{"id":7636,"date":"2021-09-24T08:23:16","date_gmt":"2021-09-24T08:23:16","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=7636"},"modified":"2021-09-24T08:23:16","modified_gmt":"2021-09-24T08:23:16","slug":"departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/","title":{"rendered":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni"},"content":{"rendered":"<h1 class=\"single_article__title\">Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni<\/h1>\n<p><em>UET Press e \u00e7el sezonin e ri me \u201cRravgime t\u00eb lira n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare\u201d, nj\u00eb endje e p\u00ebrfytyruar mes fakteve, personazheve dhe konteksteve historike, nga nj\u00eb i mbijetuar si Eugjen Merlika<\/em><\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Frym\u00ebzuar nga historia e jet\u00ebs s\u00eb tij, intelektuali i shquar nga shtresa e ish-t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, shkrimtari, eseisti, publicisti e p\u00ebrkthyesi Eugjen Merlika sjell p\u00ebr lexuesin shqiptar \u201cRravgime t\u00eb lira n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare\u201d, pjes\u00eb e kolan\u00ebs \u201cScripta Manent\u201d t\u00eb botimeve UET Press.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Me nj\u00eb kultur\u00eb gjuhe ku shp\u00ebrfaqet i spikatur formimi i tij intelektual dhe e gjith\u00eb p\u00ebrvoja e jet\u00ebs n\u00eb mjediset elitare t\u00eb mendimit shqiptar, Eugjen Merlika sjell nj\u00eb tekst-traktat q\u00eb sfidon historiografin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Autori i librit, nipi i Mustafa Merlik\u00eb Kruj\u00ebs, protagonist i historis\u00eb son\u00eb deri mes shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet hulumtimeve dhe p\u00ebrsiatjeve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi \u00e7astet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb asaj pjese t\u00eb historis\u00eb q\u00eb, sipas tij, prej 80 vitesh u sh\u00ebrbehet shqiptar\u00ebve jo n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por klisheve t\u00eb historiografis\u00eb s\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me pedagog\u00eb dhe student\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shkencave Humane dhe t\u00eb Komunikimit n\u00eb UET, Merlika tregoi se e ndjente si nj\u00eb detyr\u00eb morale dhe kulturore t\u00eb shprehte mendime e fakte historike, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb shpluhurosin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb varrosur prej gati nj\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk harroi t\u00eb theksoj\u00eb se n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb treguar kritik edhe p\u00ebr periudh\u00ebn 1990-2021, si\u00e7 i p\u00eblqen ta quaj\u00eb, \u201cperiudha e demokratur\u00ebs\u201d. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb debat i gjer\u00eb dhe i thell\u00eb historik, pasi politika shqiptare ende nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga e kaluara.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e keqja e madhe, sepse n\u00eb k\u00ebto 30 vjet provuam se p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme nuk ishim n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb krijonim at\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb duhej t\u00eb ishte. Fakti q\u00eb prej 30 vitesh jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb vazhdojn\u00eb ta drejtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi e t\u00eb nj\u00ebjtat metoda, provon q\u00eb ne kemi v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjen e vetvetes dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb punoj\u00eb brezi i ri\u201d, tha Merlika n\u00eb Department\u2019s Book Review.<\/p>\n<p>Drejtoresha e UET Press, Suela Mino u shpreh besimplot\u00eb se edhe ky lib\u00ebr i ri i Eugjen Merlik\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrvijoj\u00eb suksesin e botimeve t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cLibri sjell nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mjedisin jo vet\u00ebm intelektual, teksa rind\u00ebrton historin\u00eb ton\u00eb shekullore duke q\u00ebmtuar me shum\u00eb kujdes referenca historike, personazhe me pesh\u00eb, t\u00eb njohur apo t\u00eb pa ndri\u00e7uar sa duhet, kontekste t\u00eb koh\u00ebs, arsyeton dhe interpreton me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kronikat e secil\u00ebs koh\u00eb historike; E kemi q\u00eb n\u00eb titull \u2013 flasim p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrfytyruar, nd\u00ebrkoh\u00eb jemi n\u00eb kolan\u00ebn e Kujtes\u00ebs \u2013 \u201cScripta Manent\u201d. Prej k\u00ebtu ndizet kureshtja p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si nd\u00ebrthuret ajo \u00e7ka vjen si d\u00ebshmi historike dhe cili \u00ebsht\u00eb leximi autorial i k\u00ebtyre d\u00ebshmive e fakteve, disa t\u00eb panjohura deri m\u00eb tani. Besoj q\u00eb libri do t\u00eb ket\u00eb fatin e mir\u00eb t\u00eb botimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb autorit Merlika dhe do t\u00eb pritet me kureshtje, jo vet\u00ebm nga lexuesi-profesionist apo i interesuar n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e historis\u00eb; ky botim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb publike p\u00ebr t\u2019u ndalur me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb debat gjithp\u00ebrfshir\u00ebs mbi historin\u00eb\u201d, u shpreh Mino.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb promovimit t\u00eb librit, shkrimtari zbuloi se \u00ebsht\u00eb duke punuar dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb sjell\u00eb edhe nj\u00eb botim t\u00eb ri \u2013 kalvarin e disa prej familjeve m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/b4ad16a8-aa1a-4570-9dfa-99221310dbcd.jpg\" rel=\"lightbox\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1216269 aligncenter\" src=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/b4ad16a8-aa1a-4570-9dfa-99221310dbcd.jpg\" sizes=\"(max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" srcset=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/b4ad16a8-aa1a-4570-9dfa-99221310dbcd.jpg 1280w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/b4ad16a8-aa1a-4570-9dfa-99221310dbcd-300x200.jpg 300w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/b4ad16a8-aa1a-4570-9dfa-99221310dbcd-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/b4ad16a8-aa1a-4570-9dfa-99221310dbcd-768x512.jpg 768w\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Eugjen Merlika:\u00a0<\/strong>\u201cRravgime t\u00eb lira n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb endje e p\u00ebrfytyruar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Nj\u00eb orvajtje modeste p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrnj\u00ebsuar me shpirtin e atyre koh\u00ebve, t\u00eb para nga nj\u00eb banor i bot\u00ebs s\u00eb viteve \u201820 t\u00eb shekullit 21. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapa me mendime, p\u00ebrsiatje e me p\u00ebrfytyrime, n\u00eb shtigje t\u00eb dallg\u00ebzuara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Pa marr\u00eb rolin e historianit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb profesoni im \u2013 megjith\u00ebse shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb zotimit tim ia kam kushtuar pik\u00ebrisht asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bashkohem me Cic\u00ebronin kur e quan \u201cm\u00ebsuese jete\u201d \u2013 autori i k\u00ebtij libri e ka p\u00ebsuar n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb historin\u00eb e gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe k\u00ebto mbi 20 vite t\u00eb shekullit t\u00eb ri. E ka filluar ecjen e tij si nj\u00eb foshnj\u00eb binjake n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr keq sesa p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb kombit t\u00eb tij, at\u00eb t\u00eb vitit 1944. Ishte vet\u00ebm tre vje\u00e7, kur i vulosur me nofk\u00ebn e armikut t\u00eb klas\u00ebs e filloi rrug\u00ebtimin s\u00eb bashku me familjen n\u00eb nj\u00eb det t\u00eb trazuar e t\u00eb p\u00ebrshkuar nga stuhit\u00eb e Zeusit, si\u00e7 ishte Shqip\u00ebria e re e dal\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb at\u00eb rrug\u00ebtim i takoi t\u00eb provoj\u00eb mes s\u00eb tjerave vonimin e ligj\u00ebs p\u00ebr dhun\u00ebn, e krenarit\u00eb dhe shkelmat q\u00eb \u00e7do vler\u00eb zem\u00ebrgjer\u00eb nga t\u00eb pavlefshmit merr, n\u00ebse do t\u2019i lejohej t\u00eb merrte pak fjal\u00eb nga princi i Danimark\u00ebs. N\u00eb at\u00eb shteg\u00ebtim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, t\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb prani e p\u00ebrhershme e \u201csyrit vigjilent\u201d t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit shqiptar n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb internimi e pak vite burgimi, t\u00eb cil\u00ebve fatmir\u00ebsisht u mbijetoi me varret e Gjergj Elez Alis\u00eb n\u00eb shpirt. Libri q\u00eb del sot edhe p\u00ebrurohet k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb prodhim i nj\u00eb t\u00eb mbijetuari, q\u00eb me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mbrapsht\u00eb t\u00eb sunduesve t\u00eb regjimit komunist, u gjend nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bekuar jasht\u00eb hullis\u00eb ogurzez\u00eb t\u00eb ecjes s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj, por q\u00eb ishte vendi n\u00eb t\u00eb cilin kishte lindur dhe ishte rritur n\u00ebna e tij. Vazhdoi rrug\u00ebtimin e tij n\u00eb Italin\u00eb fqinje me vullnetin p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb familje, ku f\u00ebmij\u00ebt nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisnin p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, por n\u00eb lirin\u00eb q\u00eb i jepte vendi mik\u00ebprit\u00ebs, t\u00eb mund t\u00eb studionin e t\u00eb jetonin jet\u00ebn e tyre sipas aft\u00ebsive, vullnetit e zotimit madhor t\u00eb tyre. Ata e kryen detyr\u00ebn e tyre karshi vetes s\u00eb pari, karshi prind\u00ebrve q\u00eb vazhdonin t\u00eb vetflijoheshin n\u00eb pun\u00ebt e tyre t\u00eb r\u00ebndomta p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e tyre m\u00eb imediate. Ata ec\u00ebn drejt n\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe ecja e tyre qe k\u00ebnaq\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb koha i dha mbas gati nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli privimesh t\u00eb thella njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebsuara nga nj\u00eb sistem mizor q\u00eb mb\u00ebshtetej vet\u00ebm n\u00eb dhun\u00ebn, mashtrimin dhe shtypjen e \u00e7do lloj mohimi t\u00eb t\u00eb drejtave njer\u00ebzore. Kjo me pak fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta e autorit t\u00eb k\u00ebtij libri. Libri \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb paraqes\u00eb pjes\u00eb t\u00eb njohura dhe t\u00eb panjohura t\u00eb realitetit shekullor t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb. Ka trajtuar persona t\u00eb njohur e m\u00eb pak t\u00eb njohur t\u00eb hisotris\u00eb son\u00eb, me nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kundrejt personaliteteve t\u00eb dy perandorive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs dhe Bizantit. Kishin nj\u00eb ve\u00e7anti personazhet q\u00eb sh\u00ebnuan historin\u00eb e dy perandorive. Ishin me prejardhje ilire. E megjith\u00ebse punuan p\u00ebr ta, n\u00eb shum\u00eb dhjetvje\u00e7ar\u00eb treguan gjall\u00ebrin\u00eb\u00a0 e forc\u00ebn e popullit t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ata pasqyrojn\u00eb edhe historin\u00eb dhe b\u00ebmat e tij. Autori ndalet n\u00eb figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb epok\u00ebn e tij t\u00eb shekullit t\u00eb madh. N\u00eb kahun e flijimit t\u00eb domosdosh\u00ebm q\u00eb koha detyroi mbi gjindjen shqiptare, p\u00ebr lavdin\u00eb e saj e mbrojtjen e vlerave t\u00eb krisht\u00ebrimit n\u00eb Evrop\u00ebn mosmir\u00ebnjoh\u00ebse, p\u00ebr shum\u00eb shekuj mbi fatet e Shqip\u00ebris\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha, autori ndalet n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e vlerave q\u00eb Sk\u00ebnderbeu dhe epoka e tij i lan\u00eb kombit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij. Lidhja e Priz\u00ebrenit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kapitull i k\u00ebtij libri n\u00eb t\u00eb cilin autori \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah orvajtjen e par\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb krijuar kombin, q\u00eb shum\u00eb faktor\u00eb johenik\u00eb e penguan n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e \u00a0shekujve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull trajtohet edhe nj\u00eb material shum\u00eb interesant: Nj\u00eb let\u00ebr e popullit t\u00eb Shkodr\u00ebs drejtuar kryeministrit t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. Nj\u00eb material i patrajtuar nga historiografia zyrtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb zen\u00eb \u201cRravgimet e lira\u201d n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare t\u00eb shekullit 20 \u2013 shekulli m\u00eb i nd\u00ebrlikuar i gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb shekulli i krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur dhe i fillimit t\u00eb peripecive t\u00eb pafund t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, q\u00eb pati si karakteristik\u00eb dalluese ndasit\u00eb e munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr nj\u00eb dialektik\u00eb polemike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb shekulli i cop\u00ebtimit t\u00eb trojeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb rrudhur n\u00eb maksimum n\u00eb kufijt\u00eb e vet, i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore me pushtime t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb tokave t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb shekulli i qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb tradh\u00ebtuar nga ministrat e saj, q\u00eb shkonin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Esat Pash\u00eb Toptanit. \u00cbsht\u00eb shekulli i ndeshjes midis dy prirjeve kryesore t\u00eb mendimit politik dhe institucional; midis k\u00ebrkesave p\u00ebr perandorizimin e jet\u00ebs politike dhe frenimit t\u00eb tyre nga mjedise turkofile. Shekulli i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb t\u00eb vetmit princ nga Evropa n\u00eb krye t\u00eb shtetit shqiptar. \u00cbsht\u00eb shekulli i luft\u00ebrave bot\u00ebrore, i Evrop\u00ebs mes luftrave dhe p\u00ebrpjekes s\u00eb Ahmet Zogut p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; \u00ebsht\u00eb shekulli i pushtimit fashist, i ribashkimit t\u00eb trojeve shqiptare, i t\u00eb vetmit parlament mbar\u00ebshqiptar n\u00eb histori; i daljes n\u00eb sken\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Komuniste, t\u00eb drejtuarit e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Jugosllave, i luft\u00ebs civile, i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pafrutshme t\u00eb komb\u00ebtarizmit shqiptar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb etnike; i fitores s\u00eb Frontit Nacional\u00e7lirimtar, i mbarimit t\u00eb luft\u00ebs me kalimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb gjirin e komunizmit lindor; me tradh\u00ebtin\u00eb e \u00ebndrr\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve e, s\u00eb bashku me t\u00eb, t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tyre<strong>.\u00a0<\/strong>Autori, n\u00ebp\u00ebrmjet hulumtimeve dhe shkrimeve t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi \u00e7astet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb asaj pjese t\u00eb historis\u00eb q\u00eb fatkeq\u00ebsisht prej 80 vitesh i sh\u00ebrbehet shqiptar\u00ebve jo n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por klisheve t\u00eb historiografis\u00eb s\u00eb diktatur\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndjen si detyr\u00eb morale dhe kulturore t\u00eb shpreh\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e tij mendime e fakte historike q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb rivendosin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb varrosur prej gati nj\u00eb shekulli. \u00cbsht\u00eb kritik edhe p\u00ebr periudh\u00ebn 1990-2021, \u201cperiudh\u00ebn e demokratur\u00ebs\u201d si\u00e7 i p\u00eblqen ta quaj\u00eb duke huazuar nj\u00eb term t\u00eb nj\u00eb publicisti t\u00eb njohur ballkanas. Sot ky lib\u00ebr i kalon lexuesve me shpres\u00eb se do t\u00eb gjejn\u00eb mir\u00ebkuptim, sidomos tek t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb krahas interesave p\u00ebr realizimet e shumta t\u00eb teknik\u00ebs bashk\u00ebkohore e shfaqjeve t\u00eb saj t\u00eb pap\u00ebrfytyrueshme, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb v\u00ebshtrimin edhe nga e shkuara e prind\u00ebrve t\u00eb tyre, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot Shqip\u00ebria, e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb mik\u00ebprit\u00ebse se ajo e vitit 1990 e eksodit biblik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb atyre viteve. Ndoshta secili prej nesh do t\u00eb ndiej\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb M<em>ea Culpa\u00a0<\/em>n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrgjegjes p\u00ebr at\u00eb gjendje.<\/p>\n<p><strong>Ju thoni se, q\u00eb nx\u00ebn\u00ebs keni besuar se rip\u00ebrt\u00ebritja e ndryshimeve nuk ka ardhur prej masave, por prej individit. Kapitulli i par\u00eb na jep nj\u00eb pasqy\u00eb t\u00eb emrave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb perandor\u00ebve romak\u00eb me origjin\u00eb ilire. Nga gjith\u00eb rrug\u00ebtimet dhe dokumentet q\u00eb keni par\u00eb, karakteristikat, virtytet apo t\u00eb metat e cilit prej liderve t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje? Pse e keni nisur me k\u00ebt\u00eb qasje? Pse besoni se ndryshimet vijn\u00eb nga individi?<\/strong><\/p>\n<p>Historia e bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e saj t\u00eb zhvillimit ka vul\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar epokat, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar zhvillimet. Kjo bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb ne kemi m\u00ebsuar n\u00eb shkollat tona, se jan\u00eb masat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb historin\u00eb. Ilustroj edhe at\u00eb se masat jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejtuara nga dikush. Edhe n\u00eb Rusi, Revolucioni i Tetorit nuk \u00ebsht\u00eb se u b\u00eb nga masat, por nga udh\u00ebheqja komunsite e Stalinit etj. Edhe te ne, n.q.s. n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Komunsite nuk do kishte qen\u00eb Enver Hoxha dhe koleg\u00ebt e tij, historia do t\u00eb kishte pasur nj\u00eb tjet\u00ebr zhvillim. Po t\u00eb kishin qen\u00eb njer\u00ebz si Sejfulla Mal\u00ebshova e Kostandin Boshnjaku etj. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi im, mund t\u00eb jet\u00eb i gabuar, por un\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim mbaj akoma. Dhe me k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim \u00ebsht\u00eb shkruar dhe ky lib\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Si nj\u00eb intelektual i s\u00eb tashmes q\u00eb keni par\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, a mund t\u00eb na jepni nj\u00eb udh\u00ebzim apo orientim se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr t\u00eb ardhmen? A duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb ne ta kemi historin\u00eb vet\u00ebm produkt t\u00eb rishikimeve q\u00eb vijn\u00eb nga intelektual\u00eb si ju, apo ka ardhur koha t\u00eb kemi nj\u00eb debat t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm i cili shkul themelet dhe nxjerr disa t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb jan\u00eb mb\u00ebrthyer keq dhe q\u00eb po i b\u00ebjn\u00eb akoma m\u00eb keq brezit ton\u00eb dhe atij q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas? A kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat t\u00eb thell\u00eb historik mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar dhe q\u00eb na kan\u00eb m\u00ebsuar?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa m\u00eb e domosdoshme. Nevoja e nj\u00eb debati t\u00eb thell\u00eb. \u00cbsht\u00eb i vlefsh\u00ebm shum\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e vet\u00eb shkenc\u00ebs historike dhe \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb. Ne i kemi pasur mund\u00ebsit\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb pasur edhe vendet e tjera e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparimin e tyre, por p\u00ebrparimi ka qen\u00eb shum\u00eb i pak\u00ebt sepse formimi i klas\u00ebs politike shqiptare ka trash\u00ebguar shum\u00eb nga e kaluara. Nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje totale me t\u00eb dhe ka mbetur po n\u00eb ato mend\u00ebsi. Prandaj \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm nj\u00eb diskutim i gjat\u00eb dhe i thell\u00eb, por k\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb ne q\u00eb shkruajm\u00eb libra, por duhet ta b\u00ebni ju n\u00eb shkolla n\u00eb edukimin e brezit t\u00eb ri edhe me nj\u00ebri-tjetrin. Rinia duhet ta b\u00ebj\u00eb; brezi im nuk arriti ta plot\u00ebsoj\u00eb detyr\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebto 30 vjet. Kjo \u00ebsht\u00eb e keqja e madhe, sepse n\u00eb k\u00ebto 30 vjet provuam q\u00eb nuk ishim n\u00eb gjendje t\u00eb krijonim at\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb duhet t\u00eb ishte, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. Fakti q\u00eb prej 30 vitesh jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb vazhdojn\u00eb ta drejtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi e t\u00eb nj\u00ebjtat metoda, provon se ne kemi v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjen e vetvetes dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb punoj\u00eb brezi i ri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni UET Press e \u00e7el sezonin e ri me \u201cRravgime t\u00eb lira n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare\u201d, nj\u00eb endje e p\u00ebrfytyruar mes fakteve, personazheve &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":7637,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-7636","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni UET Press e \u00e7el sezonin e ri me \u201cRravgime t\u00eb lira n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare\u201d, nj\u00eb endje e p\u00ebrfytyruar mes fakteve, personazheve &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-09-24T08:23:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni\",\"datePublished\":\"2021-09-24T08:23:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\"},\"wordCount\":2670,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\",\"name\":\"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg\",\"datePublished\":\"2021-09-24T08:23:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni - UET","og_description":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni UET Press e \u00e7el sezonin e ri me \u201cRravgime t\u00eb lira n\u00eb shtigjet e historis\u00eb shqiptare\u201d, nj\u00eb endje e p\u00ebrfytyruar mes fakteve, personazheve &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2021-09-24T08:23:16+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni","datePublished":"2021-09-24T08:23:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/"},"wordCount":2670,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/","name":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg","datePublished":"2021-09-24T08:23:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/e699c5ee-fcd9-421c-8f1b-0056f78091a5-770x433-1.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/departments-book-review-uet-merlika-shqiperia-peng-i-se-shkuares-debati-historik-mund-ta-nxjerre-nga-tranzicioni\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Department\u2019s Book Review UET\/ Merlika: Shqip\u00ebria, peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, debati historik mund ta nxjerr\u00eb nga tranzicioni"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7636","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7636"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7636\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7637"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7636"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7636"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7636"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}