- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale dhe Shqipëria
by, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi
Abstract
Nevoja për të garantuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale në planin ndërkombëtar u shfaq formalisht për herë të parë në vitin 1873, kur pjesëmarrësit e thirrur për të
ekspozuar krijimet e veta intelektuale në Sallonin Ndërkombëtar të Shpikjeve, në Vjenë, shfaqën frikën se punimet mund t’iu shfrytëzoheshin për qëllime tregtare nga vende të
tjera. Ngjarja do t’i jepte shkas lindjes së idesë së nevojës për krijimin e një organizmi ndërkombëtar, misioni i të cilit duhet të ishte mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave
intelektuale. Ajo u konkretizua dhjetë vjet më vonë, kur në 20 mars të vitit 1883, në kryeqytetin francez, u nënshkrua një marrëveshje, që njihet me emrin Konventa e
Parisit Për mbrojtjen e pronësisë industriale.Më 20 shtator 1886, në Bernë nënshkruhet Konventa për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike, e cila krijoi Bashkimin
Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (BNMPI). Selia e tij u vendos në Bernë. Në vijim pati veprimtari dhe akte të tjera të cilat do të çonin në themelimin e
Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale në vitin 1970 dhe që e shndërroi atë në OBPI (WIPO, OMPI). Në vitin 1974, OBPI u bë përfshi në grupin e institucioneve
të specializuara të sistemit të OKB. Progresi i veprimtarisë së bashkësisë botërore në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale ka qënë i gjithanshëm dhe i
ndjeshëm. OBPI garanton të drejtat që lidhen me pronësinë industriale e cila përfshin, siç u tha, krijime që kanë të bëjnë me shpikjet, patentat, vizatime (dizajnët- dizenjot)
industrialë, veshjet tregtare, markat tregtare dhe të shërbimeve, emrat tregtarë, treguesit gjeografikë, varietetet e reja bimore, tipografitë e qarqeve të integruara dhe mbrojtjen
nga konkurenca e padrejtë etj. Prona intelektuale është imateriale (jopasurore), por me karakteristika të ngjashme me pronën reale, sepse ajo mund të shitet, blihet, dhurohet,
shkëmbehet, licensohet etj.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.