- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Barazia gjinore si një gur themeli në procesin e zhvillimit të vendit
by, Brikena (Buda) Dhuli
Abstract
Studime të ndryshme kanë trajtuar dhe analizuar të dhëna mbi familjen, bërthamën e shoqërisë. Në këtë punim do të parashtrojmë në këndvështrimin kritik të dhëna ekzistuese gjinore për familjen të klasifikuar sipas kategorive të mëposhtme: mjedisi politik; mjedisi institucional. I gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në parimin e barazisë dhe të mos diskriminimit. Jeta, martesa, familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga ana e shtetit. Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” ka paraqitur vështirësi për zbatimin e tij në praktikë në lidhje me mekanizmat institucionalë dhe përgjegjësitë e tyre. Mundësitë për t’u ankuar në rastin e një diskriminimi gjinor dhe në aspekte të tjera, ndonëse parashikon si detyrë të qeverisë dhe të administratës publike nxjerrjen e statistikave gjinore në të gjithë administratën publike dhe në sektorin privat, ai nuk përcakton strukturat e caktuara shtetërore për kryerjen e kësaj detyre dhe afatet kohore të realizimit të saj. Për zbatimin e një politike të ndërgjegjshme nga pikëpamja gjinore, kërkohet një mjedis institucional i ndërgjegjshëm ndaj plotësimit të nevojave të veçanta të djemve dhe vajzave. Pra, sa i ndërgjegjshëm është ky mjedis për të zbatuar tashmë programe që adresojnë pabarazitë gjinore dhe promovojnë barazinë. Institucionet sociale përbëjnë bazat mbi të cilën ngrihet jeta sociale. Ato janë rregullatore jetike të marrëdhënieve që krijojnë qeniet njerëzore me njëra tjetrën me anë të të cilëve sigurohet vazhdimësia e brezave (Anthony Giddens).
Një kusht strukturor që dëmton fuqinë e gruas në familje dhe kontribuon në fuqinë e burrit të saj dhe familjes së tij është praktika e përhapur e patrikalitetit, në të cilën gruaja e re lëviz në shtëpinë e burrit.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.