- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Kontrata e porosisë sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë
by, Shkendi Cili
Abstract
Kontrata e porosisë parashikohet në nenin 913 të Kodit Civil. Sipas këtij neni:“Porosia është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet të kryejë një ose më shumë veprime
juridike për llogari të palës tjetër». Pra, i porosituri vepron për llogari të porositësit por në emrin e tij. Theksojmë se, ai nuk është i detyruar të tregoj se për llogari të cilit person
po kryen veprimin juridik dhe se të tretët nuk kanë asnjë lidhje me porositësin. Ata nuk mund të kundërshtojnë kryerjen e veprimit vetëm për këtë fakt, edhe pse mund të kenë
djeni për porosinë. Por ai mund të veproj jo vetëm në llogari por dhe në emër të porositësit. Pra, në këtë moment, i referohemi nenit 914 i Kodit Civil i cili parashikon se: Në qoftë
se të porositurit i është dhënë kompetenca për të vepruar në emër të porositësit, zbatohen dispozitat mbi përfaqësimin, nënkupton se,pavarësisht mënyrës se si vepron i porosituri,
veprimi për llogari nënkupton që pasojat e veprimit juridik të kryer janë të destinuara për porositësin. Veprimi për llogari nënkupton dhe interesin e porositësit. Në këtë punim,
kam theksuar se, porosia përfshin jo vetëm veprimet juridike të treguara në kontratë, por dhe veprimet e domosdoshme për kryerjen e tyre, duke iu referuar nenit 917/ 1 i
Kodit Civil. Veprimet që nuk janë të domosdoshme apo nuk kanë lidhje me ekzekutimin e saj mund të ndikojnë negativisht duke zgjeruar objektin e kontratës. Këto veprime
të domosdoshme mund të mos jenë parashikuar shprehimisht në kontratë. Kontrata e porosisë është e vlefshme dhe për këto veprime që nuk janë të shprehura në përmbajtjen
e saj, por që janë të domosdoshme për përmbushjen e porosisë. I porosituri ka barrën e provës, të provoj domosdoshmërinë e veprimeve ndihmëse (në mënyrë që të ketë të drejtën
e shpërblimit dhe rimbursimit të shpezimeve).
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.