- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Gjykata Ndërkombëtare Penale; Raporti i saj me sovranitetin shtetëror
by, Kejsi Rizo
Abstract
Krijimi i një juridiksioni penal ndërkombëtar që do të vinte përpara përgjegjësisë personat që kryenin krime të rënda në emër të shtetit të cilin drejtonin u kthye
në një domosdoshmëri veçanërisht në fundin e LIIB pasojat e të cilës ishin të tmerrshme për njerëzimin. Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në këto kushte
solli një revolucion jo vetëm nga pikëpamja historike por edhe nga ajo e së drejtës ndërkombëtare duke konfirmuar përfundimisht si subjekt individin. Megjithatë,
edhe pse një domosdoshmëri e kohës, krijimi i juridiksionit ndërkombëtar penal solli lindjen e një pyetje shumë të madhe: mos ndoshta kjo do të cënonte të drejtën e
shteteve për të ushtruar ata vetë ndjekjen penale, duke rënë në këtë mënyrë ndesh me sovranitetin e tyre? A do të duhet shtetet të sakrifikojnë nga sovraniteti i tyre në
emër të sigurisë së përbashkët?
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.