- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Ndërmjetësimi i veprave penale të miturve në Shqipëri. Një disiplinë që duhet të zhvillohet
by, Msc. Eglantina Golemi
Abstract
Kur një shoqëri pushon së konsideruari mbrojtjen e fëmijëve atëherë fillon shpërbërj progresive e themeleve të saj. Ndërmjetësimi i veprave penale të të miturve synon zbehjen
e monopolit të funksionit disiplinor nga ana e sistemeve të drejtësisë penale si një mënyrë e qeverisjes së dhunës, e cila nuk prodhon më rehabilitimin social të dëshiruar. Shumë
legjislacione të vendeve të zhvilluara evropiane disponojnë një sistem ndërmjetësimi penal të konsoliduar dhe të besueshëm në trajtimin e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve
penale të të miturve. Ndërmjetësimi në fushën penale është një mënyrë e re e administrimit të situatave problematike i cili përcakton synimin e drejtësisë restauruese si një formë
e drejtësisë e cila merret me konfliktet që cenojnë jetët e njerëzve. Në vendin tonë ndërmjetësimin në fushën penale është i sanksionuar në nenin 2 të Ligjit nr. 10835 “Për
ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.