledar Mustafaraj, Dr. Mirgen Prençe
Abstract
Kohët e fundit gjithnjë e më shumë po i kushtohet një vëmendje e veçantë fëmijërisë dhe të drejtave të saj. Në fund të shekullit XIX dhe në f illim të shekullit XX, shkencat humane si pedagogjia, psikologjia, sociologjia, u ndërgjegjësuan dhe pohuan se kjo fazë e jetës luan një rol tejet të rëndësishëm në zhvillimin e njeriut e mbi të gjitha arritën në përfundimin që edhe fëmija është një individ njerëzor. Për shumë shekuj, i mituri ka zënë të njëjtin pozicion me atë të grave, të sëmurëve dhe të të burgosurve: “subjektet e dobëta” të shoqërisë. Mjafton të mendosh se gjatë Revolucionit francez dhe në Deklaratën e 1789, për njeriun ekzistonte kjo ide: njeriu i lirë i Revolucionit ishte një qytetar mashkull dhe pronar, në këtë kuptim “subjektet e dobëta” nuk mund t’i gëzonin të drejtat dhe liritë pasi përjashtoheshin nga e drejta e pronësisë. Në shoqërinë aktuale mendimi i të rriturve për fëmijët ka ndryshuar rrënjësisht dhe, të paktën me fjalë, janë të gatshëm të pranojnë se fëmija, njësoj si i rrituri, është një person dhe si i tillë mbajtës i të drejtave. Duke nisur që nga shekulli i kaluar u pa e nevojshme të flitej lidhur me domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, sidomos në nivel ndërkombëtar. Më hollësisht problemi i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në nivel ndërkombëtar u has gjatë periudhës së industrializimit, meqenëse lidhej ngushtë me problemin e shfrytëzimit në punë të fëmijëve. Duke nisur nga ky moment, i mituri u bë pikë referimi e akteve politike të organizmave
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.