- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Liria e shprehjes: Media – Cilat janë sfidat e saj? Po format e tjera alternative të shprehjes sa e garantojnë lirinë?
by, Brikena Mile, MSc
Abstract
Liria e shprehjes nuk është thjesht njëra nga të drejtat që garantohen prej kushtetutave të vendeve demokratike. Juridikisht, pozicioni i saj si e drejtë themelore rrjedh nga Deklarata Universale e Të Drejtave të Njeriut. Por ky dokument juridik që shërben si burim i kësaj të drejte nuk është arsyeja bazë për ekzistencën e saj. Kjo pasi burimi tregon vetëm fillesën e fenomenit, por nuk e justifikon atë. Rrjedhimisht, justifikimin për lirinë e shprehjes duhet ta kërkojmë te filozofia e së
drejtës. Kështu, Thomas Scanlon, jep një argument të fortë në favor të lirisë së shprehjes, duke e lidhur këtë të drejtë me ekzistencën e vetë shtetit. Sipas tij liria e shprehjes është e domosdoshme
për autonominë e individit. Kjo e fundit është e paimagjinueshme nëse individëve u mohohet ose cënohet kjo e drejtë. Nga ana tjetër, vetë shteti – si gjendje e gjërave, si rend dhe organizim – do të ishte i pamundur nëse individët nuk do të ishin autonomë. Ideja që implikohet është që autonomia individuale është kusht i domosdoshëm për futjen e individëve në një kontratë sociale që, fundja, shpreh vullnetin e tyre (dhe prandaj autonominë) për të hequr dorë nga një lloj lirie negative në mënyrë që të përfitojnë liri pozitive.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.