{"id":9049,"date":"2018-11-19T10:00:44","date_gmt":"2018-11-19T10:00:44","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=3206"},"modified":"2023-08-12T21:58:01","modified_gmt":"2023-08-12T21:58:01","slug":"3206-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/3206-2\/","title":{"rendered":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes"},"content":{"rendered":"<header class=\"entry-header clearfix\">\n<h1 class=\"entry-title\">Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes<\/h1>\n<\/header>\n<div class=\"entry-content\">\n<div class=\"e-mailit_top_toolbox\">\n<div class=\"e-mailit_toolbox square size32\" data-emailit-url=\"http:\/\/www.mapo.al\/klubet-studentore-ne-uet-risite-ne-organizim-dhe-mundesite-e-shtuara-te-zgjedhjes\/\" data-emailit-title=\"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes\"><\/div>\n<\/div>\n<p><em><strong>Universiteti Europian i Tiran\u00ebs vjen k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri akademik jo thjesht me nj\u00eb risi n\u00eb strukturimin dhe zgjerimin e ofert\u00ebs s\u00eb tij akademike, por edhe n\u00eb nj\u00eb riorganizim t\u00eb jet\u00ebs studentore. M\u00eb tep\u00ebr dinamiz\u00ebm, kreativitet dhe arg\u00ebtim p\u00ebr student\u00ebt e t\u00eb pesta fakulteteve t\u00eb UET.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb universitet sjell shum\u00eb aspekte t\u00eb reja dhe tranzicion n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb riu, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ku ata vendosin t\u00eb ndjekin studimet e tyre t\u00eb larta, vihen p\u00ebrball\u00eb \u2018v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb\u2019 s\u00eb krijimit dhe zhvillimit t\u00eb miq\u00ebsive t\u00eb reja dhe angazhimit n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb miq\u00ebsore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre drejt karrier\u00ebs. Shum\u00eb student\u00eb e gjejn\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e klubeve dhe organizimeve studentore q\u00eb p\u00ebrshtaten me interesat, nevojat dhe q\u00ebllimet e tyre individuale. Nj\u00eb klub studentor mund t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb disa aspekte t\u00eb interesit p\u00ebr nj\u00eb student, t\u00eb tilla si rrjet\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth nj\u00eb l\u00ebnde akademike dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u shoq\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u2019u takuar me njer\u00ebz t\u00eb rinj.<br \/>\nUniversiteti Europian i Tiran\u00ebs i ka kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jet\u00ebs studentore prej vitesh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb student\u00ebt e tij n\u00eb p\u00ebrfitimin e dijeve dhe aft\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet leksioneve. Jan\u00eb organizimet t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb tradit\u00eb, t\u00eb tilla si forume me t\u00eb ftuar nga fusha t\u00eb ndryshme, leksione nga pedagog\u00eb t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga universitete prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare por edhe veprimtari t\u00eb nj\u00eb natyre m\u00eb relaksuese, si: konkurse, festa, organizime jasht\u00eb kampusit etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb si synim aktivizimin social dhe nxitjen e lidershipit te t\u00eb rinjt\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet edukimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr aspektet m\u00eb kreative dhe t\u00ebrheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb struktura e klubeve studentore t\u00eb UET, e cila ofron mund\u00ebsi t\u00eb shumta q\u00eb \u00e7do student t\u00eb gjej\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb zhvilluar p\u00ebrtej auditorit interesat si dhe pasionet e tij. Me kalimin e viteve k\u00ebto klube, n\u00ebn shembujt e universiteteve m\u00eb prestigjioze anglosaksone, kan\u00eb rritur performanc\u00ebn duke t\u00ebrhequr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh student\u00ebsh n\u00eb radh\u00ebt e tyre. Struktura e tyre \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebp\u00ebrcaktuar, duke nd\u00ebrthurur rolin koordinues t\u00eb vet\u00eb student\u00ebve me at\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb pedagog\u00ebve. K\u00ebshtu gradualisht ato jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb medium funksional n\u00eb t\u00eb cilin \u00e7do i ri mund t\u00eb shpreh\u00eb veten dhe promovoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij nd\u00ebrpersonale. Shum\u00eb klube, t\u00eb tilla si: Klubi i Debatit, Klubi i Sociologjis\u00eb, ai i Vullnetar\u00ebve frekuentohen nga shum\u00eb student\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i vler\u00ebsojn\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb produktive p\u00ebr t\u00eb shpenzuar koh\u00ebn e tyre t\u00eb lir\u00eb. Kjo jav\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe java n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt e UET do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb regjistrohen n\u00eb klubet studentore q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb.<br \/>\nKy vit akademik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, i cili vjen me nj\u00eb ofert\u00eb akademike t\u00eb ristrukturuar dhe t\u00eb zgjeruar me 5 fakultete t\u00eb cilat shtojn\u00eb larmin\u00eb e zgjedhjeve n\u00eb UET me deg\u00ebt q\u00eb ofrojn\u00eb. Tashm\u00eb n\u00eb korridoret e universitetit \u201cgum\u00ebzhijn\u00eb\u201d ide dhe k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb reja, nga fusha akademike t\u00eb paeksploruara m\u00eb par\u00eb. Kjo \u201carmat\u00eb\u201d e re kreativiteti dhe dijesh, i bashk\u00ebngjitet asaj t\u00eb m\u00ebparshmes p\u00ebr t\u2019iu shtuar vlera edhe klubeve studentore. K\u00ebshtu zgjedhjes s\u00eb student\u00ebve, i shtohen edhe klubet e profileve t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb reja duke ofruar plot 15 mund\u00ebsi zgjedhje.<br \/>\nDekania e Student\u00ebve, Odeta Cacaj shprehet se klubet studentore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn studentore n\u00eb UET p\u00ebr shkak se synojn\u00eb t\u2019i pajisin student\u00ebt me aft\u00ebsit\u00eb e domosdoshme q\u00eb u nevojiten atyre n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe ta \u00e7ojn\u00eb edukimin e tyre p\u00ebrtej auditor\u00ebve t\u00eb leksionit.<br \/>\n\u201cNj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs studentore n\u00eb UET jan\u00eb edhe klubet t\u00eb cilat u mund\u00ebsojn\u00eb student\u00ebve t\u00eb quhen student\u00eb, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin akademik. K\u00ebto organizime ofrojn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ndryshe ku t\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00eb orientim n\u00eb karrier\u00eb si edhe fitimin apo p\u00ebrforcimin e aft\u00ebsive nd\u00ebrpersonale dhe nj\u00eb jet\u00eb sociale m\u00eb aktive. N\u00eb filozofin\u00eb e UET student\u00ebt inkurajohen t\u00eb japin idet\u00eb e tyre dhe t\u00eb jen\u00eb kreativ\u00eb ndaj klubet jan\u00eb hap\u00ebsira e nd\u00ebrtuar posa\u00e7\u00ebrisht q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb kreativ\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb idet\u00eb e tyre\u201d.<br \/>\nKlubet studentore nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arg\u00ebtimi apo shpenzimi p\u00ebr koh\u00ebn e lir\u00eb por, gjithashtu, nj\u00eb alternativ\u00eb interesante p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb dije.<br \/>\n\u201cT\u00ebr\u00ebsia e klubeve studentore n\u00eb UET, t\u00eb till\u00eb si Klubi i Sociologjis\u00eb, i Artit, i Mendimit Kritik, i Debatit etj., n\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve q\u00eb zhvillojn\u00eb, bashk\u00ebpunimeve me institucione t\u00eb tjera arsimore apo organizata t\u00eb njohura, u mund\u00ebsojn\u00eb student\u00ebve p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb shum\u00eb aspekte, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb aft\u00ebsi lidershipi, aft\u00ebsi komunikuese, zhvillim t\u00eb mendimit kritik etj.\u201d, shprehet Dekania e Student\u00ebve.<br \/>\nNisur nga kjo jav\u00eb regjistrimet jan\u00eb t\u00eb hapura.<br \/>\n\u201cDuke filluar nga kjo e h\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb vijim, thirrjet p\u00ebr regjistrim jan\u00eb t\u00eb hapura dhe student\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e klubeve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb fal\u00eb nj\u00eb procedure mjaft t\u00eb thjesht\u00eb regjistrimi\u201d.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nj\u00eb universitet t\u00eb promovoj\u00eb dhe mb\u00ebshtes\u00eb mendimin kritik, shprehet ajo, ndaj edhe mb\u00ebshtetja e UET do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb prezente kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr iniciativ\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb student\u00ebve.<br \/>\nSigurisht q\u00eb mb\u00ebshtetur mbi k\u00ebto parime student\u00ebt jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi ideal p\u00ebr veten ndaj edhe organizimi dhe roli koordinues n\u00eb klube shpesh u p\u00ebrket atyre. Arjol Sako, student i vitit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb deg\u00ebn Financ\u00eb-Bank\u00eb, \u00ebsht\u00eb Koordinator i Klubeve Studentore n\u00eb UET. Ai tregon m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb lidhje me ndryshimet q\u00eb vet\u00eb student\u00ebt kan\u00eb menduar t\u00eb sjellin k\u00ebt\u00eb vit.<br \/>\n\u201cUniversiteti Europian i Tiran\u00ebs sapo ka ristrukturuar ofert\u00ebn e tij akademike dhe \u00ebsht\u00eb zgjeruar n\u00eb pes\u00eb fakultete n\u00eb total. Nisur nga kjo, \u00ebsht\u00eb menduar edhe nj\u00eb riorganizim i jet\u00ebs studentore, i cili ka prekur edhe klubet n\u00eb ve\u00e7anti. K\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri akademik do t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb total 15 klube studentore t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pes\u00eb fakulteteve. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto organizime t\u00eb cilat do t\u2019i shtojn\u00eb ngjyra dhe energji jet\u00ebs studentore. Klubet t\u00eb cilat funksionojn\u00eb jan\u00eb: Klubi i Arteve Pamore, Klubi i librit, Klubi Economicus, Klubi i Menaxhimit dhe i Sip\u00ebrmarrjes, Klubi i Filozofis\u00eb, Klubi Explorer dhe i Sporteve, Klubi i Jurist\u00ebve t\u00eb Rinj, Klubi i Vullnetar\u00ebve, Klubi Churchill, Klubi i Sociologjis\u00eb, Klubi i Psikologjis\u00eb, Klubi i IT dhe i Inovacionit, Klubi \u2018Go Political\u2019, Klubi Medicus, Klubi i Arkitektur\u00ebs dhe i Inxhinierive\u201d, tregon Arjoli.<br \/>\nDetyra e tij si Koordinator i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujdeset q\u00eb secili klub t\u00eb jet\u00eb aktiv dhe t\u00eb krijoj\u00eb ura lidh\u00ebse mes pedagogut-mentor dhe studentit-an\u00ebtar. M\u00ebnyra se si klubet funksionojn\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e thjesht\u00eb, klubi drejtohet nga nj\u00eb pedagog apo specialist i fush\u00ebs, si dhe nga koordinatori i klubit i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb student.<br \/>\n\u201cShpeshher\u00eb ndodh q\u00eb informacionet m\u00eb interesante nuk merren gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb leksionit por merren n\u00eb momentin kur vet\u00eb individi p\u00ebrballet me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar apo kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim m\u00eb pak \u2018formal\u2019 sesa ai i pedagog-student. Pik\u00ebrisht, kjo gj\u00eb realizohet m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb klubet studentore ku praktika \u00ebsht\u00eb thelbi i funksionimit t\u00eb secilit klub\u201d, tregon ai, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb tilla struktura ofrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb dijet teorike.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat e shtuara dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; \u201cKlubet studentore jan\u00eb mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb universitetin nuk e shohin vet\u00ebm si nj\u00eb institucion q\u00eb u jep nj\u00eb diplom\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend pune, por e shohin m\u00eb shum\u00eb se aq. Nj\u00eb klub \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim n\u00eb t\u00eb cilin ti mund t\u2019i perfeksionosh arritjet e tua akademike. \u00cbsht\u00eb vendi ku studenti m\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interaktive dhe arg\u00ebtuese. \u00cbsht\u00eb vendi ku studenti shihet n\u00eb nj\u00eb plan shum\u00ebdimensional. Klube t\u00eb till\u00eb si; \u2018Economicus\u2019 ku studenti nuk ngelet vet\u00ebm me njohurin\u00eb e Vler\u00ebs n\u00eb koh\u00eb t\u00eb paras\u00eb, por e prek at\u00eb kur shkon p\u00ebr t\u00eb vizituar Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ku atje m\u00ebson pik\u00ebrisht teknik\u00ebn bankare. Klubi i Sip\u00ebrmarrjes dhe i Menaxhimit ku studenti nuk mjaftohet vet\u00ebm me njohurit\u00eb mbi profesionin e menaxherit, por shkon pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb kompani ku vrojton drejtimin dhe taktikat menaxheriale. Klubi i jurist\u00ebve t\u00eb rinj, ku t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr disa figura t\u00eb spikatura nga t\u00eb cil\u00ebt ata m\u00ebsojn\u00eb por nj\u00ebkoh\u00ebsisht frym\u00ebzohen p\u00ebr ta dashur akoma m\u00eb shum\u00eb profesionin e jet\u00ebs s\u00eb tyre. K\u00ebshtu me radh\u00eb, \u00e7do klub ofron hap\u00ebsira t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar veten n\u00eb shum\u00eb aspekte\u201d, tregon Arjol Sako.<br \/>\nRisit\u00eb k\u00ebt\u00eb vit pritet ta b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn studentore shum\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse ndaj edhe Koordinatori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Klubeve shprehet mjaft pozitiv: \u201cJan\u00eb pik\u00ebrisht klubet si \u2018Medicus\u2019, Klubi i Arkitektur\u00ebs dhe i Inxhinierive, Klubi \u2018Go Political\u2019, Klubi i Arteve Pamore, t\u00eb cilat jan\u00eb risi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit akademik. Shpresoj dhe jam i bindur q\u00eb energjia, impenjimi dhe d\u00ebshira e mir\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb k\u00ebto klube n\u00eb ve\u00e7anti dhe t\u00eb gjitha klubet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi do t\u00eb jen\u00eb super aktive dhe t\u00ebrheq\u00ebse. Jeta studentore do t\u00eb ket\u00eb gjall\u00ebri dhe do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr dinamike\u201d.<br \/>\nArjoli tregon se si p\u00ebrgjat\u00eb viteve student\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e shum\u00eb klubeve tematika e t\u00eb cil\u00ebve ndoshta nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me profesionin e tyre t\u00eb ardhsh\u00ebm.<br \/>\n\u201cP\u00ebrvoja ka treguar se ka shum\u00eb nga ta t\u00eb cil\u00ebt zgjedhin t\u00eb regjistrohen n\u00eb klube t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat jo domosdoshm\u00ebrisht kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me profesionin e tyre t\u00eb ardhsh\u00ebm. Studenti n\u00eb UET \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 interesave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me profesionin t\u00eb zhvilloj\u00eb edhe pasionet e tij, pik\u00ebrisht duke ndjekur k\u00ebto klube. Un\u00eb personalisht jam i mendimit q\u00eb profesioni t\u00eb plot\u00ebson n\u00eb jet\u00eb por ndjekja e pasionit t\u00eb mbush shpirtin. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ka synim dhe objektiv \u00e7do klub studentor\u201d.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr e re q\u00eb shoq\u00ebron riorganizimin e klubeve studentore \u00ebsht\u00eb edhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u regjistruar online: \u201cDo t\u00eb doja t\u00eb theksoja se duke filluar nga dita e h\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb vazhdim do t\u00eb fillojn\u00eb regjistrimet n\u00eb klubet studentore. Aplikimet do t\u00eb kryhen pran\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kujdesit ndaj Studentit, q\u00eb gjendet n\u00eb Hollin e Godin\u00ebs B. Gjithashtu, risi do t\u00eb jet\u00eb edhe aplikimi online i cili do t\u2019i d\u00ebrgohet \u00e7do studenti me an\u00eb t\u00eb adres\u00ebs s\u00eb email-it. Ftoj t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e klubeve studentore p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb vit akademik t\u00eb paharruesh\u00ebm\u201d.<br \/>\n<em>Networking<\/em>, pun\u00eb n\u00eb skuad\u00ebr, aft\u00ebsi lidershipi, aft\u00ebsi negociuese apo ushqim p\u00ebr kreativitetin, t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb p\u00ebrfitohen n\u00ebse student\u00ebt b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb klubi studentor. K\u00ebto aft\u00ebsi por edhe t\u00eb tjera si t\u00eb menduarit dhe t\u00eb zgjidhurit t\u00eb nj\u00eb problemi, bashk\u00ebpunimi apo komunikimi nd\u00ebrpersonal jan\u00eb vet\u00ebm disa nga avantazhet e t\u00eb qenit an\u00ebtar.<br \/>\nP\u00ebr vite me radh\u00eb shum\u00eb i kan\u00eb par\u00eb benefitet e nj\u00eb angazhimi t\u00eb till\u00eb. Edhe k\u00ebt\u00eb vit k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e klubeve jan\u00eb t\u00eb shumta. Student\u00ebt e UET flasin m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb.<\/p>\n<div align=\"center\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_7211532764\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.aplikacione.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=64&amp;campaignid=9&amp;zoneid=94&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.mapo.al%2Fklubet-studentore-ne-uet-risite-ne-organizim-dhe-mundesite-e-shtuara-te-zgjedhjes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.mapo.al%2Fkategoria%2Fmapo-format%2F&amp;cb=7211532764\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Klea-Maskaj.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-931900 alignleft\" src=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Klea-Maskaj-300x300.jpg\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" srcset=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Klea-Maskaj-300x300.jpg 300w, http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Klea-Maskaj-150x150.jpg 150w\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" \/><\/a>Klea Maskaj: Klubi i Arkitektur\u00ebs premton t\u00eb sjell\u00eb risi n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Klea Maskaj \u00ebsht\u00eb studente n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb vitin e dyt\u00eb n\u00eb deg\u00ebn IT me profil Informatik\u00eb Ekonomike. Fakulteti n\u00eb t\u00eb cilin ajo b\u00ebn pjes\u00eb, Fakulteti i Arkitektur\u00ebs, i Inxhinieris\u00eb dhe i Informatik\u00ebs, sjell k\u00ebt\u00eb vit akademik disa organizime t\u00eb reja p\u00ebr student\u00ebt, pjes\u00eb e t\u00eb cilave ka vendosur t\u00eb jet\u00eb edhe Klea.<br \/>\n\u201cK\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri akademik kam zgjedhur t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e Klubit t\u00eb Arkitektur\u00ebs dhe Klubit t\u00eb Artit. Klubin e Arkitektur\u00ebs e kam zgjedhur pasi u ofrua si nj\u00eb mund\u00ebsi e shk\u00eblqyer p\u00ebr ne student\u00ebt e Informatik\u00ebs, si pasoj\u00eb e hapjes s\u00eb deg\u00ebve t\u00eb reja n\u00eb Fakultetin e Arkitektur\u00ebs, Inxhinieris\u00eb dhe Informatik\u00ebs. Ky klub m\u00eb afron m\u00eb tep\u00ebr me pasionet e mia duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb shprehur idet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar njohurit\u00eb me an\u00eb t\u00eb bashk\u00ebbisedimit dhe pun\u00ebs me student\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb apasionuar po aq sa un\u00eb. Nd\u00ebrsa Klubi i Artit ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje e cila ka ardhur nga p\u00eblqimi im p\u00ebr artin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Duke qen\u00eb se nuk ndoqa nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb till\u00eb, po ndjek nj\u00eb klub q\u00eb t\u00eb zhvilloj brenda meje pasionin q\u00eb ka qen\u00eb atje prej kohesh dhe p\u00ebrse jo zgjeroj njohurit\u00eb e mia n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb\u201d, tregon Klea mbi zgjedhjet e saj.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e t\u00eb tilla organizimeve. Ajo tregon se vitin e kaluar ishte pjes\u00eb Klubit t\u00eb Sociologjis\u00eb.<br \/>\n\u201cVitin e kaluar kam qen\u00eb pjes\u00eb e Klubit t\u00eb Sociologjis\u00eb dhe ka qen\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb e bukur dhe e dobishme p\u00ebr mua si individ social. U bashkova me k\u00ebt\u00eb klub p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth qenies njer\u00ebzore, por dola p\u00ebrtej tij duke m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth vetes sime\u201d.<br \/>\nAjo i vler\u00ebson k\u00ebto struktura si nj\u00eb aset mjaft t\u00eb vyer q\u00eb UET ka dhe q\u00eb duhen shfryt\u00ebzuar nga student\u00ebt.<br \/>\n\u201cMendoj se klubet studentore duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme te \u00e7do student. Bashk\u00ebveprimi q\u00eb krijohet n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb till\u00eb midis student\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebveprim q\u00eb na ndihmon t\u00eb skalisim sa m\u00eb shum\u00eb idet\u00eb, pasionin dhe aq m\u00eb tep\u00ebr durimin. N\u00eb nj\u00eb klub studentor ti je i lir\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh mendimin t\u00ebnd sepse je i rrethuar nga t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb ta konkretizosh at\u00eb. Je i hapur q\u00eb n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb m\u00ebsosh di\u00e7ka t\u00eb re, di\u00e7ka ndoshta t\u00eb paeksploruar m\u00eb par\u00eb nga ty\u201d, shprehet Klea.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb Koordinatore n\u00eb Klubin e Arkitektur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin premton se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb e k\u00ebndshme dhe kreative n\u00eb struktur\u00ebn aktuale t\u00eb klubeve.<br \/>\n\u201cKlubi i Arkitektur\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin un\u00eb jam koordinatore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hyrje e re n\u00eb list\u00ebn e klubeve studentore q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e hapjes s\u00eb deg\u00ebve t\u00eb reja n\u00eb UET. Klubi mir\u00ebpret t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt e arkitektur\u00ebs, t\u00eb informatik\u00ebs dhe t\u00eb inxhinieris\u00eb, si dhe t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebhiqen nga pasioni p\u00ebr k\u00ebto fusha. Bashk\u00eb me mentorin e klubit ne synojm\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb suksessh\u00ebm nd\u00ebrmjet student\u00ebve duke organizuar vizita studentore, konferenca dhe vrojtime shkencore, duke iu ofruar atyre mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehin idet\u00eb e tyre dhe duke mund\u00ebsuar realizimin e tyre me an\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb grup\u201d, tregon Klea, pozitive p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Klubit t\u00eb Arkitektur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Aldjona-Mahmutaj.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-931901 alignleft\" src=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Aldjona-Mahmutaj-300x300.jpg\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" srcset=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Aldjona-Mahmutaj-300x300.jpg 300w, http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Aldjona-Mahmutaj-150x150.jpg 150w\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" \/><\/a>Aldjona Mahmutaj: Nj\u00eb klub p\u00ebr promovimin e sip\u00ebrmarrjes te t\u00eb rinjt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Aldjona Mahmutaj \u00ebsht\u00eb studente n\u00eb vitin e dyt\u00eb n\u00eb deg\u00ebn Financ\u00eb me profil Informatik\u00eb Ekonomike n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Pasionet e saj kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me bot\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe kjo e nxit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e organizimeve dhe strukturave q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb lidhje me t\u00eb, t\u00eb tilla si lidershipi apo menaxhimi. Vjet ajo ka qen\u00eb pjes\u00eb e Klubit \u2018Economicus\u2019 q\u00eb e vler\u00ebson si mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin e saj akademik. Nisur nga fushat e saj t\u00eb interesit, v\u00ebmendjen e saj k\u00ebt\u00eb vit e ka t\u00ebrhequr Klubi i Menaxhimit dhe Sip\u00ebrmarrjes, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb edhe Koordinatore.<br \/>\n\u201cK\u00ebt\u00eb vit jam pjes\u00eb e Klubit t\u00eb Menaxhimit dhe Sip\u00ebrmarrjes. E kam zgjedhur k\u00ebt\u00eb klub sepse mendoj q\u00eb p\u00ebrshtatet shum\u00eb me drejtimin q\u00eb kam zgjedhur dhe kompleton m\u00eb s\u00eb miri dijet e mia rreth fush\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb. Vitin e kaluar kam qen\u00eb pjes\u00eb e Klubit \u2018Economicus\u2019 dhe ka qen\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb mjaft interesante dhe me vler\u00eb p\u00ebr mua pasi ka ndikuar n\u00eb formimin tim si studente\u201d, tregon Aldjona.<br \/>\nAjo rr\u00ebfen se n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e saj k\u00ebto organizime t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb zhvillosh aft\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrpersonale dhe t\u00eb zgjerosh dijet n\u00eb fushat e tua t\u00eb interesit.<br \/>\n\u201cT\u00eb qenit pjes\u00eb e klubeve m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb zhvilloj jet\u00ebn time sociale dhe studentore. Gjithashtu, ka qen\u00eb nj\u00eb nxitje p\u00ebr t\u00eb hulumtuar dhe zgjeruar njohurit\u00eb mbi temat e trajtuara. \u00c7do studenti do t\u2019ia sugjeroja t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb prej klubeve q\u00eb UET ofron pasi i ndihmon ata t\u00eb rritin nivelin e tyre t\u00eb diskutimit mbi tematika t\u00eb ndryshme\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb detyra e saj k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb po aq sa t\u00ebrheq\u00ebse edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Aldjona tregon m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si ky klub do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi.<br \/>\n\u201cKlubi q\u00eb un\u00eb drejtoj \u00ebsht\u00eb klubi i\u00a0<em>Menaxhimit dhe Sip\u00ebrmarrjes<\/em>. Fokusi i klubit \u00ebsht\u00eb trajtimi dhe diskutimi i \u00e7\u00ebshtjeve aktuale ekonomike t\u00eb nd\u00ebrthurura me pjes\u00ebn teorike q\u00eb p\u00ebrfitohet gjat\u00eb leksioneve. Gjithashtu, klubi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb motivimin e student\u00ebve mbi sip\u00ebrmarrjen. K\u00ebt\u00eb vit, bazuar n\u00eb q\u00ebllimet e m\u00ebsip\u00ebrme programi i klubit do t\u00eb jet\u00eb i pasur me aktivitete dhe tematika t\u00eb cilat do t\u00eb nxisin kuriozitetin dhe pjes\u00ebmarrjen e \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb tilla si konkurse, workshop-e dhe debate t\u00eb ndryshme me tematika pikante\u201d.<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Perparim-Celami.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-931902 alignleft\" src=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Perparim-Celami-300x300.jpg\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" srcset=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Perparim-Celami-300x300.jpg 300w, http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Perparim-Celami-150x150.jpg 150w\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" \/><\/a>P\u00ebrparim Celami: Klubi i IT do t\u00eb zhvillohet dita-dit\u00ebs, ashtu si\u00e7 teknologjia avancon dita-dit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrparim Celami \u00ebsht\u00eb student n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebn IT me profil Hartim Softwaresh. Dega e tij \u00ebsht\u00eb mjaft e k\u00ebrkuar n\u00eb tregun e pun\u00ebs por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e cila zhvillohet \u00e7do dit\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Ndaj k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jesh gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i azhurnuar me informacionet m\u00eb t\u00eb reja rreth fush\u00ebs dhe zhvillimeve t\u00eb ndryshme. Pik\u00ebrisht kurioziteti, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb i informuar mbi pasionin e tij e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb ket\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb klubi krejt\u00ebsisht t\u00eb ri n\u00eb UET.<br \/>\n\u201cIT \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e cila ka k\u00ebrkes\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebn tregun e pun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb relativisht e re e cila zhvillohet dita-dit\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb jem gjithnj\u00eb i informuar dhe t\u00eb zhvilloj ide t\u00eb reja mbi k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Klubi IT, n\u00eb t\u00eb cilin kam edhe pozicionin e koordinatorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim q\u00eb vjen risi k\u00ebt\u00eb vit akademik paralelisht me hapjen e Fakultetit t\u00eb Arkitektur\u00ebs, t\u00eb Inxhinieris\u00eb dhe t\u00eb Informatik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mjaft interesante n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb apasionuarit pas IT do t\u00eb mund t\u00eb ndajn\u00eb idet\u00eb e tyre novatore\u201d, shprehet P\u00ebrparimi.<br \/>\nAi tregon se Klubi n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb jet\u00eb koordinator, do t\u2019iu mund\u00ebsoj\u00eb student\u00ebve t\u00eb zhvillohen m\u00eb tep\u00ebr si n\u00eb aspektin akademik ashtu edhe at\u00eb praktik.<br \/>\n\u201cKemi menduar ta organizojm\u00eb klubin e IT n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurim m\u00eb s\u00eb miri an\u00ebn teorike dhe praktike t\u00eb fush\u00ebs. Jam i bindjes se \u00e7do student i cili do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e tij, do t\u00eb zgjeroj\u00eb njohurit\u00eb n\u00eb Informatik\u00eb dhe do t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me student\u00ebt e tjer\u00eb idet\u00eb e tij novatore dhe p\u00ebrse jo, t\u2019i zhvilloj\u00eb ato m\u00eb tej. Ftoj t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt e UET t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasion informatik\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtij klubi pasi \u00ebsht\u00eb vendi ku idet\u00eb e tyre do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur t\u00eb realizimit. Teknologjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e cila p\u00ebrparon \u00e7do dit\u00eb, ashtu si\u00e7 do t\u00eb jet\u00eb edhe klubi i IT\u201d, shprehet koordinatori i klubit t\u00eb IT.<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Kiara-Laze.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-931903 alignleft\" src=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Kiara-Laze-300x300.jpeg\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" srcset=\"http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Kiara-Laze-300x300.jpeg 300w, http:\/\/www.mapo.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Kiara-Laze-150x150.jpeg 150w\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" \/><\/a>Kiara Laze: Klubet studentore n\u00eb UET, nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00ebndrr\u00ebn time n\u00eb sirtar<\/strong><\/p>\n<p>Kiara Laze \u00ebsht\u00eb studente n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb vit ka zgjedhur t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e dy klubeve mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ky institucion i arsimit t\u00eb lart\u00eb ofron p\u00ebr student\u00ebt e tij duke shfryt\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb miri hap\u00ebsirat e reja t\u00eb k\u00ebtij viti.<br \/>\n\u201cK\u00ebt\u00eb vit akademik duke patur parasysh risit\u00eb n\u00eb klubet studentore kam zgjedhur t\u00eb jem pjes\u00eb e klubi t\u00eb Jurist\u00ebve t\u00eb Rinj dhe Klubit\u00a0<em>Medicus<\/em>. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje e \u00e7uditshme pasi jan\u00eb dy klube t\u00eb cilat nuk kan\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb klubet studentore q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aft\u00ebsimi profesional por edhe ndjekja e pasionit. Un\u00eb studioj p\u00ebr Juridik t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb vit nuk jam vet\u00ebm an\u00ebtare e klubit, por edhe koordinatore e tij dhe e bashk\u00ebdrejtoj at\u00eb me pedagogen Brikena Mile. Kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb klubin \u201cMedicus\u201d e ndjek p\u00ebr shkak t\u00eb pasionit. Q\u00eb e vog\u00ebl kam dashur t\u00eb b\u00ebhem mjeke dhe gjith\u00eb shkollimin tim parauniversitar iu dedikova l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tilla si biologjia apo kimia. K\u00ebshtu q\u00eb at\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e fshehur n\u00eb sirtar tashm\u00eb kam mund\u00ebsin\u00eb ta ndjek n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij klubi\u201d, shprehet Kiara.<br \/>\nEksperiencat e saj t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb klubet studentore e kan\u00eb bindur se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse ndaj edhe nuk ngurron t\u2019ua sugjeroj\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe student\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n\u201cKlubet studentore mendoj se jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb i ri t\u00eb mbush\u00eb dit\u00ebn me aktivitet akademik dhe jo vet\u00ebm. T\u00eb m\u00ebsosh gj\u00ebra t\u00eb reja pa e kuptuar si proces, sepse informacioni t\u00eb vjen natyrsh\u00ebm. Formimi profesional \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm por ndjekja e pasionit akoma edhe m\u00eb shum\u00eb. Mendoj se klubet studentore jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb \u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb vit akademik t\u00eb paharruesh\u00ebm. E ku ka m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb njoh\u00ebsh persona t\u00eb rinj, t\u00eb krijosh miq\u00ebsi t\u00eb reja, t\u00eb shk\u00ebmbesh ide, vizione me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb koleg\u00ebt e tu t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d, shprehet Kiara e motivuar p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb ri akademik produktiv.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpreh po aq motivim p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis kreativ dhe zhvillues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt n\u00eb klubin e Jurist\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb koordinatore k\u00ebt\u00eb vit.<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb menduar q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit temat q\u00eb do t\u00eb trajtohen n\u00eb Klubin e Jurist\u00ebve t\u00eb Rinj, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb marra nga p\u00ebrditshm\u00ebria dhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb fush\u00ebs vazhdimisht. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb klubin sa m\u00eb praktik, funksional dhe t\u00ebrheq\u00ebs\u201d.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes Universiteti Europian i Tiran\u00ebs vjen k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri akademik jo thjesht me nj\u00eb risi n\u00eb strukturimin dhe zgjerimin e ofert\u00ebs s\u00eb tij akademike, por edhe n\u00eb &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":3209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[59],"tags":[],"class_list":["post-9049","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-activities"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/3206-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes Universiteti Europian i Tiran\u00ebs vjen k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri akademik jo thjesht me nj\u00eb risi n\u00eb strukturimin dhe zgjerimin e ofert\u00ebs s\u00eb tij akademike, por edhe n\u00eb &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/3206-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-19T10:00:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-08-12T21:58:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"683\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes\",\"datePublished\":\"2018-11-19T10:00:44+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-12T21:58:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/\"},\"wordCount\":4134,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktivitete\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/\",\"name\":\"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-19T10:00:44+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-12T21:58:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg\",\"width\":1024,\"height\":683},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/3206-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes - UET","og_description":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes Universiteti Europian i Tiran\u00ebs vjen k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri akademik jo thjesht me nj\u00eb risi n\u00eb strukturimin dhe zgjerimin e ofert\u00ebs s\u00eb tij akademike, por edhe n\u00eb &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/3206-2\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2018-11-19T10:00:44+00:00","article_modified_time":"2023-08-12T21:58:01+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":683,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes","datePublished":"2018-11-19T10:00:44+00:00","dateModified":"2023-08-12T21:58:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/"},"wordCount":4134,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg","articleSection":["Aktivitete"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/","name":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg","datePublished":"2018-11-19T10:00:44+00:00","dateModified":"2023-08-12T21:58:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Foto-Klubet-1024x683-1.jpg","width":1024,"height":683},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/3206-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Klubet studentore n\u00eb UET: Risit\u00eb n\u00eb organizim dhe mund\u00ebsit\u00eb e shtuara t\u00eb zgjedhjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9049"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9049\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15261,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9049\/revisions\/15261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}