{"id":7550,"date":"2021-08-28T08:22:49","date_gmt":"2021-08-28T08:22:49","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=7550"},"modified":"2021-08-28T08:22:49","modified_gmt":"2021-08-28T08:22:49","slug":"libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/","title":{"rendered":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h1 class=\"single_article__title\">Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs<\/h1>\n<p>\u201cLiri Belishova dhe koha\u00a0 saj\u201d, libri m\u00eb i fundit i Bashkim Shehut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje zhanresh, nuk \u00ebsht\u00eb as biografi, as thjesht ese, por di\u00e7ka e nd\u00ebrmjetme, nj\u00eb nd\u00ebrthurje e k\u00ebtyre dy zhanreve.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Sipas vet\u00eb shkrimtarit, i cili ishte i ftuari i par\u00eb i bashk\u00ebbisedimeve me departamentin e humaniteteve n\u00eb \u201cUniversitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, totalitarizmin, si nj\u00eb nga boshtet e k\u00ebtij libri, \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb raport me personazhin, \u00a0me fatin tragjik t\u00eb protagonistes s\u00eb librit.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p><em>\u201cNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe konstante me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb vet\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe komunizmit \u00ebsht\u00eb Jugosllavia d.m.th. raporti i shtetit shqiptar m\u00eb Jugosllavin\u00eb.\u201d,\u00a0<\/em>he said.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p><strong>Bashk\u00ebbisedim mes Bashkim Shehut dhe Departamentit t\u00eb Humaniteteve n\u00eb UET<\/strong><\/p>\n<p><strong>Suela Mino<\/strong>: Edhe pse kemi organizuar t\u00eb tjera takime sot jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb botimin e UET Press \u201cLiri Belishova dhe koha e saj\u201d nj\u00eb vep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pyetur shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha komunikimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb publik, n\u00ebse jemi n\u00eb nj\u00eb terren letrar, n\u00eb eseistik\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb dokumentim t\u00eb past\u00ebr edhe zbardhje t\u00eb nj\u00eb kronike kohore dhe t\u00eb nj\u00eb personazhi si ai i Liri Belishov\u00ebs? Pse kemi nj\u00eb grua n\u00eb qend\u00ebr, pse ndalemi te Liri Belishova? Jan\u00eb pyetje q\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb komunikimet publike q\u00eb jan\u00eb mbajtur mbi k\u00ebt\u00eb botim. Sot jemi mes miqsh dhe njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb historis\u00eb, por edhe t\u00eb botimtaris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb kuptojm\u00eb si ndodh q\u00eb botime t\u00eb tilla q\u00eb rikthejn\u00eb n\u00eb cikle rishqyrtimi, nj\u00eb periudh\u00eb historike dhe personazhe t\u00eb caktuara jan\u00eb akoma botime q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti ngjallin interes n\u00eb publikun shqiptar dhe n\u00eb mjedisin shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Duke pasur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe privilegjin q\u00eb ta p\u00ebrcjell q\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrim k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me zotin Shehu un\u00eb do doja t\u00eb spikasja dy tre element\u00eb q\u00eb i \u00e7moj se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb prurje t\u00eb re t\u00eb Bashkim Shehut.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, jemi n\u00eb nj\u00eb terren jo letrar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion q\u00eb shkon bashk\u00ebngjitur me librin p\u00ebr t\u2019ia komunikuar publikut. Vjen e zbardhur jeta e nj\u00eb personazhi q\u00eb ka p\u00ebrthyerje t\u00eb forta t\u00eb spikatura duke i q\u00ebndruar besnik kronik\u00ebs dokumentare mbi t\u00eb, duke ardhur me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb lazdruar, por edhe shum\u00eb t\u00eb kujdesshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb terreni i mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb autorit dhe q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mbetet p\u00ebr t\u00eb menduar.<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu:\u00a0<\/strong>Tre gj\u00ebra dua t\u00eb them! E para, v\u00ebshtir\u00ebsia ime ishte q\u00eb p\u00ebr Liri Belishov\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ka qen\u00eb mjaft e pranishme n\u00eb media gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave, p\u00ebr t\u00eb treguar jet\u00ebn e saj. Kisha pak mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb thoja ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re. Mir\u00ebpo me nj\u00eb p\u00ebrkthim fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb nj\u00eb shprehje spanjolle \u201cv\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb ta kthesh n\u00eb virtyt\u201d. Kjo m\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb fokusim t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lloji, q\u00eb t\u00eb ndalesha n\u00eb momente t\u00eb caktuara t\u00eb saj. N\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Titulli im i par\u00eb ka qen\u00eb \u201cLiri Belishova, portreti n\u00eb pasqyr\u00ebn e koh\u00ebs\u201d. Kjo p\u00ebrcaktoi edhe zhanrin. Mund t\u00eb them, se pasi mbarova librin, e kuptova se ishte nj\u00eb p\u00ebrzierje zhanresh, nuk \u00ebsht\u00eb as biografi, as thjesht ese, por mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e nd\u00ebrmjetme, nj\u00eb nd\u00ebrthurje e k\u00ebtyre dy zhanreve. Aspekti i tret\u00eb q\u00eb dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb se koha e saj, sfondi n\u00eb t\u00eb cilin nis aty ka dy gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E para totalitarizmi. Lidhur me totalitarizmin, si nj\u00eb nga boshtet e k\u00ebtij libri, nuk pretendoj se sjell ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re n\u00eb konceptin e k\u00ebtij sistemi, ka shum\u00eb mendimtar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb trajtuar. Por \u00ebsht\u00eb interesante n\u00eb raport me personazhin me fatin tragjik t\u00eb protagonistes s\u00eb k\u00ebtij libri. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe konstante me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb vet\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe komunizmit \u00ebsht\u00eb Jugosllavia d.m.th. raporti i shtetit shqiptar m\u00eb Jugosllavin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Irena Myzeqari<\/strong>: Pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb bised\u00eb me profesoresh\u00eb Diana Kastratin lidhur me dinamikat e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij libri dhe do doja t\u00eb dija duke listuar disa faktor\u00eb q\u00eb ndikuan tek r\u00ebnia e Liri Belishov\u00ebs. Nga takimet e vazhdueshme q\u00eb keni pasur me t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb faktor\u00ebt m\u00eb dominues n\u00eb r\u00ebnien e saj, duke qen\u00eb e vetmja gruan n\u00eb byron\u00eb politike?<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu:<\/strong>\u00a0Jan\u00eb tre faktor\u00eb q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka p\u00ebsuar dy r\u00ebnie. Nj\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin q\u00eb ishte e vetmja grua n\u00eb byron\u00eb politike. Faktori tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb dikush duhej t\u00eb b\u00ebhej kurban nga prishja me Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte shaka t\u00eb prisheshe me Bashkimin Sovjetik n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sidomos p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria. Dhe duhej nj\u00eb kurban i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb parandalonte \u00e7do kund\u00ebrshtim t\u00eb mundsh\u00ebm. N\u00ebp\u00ebrmjet terrorit t\u00eb krijonte mobilizimin. Kjo ka qen\u00eb metod\u00eb e Stalinit. Faktori i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht r\u00ebnia e par\u00eb e saj. Nga njer\u00ebzit q\u00eb u godit\u00ebn, Liri Belishova, Fadil Pashani dhe Mehmet Shehu jan\u00eb goditur m\u00eb von\u00eb dhe pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb kundrejt Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fatos Tarifa<\/strong>: Dua t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dy tre nga ne e kan\u00eb jetuar. Meditimet e njer\u00ebzve q\u00eb e kan\u00eb jetuar at\u00eb koh\u00eb dhe analiza e thelluar q\u00eb e kan\u00eb kritikuar dhe demaskuar k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr brezin e ri sot. Rasti i zonj\u00ebs Belishova dhe Mehmet Shehut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rastet q\u00eb n\u00eb Shkencat Politike studiohet dhe un\u00eb k\u00ebshtu e kam par\u00eb, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur armiq t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb periudha krizash t\u00eb forcosh legjitimitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri Stalini dhe kjo dihet, e b\u00ebri \u00c7aushesku dhe Enver Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Belina Budini:<\/strong>\u00a0Autorin e kemi pasur t\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl leksionesh n\u00eb universitet dhe e kemi ngacmuar me nj\u00eb intervist\u00eb ku mor\u00ebm disa p\u00ebrgjigje, por jo mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e tij biografike dhe k\u00ebtu dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb ngacmim, krejt dashamir\u00ebs. Duke shkruar nj\u00eb recens\u00eb t\u00eb nj\u00eb lloji t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb Spartak Ngjel\u00ebs u ndala tek arketipi historik dhe gjeografik sepse Ngjela k\u00ebshtu e shikon, ka futur veten e tij si subjekt te libri \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e tiranis\u00eb\u201d dhe pavar\u00ebsisht se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shikim t\u00eb koh\u00ebs gjithashtu, sepse libra q\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb ka plot n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, si p.sh.. Stefan Cvajg me \u201cBot\u00eb e djeshme\u201d apo edhe Eqerem Bej Vlora q\u00eb ka futur arketipin dhe pjes\u00ebn e vet\u00eb biografike. Jam kurioze t\u00eb di a ka nj\u00eb qasje nj\u00eb metodologji? \u00cbsht\u00eb dokumentim i ftoht\u00eb historik, apo nuk ikni dot nga vetja subjekt, sikurse Ngjela nuk ik\u00ebn dot, nga parja dhe interpretimi krejt\u00ebsisht vetjak i personazhit dhe a \u00ebsht\u00eb dot e mundur t\u2019i ik\u00ebsh k\u00ebsaj pjese dhe kur do ta kemi nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Mehmet Shehun, ndoshta nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me ju? Po nj\u00eb lib\u00ebr voluminoz p\u00ebr Mehmet Shehun kur do t\u00eb kemi?<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam shkruar tashm\u00eb dy libra p\u00ebr Mehmet Shehun, p\u00ebrve\u00e7 intervistave q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb dhe q\u00eb akoma ka njer\u00ebz q\u00eb pyesin dhe k\u00ebrkojn\u00eb. Nuk di \u00e7far\u00eb kam pasur pa th\u00ebn\u00eb dhe nuk kam gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Kam shkruar \u201cVjeshta e ankthit\u201d dhe \u201cRr\u00ebfim nga nj\u00eb varr i zbraz\u00ebt\u201d. Jan\u00eb romane autobiografik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Belina Budini:<\/strong>\u00a0Ndoshta k\u00ebrkojm\u00eb ndonj\u00eb lib\u00ebr voluminoz ne shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu<\/strong>: Gazetat p\u00ebrs\u00ebrisin nj\u00eb tem\u00eb dhe publiku trajtohet si f\u00ebmij\u00eb \u201ct\u2019ia tregojm\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn edhe nj\u00ebher\u00eb\u201d. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj gj\u00ebje nuk e pranoj. Un\u00eb \u00e7far\u00eb kam pasur p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Belina Budini:<\/strong>\u00a0Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam shkruar mjaft edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr aq sa lidhet kuptohet. Duhet t\u00eb kuptoni q\u00eb p\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb. E dini gjykimin q\u00eb kam p\u00ebr tim at\u00eb dhe faktin q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb im at\u00eb. P\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb. Dhe vet\u00ebm kur m\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb e them dhe kur m\u00eb pyesin kam reagimin e kund\u00ebrt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr sigurisht q\u00eb ka dhe ka mjaft ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn e viteve \u201950 dhe sidomos n\u00eb pleniumet p\u00ebr Bashkimin Sovjetik aty citohet dhe del qart\u00eb nga protokollet e mbledhjeve, materiale arkivore, q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrhyrjet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb byros\u00eb politike, t\u00eb komitetit qendror dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe im at\u00eb. Ai ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Belina Budini:<\/strong>\u00a0Metodologjia \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb objektive apo \u00ebsht\u00eb interpretuese, vetja subjekt?<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu:<\/strong>\u00a0P\u00ebr t\u00eb shkruar librin i jam referuar materialeve t\u00eb ndryshme arkivore, d\u00ebshmive t\u00eb ndryshme, t\u00eb Liri Belishov\u00ebs kryesisht, por edhe djalit t\u00eb saj Petritit, i cili m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb n\u00eb bisedat tona. N\u00eb lib\u00ebr them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ashtu si\u00e7 e shoh un\u00eb. Mund t\u00eb jem dhe i gabuesh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb qasja e eses\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nevila Nika:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam pasur fatin ta njoh Liri Belishov\u00ebn vite p\u00ebrpara, por pas \u201990 para saj vet\u00ebm e kisha d\u00ebgjuar prej nj\u00eb miq\u00ebsie familjare. Baban\u00eb e Bashkimit e kam njohur si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa Bashkimin e njoh q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme dhe e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb dhe e di se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh pen\u00ebn dhe t\u00eb shkruash p\u00ebr prind\u00ebrit, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr prind\u00ebr si t\u00eb tut\u00eb me kontribute t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe fatkeq\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb ken\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb sistem diktatorial.<\/p>\n<p>Liri Belishova u paraqit n\u00eb sall\u00ebn e leximit t\u00eb arkivit, nj\u00eb grua e k\u00ebrrusur, jo nga mosha sepse nuk ishte aq e madhe por nga vuajtja sa fizike, por m\u00eb shum\u00eb shpirt\u00ebrore. Si ajo kan\u00eb qen\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e atyre idealist\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. E kam par\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tim eti kur fliste me t\u00eb. Nuk i kam d\u00ebgjuar ato biseda, por me siguri kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKu gabuam\u201d. \u00c7far\u00eb kishin menduar ata dhe \u00e7far\u00eb erdhi pas luft\u00ebs. N\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb kjo b\u00ebnte, ishte kujtesa e saj e pabesueshme q\u00eb na b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Ishte di\u00e7ka q\u00eb na linte goj\u00ebhapur. Dhe kjo na b\u00ebnte q\u00eb me kokulur t\u00eb shkonim t\u2019i sh\u00ebrbenim.<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu:<\/strong>\u00a0Protokollet jan\u00eb shum\u00eb diskredituese dhe un\u00eb i kam botuar pa asnj\u00eb koment pasi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr komente. Ka momente kur Liri Belishova duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb mbrohet ju referohet procesverbaleve dhe ju thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ju m\u00eb keni lavd\u00ebruar dhe tani po m\u00eb akuzoni. \u00c7far\u00eb ka ndodhur? \u201cL\u00ebri procesverbalet. Ato s\u2019kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. \u201d- i thot\u00eb Enver Hoxha. Edhe Ramiz Alia i thot\u00eb \u2013 \u201cato nuk jan\u00eb t\u00eb sakta\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ben Andoni:\u00a0<\/strong>Mundohem ta inkurajoj Bashkimin sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb tek let\u00ebrsia moderne. Kur flasim p\u00ebr kujtes\u00ebn kolektive m\u00eb shum\u00eb se sa fjal\u00ebt \u00ebsht\u00eb pjesa ndjesore, ajo q\u00eb e kalon procesverbalin e thjesht\u00eb. M\u00eb ka ngelur peng di\u00e7ka p\u00ebr zonj\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr. Flasim shum\u00eb p\u00ebr an\u00ebn antropologjike t\u00eb komunizmit. Un\u00eb mendoj q\u00eb nga ana antropologjike komunizmi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb komuniz\u00ebm. Un\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb rendi shoq\u00ebror-ekonomik \u00ebsht\u00eb. Kam folur me njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shpjeguar mbrojtjen e grupit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve patetike t\u00eb Qemal Staf\u00ebs q\u00eb duhet t\u2019i thoshte dhe t\u00eb japin shum\u00eb kuraj\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 zonj\u00ebs Belishova, Kokalarit dhe Sejfullait q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn n\u00eb Rusi dhe kishin ide, gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ishin t\u00eb pashkolluar. Si u arrit t\u00eb mbahej nj\u00eb sistem i till\u00eb? Mendoj q\u00eb libra t\u00eb till\u00eb na duhen, por me metodika moderne p\u00ebr t\u00eb folur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj personal mendoni q\u00eb Liri Belishova, ose pak njer\u00ebz t\u00eb sistemit ishin kushinete q\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij ingranazhi q\u00eb po ushqente dhe po vriste njer\u00ebz?<\/p>\n<p><strong>Bashkim Shehu<\/strong>: Liri Belishova \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e sistemit. N\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb disa p\u00ebrgjigje q\u00eb i jep vet\u00eb ajo.\u00a0 P.sh, pse pranoi t\u00eb futej n\u00eb sistem mbasi u rehabilitua. Periudha se si ka evoluar p\u00ebrs\u00ebri kur ishte vetja e saj, kur ishte pa pushtet n\u00eb internim. Ajo ka qen\u00eb idealiste, disa her\u00eb ka pasur raste p\u00ebr t\u2019u zhg\u00ebnjyer ka justifikuar nj\u00eb gj\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr. Ka qen\u00eb ndoshta si anomali si gjakrrjedhje t\u00eb brendshme t\u00eb shkurtra dhe pastaj kthehet n\u00eb normalitetin e saj, por periudha e ndryshimit t\u00eb saj dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar natyr\u00ebn e sistemit ka ndodhur gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb internimit. Kjo s\u00ebrish lidhet me \u00e7\u00ebshtjen jugosllave.<\/p>\n<p><strong>Belina Budini<\/strong>: Edhe un\u00eb kam pasur fatin ta njoh Liri Belishov\u00ebn. Ajo n\u00eb fakt ishte nj\u00eb teoriciene dhe kjo dukej menj\u00ebher\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh. Ishte nj\u00eb njeri kaq i ristrukturuar dhe \u00ebsht\u00eb e pabesueshme mos ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb reflektimin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e kahersh\u00ebm, por pas \u201990 kjo ishte e dukshme nga m\u00ebnyra se sa skrupuloze ishte n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thoshte, nga kultura e saj e pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Irena Myzeqari<\/strong>: Un\u00eb jam rritur n\u00eb qytetin ku zonja \u00ebsht\u00eb internuar, dhe jam rritur me goj\u00ebdh\u00ebnat e njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet n\u00eb lidhje me goj\u00ebdh\u00ebnat e saj. Faqet e fundit t\u00eb atij libri jan\u00eb nj\u00eb plot\u00ebsim i t\u00eb gjitha dijeve q\u00eb un\u00eb kam pasur mbi historin\u00eb e saj. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokumentim serioz, objektiv q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb i \u00e7muar p\u00ebr at\u00eb kujtes\u00eb kolektive t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Emir Nika:<\/strong>\u00a0N\u00eb vitin 2004 shkova n\u00eb Arkivin e Shtetit dhe lexuesja e par\u00eb e sall\u00ebs shkencore ishte Liri Belishova q\u00eb k\u00ebrkonte dosje dhe ishin dy punonj\u00ebse shum\u00eb t\u00eb stresuara p\u00ebr dokumentet q\u00eb k\u00ebrkonte ajo dhe thoshin \u201cku t\u2019i gjejm\u00eb\u201d. Liri Belishova i ka l\u00ebn\u00eb vet\u00eb d\u00ebshmit\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante. Libri sjell nj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn stilistike apo studimore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb referencial dhe q\u00eb i q\u00ebndron besnik pik\u00ebpamjeve t\u00eb personazhit. Un\u00eb e shoh edhe personazhin brenda, por edhe autorin t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb atje. Liri Belishova thot\u00eb \u201cderi n\u00eb vitet \u201961 kam qen\u00eb nj\u00eb komuniste e hekurt, kam qen\u00eb fanatike, por nuk e dija q\u00eb bota kishte nj\u00eb Or\u00ebell e m\u00ebsova shum\u00eb m\u00eb internuan\u201d.<\/p>\n<p><strong>Erald Kapri:<\/strong>\u00a0Liri Berishova p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb interesante duke pasur parasysh edhe background-in e saj. Formimi i saj i viteve \u201940 dhe nga ajo q\u00eb rrethohej n\u00eb ato vite me grat\u00eb e tjera ka nj\u00eb shembull t\u00eb fort\u00eb si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb Kokalari apo gra t\u00eb tjera t\u00eb regjimit q\u00eb dukej sikur kishin nj\u00eb far\u00eb konkurrenc\u00eb. Liri Belishova ka nj\u00eb merit\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e sinqeritetit t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste. Liri Belishova nuk ka g\u00ebnjyer. \u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb intervist\u00eb, ku flasin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs \u201cLiri Belishova dhe koha\u00a0 saj\u201d, libri m\u00eb i fundit i Bashkim Shehut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje zhanresh, nuk \u00ebsht\u00eb as &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":7551,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-7550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs \u201cLiri Belishova dhe koha\u00a0 saj\u201d, libri m\u00eb i fundit i Bashkim Shehut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje zhanresh, nuk \u00ebsht\u00eb as &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-08-28T08:22:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs\",\"datePublished\":\"2021-08-28T08:22:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\"},\"wordCount\":2812,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\",\"name\":\"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg\",\"datePublished\":\"2021-08-28T08:22:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs - UET","og_description":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs \u201cLiri Belishova dhe koha\u00a0 saj\u201d, libri m\u00eb i fundit i Bashkim Shehut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje zhanresh, nuk \u00ebsht\u00eb as &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2021-08-28T08:22:49+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs","datePublished":"2021-08-28T08:22:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/"},"wordCount":2812,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/","name":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg","datePublished":"2021-08-28T08:22:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/IMG-20210828-WA0023-770x433-1.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/libri-bashkim-shehu-ne-uet-im-ate-ka-pasur-nje-rol-jo-te-vogel-ne-renien-e-dyte-te-liri-belishoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Libri, Bashkim Shehu n\u00eb UET: Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb r\u00ebnien e dyt\u00eb t\u00eb Liri Belishov\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}