{"id":7046,"date":"2021-05-08T11:08:57","date_gmt":"2021-05-08T11:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=7046"},"modified":"2021-05-08T11:08:57","modified_gmt":"2021-05-08T11:08:57","slug":"kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/","title":{"rendered":"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Tom Palmer<\/strong><\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cPse liberalizmi\u201d \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb ne t\u2019i japim direkt p\u00ebrgjigje pyetjes se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liberalizimi dhe p\u00ebrse njer\u00ebzit duhet ta mb\u00ebshtesin lirin\u00eb si nj\u00eb princip q\u00eb nd\u00ebrton rendin social.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Gjat\u00eb jet\u00ebs suaj, ka 100 p\u00ebr qind shanse q\u00eb t\u00eb silleni si liberal. Ndoshta do t\u00eb pyesnit se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh liberal? Nuk \u00ebsht\u00eb aq e v\u00ebshtir\u00eb. Ju nuk i p\u00ebrgjigjeni me dhun\u00eb dikujt q\u00eb nuk ju p\u00eblqen. Nuk ia merrni pron\u00ebn. Nuk g\u00ebnjeni a mashtroni p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb pron\u00ebn, ose t\u2019u jepni drejtim aq t\u00eb gabuar me makin\u00eb, sa ata t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb lumin posht\u00eb ur\u00ebs.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Ju keni respekt p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Respektoni t\u00eb drejtat e tyre, pavar\u00ebsisht se ndonj\u00ebher\u00eb ju vjen edhe t\u00eb godisni dik\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb thot\u00eb, duke ju ofenduar, por n\u00eb fund mendoni se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb largoheni, ose t\u2019i p\u00ebrgjigjeni fjal\u00ebs me fjal\u00eb. Ju jeni nj\u00eb njeri i civilizuar.<\/p>\n<p>Urime. Keni p\u00ebrvet\u00ebsuar principin baz\u00eb t\u00eb t\u00eb qenit liberal. Ju e jetoni jet\u00ebn dhe p\u00ebrfitoni nga lirit\u00eb tuaja personale, duke lejuar edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre. Silleni si nj\u00eb liberal.<\/p>\n<p>Liberal\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb parimet e vullnetit t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vend t\u00eb forc\u00ebs. Me shum\u00eb gjasa, k\u00ebto parime t\u00eb vullnetit t\u00eb lir\u00eb ju i respektoni dhe i aplikoni n\u00eb jet\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme. Pyetja m\u00eb e shpesht\u00eb q\u00eb na b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb: A nuk \u00ebsht\u00eb liberalizmi nj\u00eb filozofi politike, nj\u00eb grup idesh rreth qeveris\u00eb dhe politikave? Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse themelet e k\u00ebsaj filozofie nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi at\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria, por se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb individi? K\u00ebtu lind dhe qasja e ve\u00e7ant\u00eb e liberalizmit n\u00eb krahasim me ideologjit\u00eb e tjera politike. Liberal\u00ebt nuk mendojn\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb \u00e7udib\u00ebr\u00ebse, sepse ajo drejtohet nga njer\u00ebz si ne. Nuk ekziston nj\u00eb qenie e ndryshme njer\u00ebzore, pavar\u00ebsisht emrit q\u00eb mund t\u2019i jepni: mbret, perandor, magjistar, kryeminist\u00ebr, president a deputet, ose pasjes s\u00eb njohurive, zgjuarsis\u00eb e pushtetit q\u00eb i ve\u00e7on nga normalja.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit, edhe kur jan\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, nuk jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u201ct\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr publikun\u201d. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb pak, se sa qytetari i thjesht\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar se jan\u00eb m\u00eb pak egoist\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashur sesa njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Akoma, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb dalluar t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja se sa shumica prej nesh. Ata jan\u00eb si ne.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, po t\u00eb mendosh pak, lider\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb fuqi q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk e kemi. Ata ushtrojn\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb arrestuar dhe p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebr t\u00eb filluar luft\u00ebra, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ligje se \u00e7far\u00eb mund dhe s\u2019duhet t\u00eb lexojn\u00eb qytetar\u00ebt, n\u00ebse dhe si mund t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Zot, me k\u00eb mund t\u00eb martohen, \u00e7far\u00eb nuk u lejohet t\u00eb han\u00eb, pin\u00eb ose tymosin, \u00e7far\u00eb pune mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, ku mund t\u00eb jetojn\u00eb, ku mund t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr shkollim, \u00e7far\u00eb \u00e7mimesh duhet t\u00eb ken\u00eb produkte t\u00eb ndrysh\u00ebm e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Ata, praktikisht, ushtrojn\u00eb nj\u00eb pushtet q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk e kemi.<\/p>\n<p>Pra, ata ushtrojn\u00eb forc\u00eb dhe kjo e dallon qeverin\u00eb nga institucionet e tjera. Por ata kan\u00eb fuqi perceptimi t\u00eb realitetit, njohuri, ose largpam\u00ebsi jo m\u00eb shum\u00eb se ne t\u00eb tjer\u00ebt, sikund\u00ebr as standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe rigoroz p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e gabuar se mesatarja. Disa mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb zgjuar se mesatarja e popullsis\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb ndoshta edhe m\u00eb pak inteligjent\u00eb, por nuk ka d\u00ebshmi se ata, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb mbi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb konsiderohen mjeshtrit tan\u00eb natyror\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse ushtrojn\u00eb forc\u00eb, at\u00ebher\u00eb, qeverit\u00eb, kur ne na duhet t\u00eb bindim t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare? Duke qen\u00eb se mbajt\u00ebsit e k\u00ebtij pushteti nuk jan\u00eb as engj\u00ebj dhe as Zota, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi q\u00eb ne nuk e kemi? P\u00ebrse ne u n\u00ebnshtrohemi atyre me fuqin\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb? N\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb nuk kam aq autoritet sa t\u00eb hy n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde dhe t\u00eb k\u00ebrkoj se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb hash, t\u00eb tymos\u00ebsh ose kur duhet t\u00eb shkosh p\u00ebr t\u00eb fjetur dhe me k\u00eb, p\u00ebrse nj\u00eb politikan, nj\u00eb burokrat, nj\u00eb gjeneral, nj\u00eb mbret ose nj\u00eb kryetar bashkie e ka k\u00ebt\u00eb pushtet?<\/p>\n<p><strong>A e dham\u00eb ne p\u00eblqimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb na detyruar?<\/strong><\/p>\n<p>Por prisni, ne jemi qeveria, apo nuk jemi? T\u00eb pakt\u00ebn, n\u00eb disa demokraci, si\u00e7 kan\u00eb shkruar disa filozof\u00eb t\u00eb ndritur, si Zhan Zhak Ruso, ne miratojm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb qeveria k\u00ebrkon prej nesh, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ose t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb. Qeveria praktikon \u201cvullnetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d t\u00eb njer\u00ebzve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb duke praktikuar vullnetin ton\u00eb. Ndaj kur qeveria \u00ebsht\u00eb duke ushtruar dhun\u00eb ndaj nesh, ajo po na detyron ne p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndjekur vullnetin ton\u00eb dhe jo se \u00e7far\u00eb ne pretendojm\u00eb se duam. Si\u00e7 dhe argumenton Rusoi n\u00eb librin e tij \u201cKontrata Sociale\u201d, \u201cvullneti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb i drejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb publikut, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb se njer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nj\u00ebsoj n\u00eb diskutim\u2026 Ka, zakonisht, nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe mes vullnetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve (\u00e7far\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt duan) dhe vullnetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb teorin\u00eb e tij Ruso nd\u00ebrthur dhun\u00ebn me lirin\u00eb, sepse, argumenton Ruso: \u201ckushdo q\u00eb refuzon t\u2019i bindet vullnetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm do t\u00eb detyrohet nga fuqia e t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai do t\u00eb detyrohet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb\u201d. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ti nuk e di se \u00e7far\u00eb do, deri sa shteti t\u00eb ket\u00eb vendosur p\u00ebr ty se \u00e7far\u00eb do. K\u00ebshtu n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka, por policia t\u00eb ndalon dhe t\u00eb burgos, ty po t\u00eb lirojn\u00eb. Ty t\u00eb g\u00ebnjyen se ti doje q\u00eb t\u00eb mos i bindeshe shtetit dhe policia thjesht po t\u00eb ndihmon q\u00eb t\u00eb zgjidhje at\u00eb se \u00e7far\u00eb doje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por ishe shum\u00eb budalla, injorant, i marr\u00eb ose i dob\u00ebt p\u00ebr ta ditur q\u00eb \u00e7far\u00eb doje.<\/p>\n<p>Ndoshta kjo duket pak metafizike, ndaj le t\u00eb kthehemi e t\u00eb mendojm\u00eb se \u00e7far\u00eb argumentojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin sundimi i mazhoranc\u00ebs. Mesa duket, n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve ose disa procedurave t\u00eb tjera, ne kemi gjeneruar \u201cvullnetin e popullit\u201d edhe pse disa njer\u00ebz nuk jan\u00eb dakord (t\u00eb pakt\u00ebn ata q\u00eb nuk votuan p\u00ebr qeverin\u00eb). K\u00ebta t\u00eb fundit do t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mazhoranc\u00ebs, le t\u00eb themi p\u00ebr t\u00eb mos pir\u00eb alkool a duhan, ose p\u00ebr t\u2019u detyruar t\u00eb paguajn\u00eb taksa p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb ata jan\u00eb kundra, si luft\u00ebra a subvencione p\u00ebr grupe interesi. Mazhoranca votoi p\u00ebr t\u00eb mos lejuar di\u00e7ka n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit X, ose p\u00ebr t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit Y dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne e dim\u00eb \u201cvullnetin e popullit\u201d. K\u00ebshtu, n\u00eb rast se dikush vazhdon t\u00eb tymos marijuan\u00eb, a pi alkool, ose nuk deklaron t\u00eb ardhurat, ai \u00ebsht\u00eb duke thyer vullnetin e popullit, t\u00eb cil\u00ebn ai vet\u00eb e ka pranuar. Le t\u00eb hym\u00eb m\u00eb n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Le t\u00eb themi se nj\u00eb ligj q\u00eb nuk lejon alkoolin \u00ebsht\u00eb votuar dhe ti, nga ana tjet\u00ebr, ke votuar p\u00ebr at\u00eb deputet q\u00eb e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Disa mund t\u00eb thon\u00eb q\u00eb e ke dh\u00ebn\u00eb lejen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i detyruar nga ky ligj i ri. Po n\u00eb at\u00eb rast kur nuk ke votuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj apo p\u00ebr at\u00eb deputet q\u00eb mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb nism\u00eb? N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjigja q\u00eb do t\u2019ju japin \u00ebsht\u00eb se ke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces ku vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb leje q\u00eb t\u00eb pranosh rezultatin. Po n\u00eb at\u00eb rast kur nuk ke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votime, ose nuk kishe asnj\u00eb interes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj ligji? N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u2019ju thon\u00eb se nuk mund t\u00eb ankohesh, pasi e kishe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb influencuar vendimmarrjen gjat\u00eb zgjedhjeve. Libertariani Britanik Herber Spenser n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201c \u2026 kjo qenka nj\u00eb doktrin\u00eb e \u00e7uditshme, sepse si t\u00eb thuash po, si t\u00eb thuash jo, ose si t\u00eb jesh neutral, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet t\u00eb thuhet se e ke dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb miratimin (legjitimin) p\u00ebr k\u00ebto ndryshime\u201d. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e \u00e7uditshme! N\u00eb rast se gjithmon\u00eb jep leje, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb mendon ose thua, at\u00ebher\u00eb fjala \u201cmiratim\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb asgj\u00eb pasi do t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb si \u201cmosmiratim\u201d, ashtu dhe \u201cmiratim\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vet\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb zhveshur nga kuptimi i saj i par\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/pse-liberalizmi-kopertina.jpg\" rel=\"lightbox\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1197315 size-full\" src=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/pse-liberalizmi-kopertina.jpg\" sizes=\"(max-width: 460px) 100vw, 460px\" srcset=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/pse-liberalizmi-kopertina.jpg 460w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/pse-liberalizmi-kopertina-196x300.jpg 196w\" alt=\"\" width=\"460\" height=\"704\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb person, i cili arrestohet sepse \u00ebsht\u00eb duke tymosur marijuan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, nuk ka dh\u00ebn\u00eb miratimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse polic\u00ebt mbajn\u00eb shkopinj gome dhe arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar njer\u00ebzit me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta pushteti i deleguar te shteti nga njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kur nuk duan t\u00eb tymosin marijuan\u00eb at\u00ebher\u00eb ata mund t\u00eb zgjedhin t\u00eb vet\u00ebarrestohen. Por kur nuk e ke autoritetin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e komshiut me arm\u00eb p\u00ebr ta arrestuar at\u00eb e p\u00ebr ta futur n\u00eb qeli, si ka mund\u00ebsi q\u00eb mund t\u2019ia delegosh k\u00ebt\u00eb pushtet dikujt tjet\u00ebr? Ndaj kthehemi s\u00ebrish te pretendimi magjik se komshiu yt q\u00eb tymos marijuan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ka autorizuar vet\u00eb arrestimin e tij, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb tha ose se si u soll.<\/p>\n<p>Por ndoshta vet\u00ebm fakti se jeton n\u00eb nj\u00eb shtet do t\u00eb thot\u00eb se ti vet\u00eb ke miratuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb qeveria k\u00ebrkon prej teje. N\u00eb fund t\u00eb fundit n\u00eb rast se vendos t\u00eb vish n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ke dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin t\u00ebnd se je i gatsh\u00ebm t\u00eb pranosh rregullat e mia. Por nj\u00eb shtet nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si sht\u00ebpia ime. Un\u00eb jam pronar i sht\u00ebpis\u00eb sime por nuk jam pronar i shtetit tim. Shteti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb ide t\u00eb ndryshme sesi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe ata nuk m\u00eb p\u00ebrkasin mua. Kjo, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe: njer\u00ebzit e tjer\u00eb nuk jan\u00eb pron\u00eb e imja. Ata kan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb drejtuar. Ti si nj\u00eb njeri i matur e kupton k\u00ebt\u00eb dhe e gjith\u00eb sjellja jote e reflekton duke mos hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u2019u thoni si t\u00eb jetojn\u00eb. Ju nuk i vidhni atyre pron\u00ebn, edhe n\u00ebse mendoni se at\u00eb ju mund ta p\u00ebrdorni m\u00eb mir\u00eb. Ju nuk q\u00eblloni me grusht, thik\u00eb e arm\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebrshtar me ju, edhe p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ju. Ndaj n\u00ebse silleni si nj\u00eb liberal, ndoshta duhet t\u00eb b\u00ebheni i till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh liberal?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb jesh liberal do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb mos d\u00ebmtosh t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet respektit p\u00ebr ligjin dhe drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb pajisesh me aft\u00ebsit\u00eb mendore p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejta, sesi ato jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim paq\u00ebsor n\u00eb shoq\u00ebri dhe sesi shoq\u00ebri t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi parimet e bashk\u00ebpunimit vullnetar funksionojn\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrosh lirin\u00eb t\u00ebnde, si dhe lirin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Nj\u00eb mendimtar i famsh\u00ebm brazilian ia dedikoi jet\u00ebn shfuqizimit t\u00eb praktik\u00ebs m\u00eb t\u00eb keqe kund\u00ebr liris\u00eb: skllav\u00ebris\u00eb. Ai quhej Joaquim Nabuco. Motoja liberale q\u00eb e udh\u00ebhoqi gjat\u00eb jet\u00ebs ishte:<\/p>\n<p>Eduko f\u00ebmij\u00ebt e tu, edukoje vet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dashuruar lirit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb liria jote personale nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb liri q\u00eb vjen falas prej fatit. Do t\u00eb jesh i bindur p\u00ebr vler\u00ebn e liris\u00eb dhe as do t\u00eb kesh m\u00eb kuraj\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh liberal do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kujdesesh p\u00ebr lirit\u00eb e gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbrosh t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve edhe n\u00eb ato raste kur sjellja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ne. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdor\u00ebsh forc\u00ebn, por t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb arrish objektivat n\u00eb jet\u00eb, qofshin ato lumturia personale, p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb njer\u00ebzimit, t\u00eb njohuris\u00eb, ose t\u00eb gjitha bashk\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve vullnetare dhe paq\u00ebsore. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn \u201ckapitaliste\u201d t\u00eb liris\u00eb s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe shk\u00ebmbimit tregtar apo n\u00eb shkenc\u00eb, filantropi, art, dashuri, miq\u00ebsi a \u00e7do lloj p\u00ebrpjekje njer\u00ebzore e cila mund t\u00eb kornizohet nga rregullat e bashk\u00ebpunimit vullnetar.<\/p>\n<p><strong>Skepticizmi p\u00ebr pushtetin dhe autoritetin<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb jesh liberal do t\u00eb thot\u00eb se e ke kuptuar q\u00eb lirit\u00eb jan\u00eb t\u00eb siguruara vet\u00ebm kur pushteti \u00ebsht\u00eb i limituar. T\u00eb drejtat k\u00ebrkojn\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Xhon Lok, aktivist dhe filozof radikal britanik, ndihmoi p\u00ebr t\u00eb hedhur themelet p\u00ebr bot\u00ebn moderne. Ai ishte kund\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsve \u201ct\u00eb absolutizmit\u201d, atyre personave q\u00eb mendonin se sundimtari duhet t\u00eb ket\u00eb fuqi t\u00eb pakufizuara. K\u00ebta ithtar\u00eb t\u00eb absolutizmit talleshin duke pohuar se, t\u2019i lejosh lirin\u00eb njer\u00ebzve, do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i lejosh atyre \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb \u201clistojn\u00eb\u201d, mb\u00ebshtetur n\u00eb teka, pa pasur frik\u00eb nga pasojat e veprimit t\u00eb tyre mbi t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Lok u p\u00ebrgjigj se \u00e7far\u00eb grupimi liberal k\u00ebrkonte t\u00eb ishte: \u201cLiria p\u00ebr t\u00eb vendosur rregull sipas vullnetit t\u00eb personit dhe prona veprimet e tij t\u00eb jen\u00eb n\u00eb lejuara me ligj; t\u00eb mos jet\u00eb i n\u00ebnshtruar nga vullneti i dikujt tjet\u00ebr, por t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb t\u00eb ndjek vullnetin personal\u201d. Nj\u00eb person mund t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb ai zgjedh t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tij, t\u00eb ndjek vullnetin e tij dhe jo t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn urdhrat e dikujt tjet\u00ebr, p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb duke respektuar t\u00eb drejtat e barabarta p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Filozofi Mikael Humeur e p\u00ebrshkruan liberalizmin si \u201cmorali i logjikshmes\u201d e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre element\u00eb: principi i mossulmimit q\u00eb pengon njer\u00ebzit t\u00eb sulmojn\u00eb, vrasin, vjedhin apo mashtrojn\u00eb njeri-tjetrin; pranimi i natyr\u00ebs detyruese t\u00eb shtetit\u2026 e cila mb\u00ebshtetet nga k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb besueshme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs p\u00ebr ata persona q\u00eb nuk i binden shtetit\u201d dhe \u201cnj\u00eb skepticiz\u00ebm ndaj autoritetit politik\u2026 q\u00eb shteti t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb gabime t\u00eb cilat nuk i lejohen t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb organizate jo shtet\u00ebrore ose individi\u201d. Sipas Humeur \u00ebsht\u00eb kuptimi i autoritetit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn dhe dallimin mes liberalizmit dhe filozofive t\u00eb tjera politike.<\/p>\n<p><strong>Liria, prosperiteti dhe rendi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb jesh liberal do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb je n\u00eb gjendje t\u00eb kuptosh sesi krijohet pasuria, e cila nuk vjen nga urdhrat e politikan\u00ebve, por nga njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb q\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku, q\u00eb krijojn\u00eb, zbulojn\u00eb, kursejn\u00eb, investojn\u00eb, blejn\u00eb e shesin dhe, t\u00eb gjitha k\u00ebto, n\u00ebn respektin p\u00ebr pron\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve. \u201cProna\u201d nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201cgj\u00ebrat e mira\u201d, si mund ta p\u00ebrdorim termin n\u00eb dit\u00ebt e sotme, por p\u00ebrfshin \u201c t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs, liris\u00eb dhe sht\u00ebpis\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fraz\u00ebn e Lokut. Si\u00e7 shkruante dhe Xhon Madison, shkruesi kryesor i kushtetut\u00ebs s\u00eb SHBA, \u201cAshtu si nj\u00eb person ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur pron\u00eb, ai ka t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb patur n\u00eb pron\u00ebsi dhe lirit\u00eb e tij\u201d.<\/p>\n<p>Dashuria dhe dhembshuria mund t\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe paq\u00ebsore me nj\u00ebri-tjetrin, por liberal\u00ebt e din\u00eb se k\u00ebto nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar paqe dhe bashk\u00ebpunim mes nj\u00eb grupi t\u00eb madh njer\u00ebzish q\u00eb nuk kan\u00eb komunikim.<\/p>\n<p>Dashuria dhe dhembshuria mund t\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe paq\u00ebsore me nj\u00ebri tjetrin, por liberal\u00ebt e din\u00eb se k\u00ebto nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar paqe dhe bashk\u00ebpunim mes nj\u00eb grupi t\u00eb madh njer\u00ebzish q\u00eb nuk kan\u00eb komunikim personal me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Liberal\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, ku ligjet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe nuk ndryshohen apo p\u00ebrthyhen p\u00ebr interes t\u00eb personave me pushtet. Rregullat n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb nuk krijohen p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb personi apo nj\u00eb grupi; ato respektojn\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore, pavar\u00ebsisht gjinis\u00eb s\u00eb tyre, ngjyr\u00ebs, fes\u00eb, prejardhjes apo \u00e7do lloj pamje t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Ligjet p\u00ebr pron\u00ebn jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr \u00e7do lloj bashk\u00ebpunimi vullnetar mes njer\u00ebzve t\u00eb panjohur. Prona nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb ne kemi n\u00eb dor\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie komplekse mes t\u00eb drejtave dhe detyrimeve, mes s\u00eb cilave njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb njohur mes tyre mund t\u00eb adaptojn\u00eb sjelljen e tyre p\u00ebr t\u00eb jetuar paq\u00ebsisht me nj\u00ebri tjetrin, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb firma dhe shoqata, dhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregti p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pasi ata e din\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e imja dhe se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja dhe mbi \u00e7far\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e tyre.<\/p>\n<p>Ligje q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb pron\u00ebn, q\u00eb jan\u00eb ligj\u00ebrisht t\u00eb sigurta dhe q\u00eb lejojn\u00eb transferimin e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thelbin p\u00ebr bashk\u00ebpunimin vullnetar, mir\u00ebqenie, progres dhe paqe. Prona p\u00ebrfshin dhe ato aksione n\u00eb firma t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb prodhuar ila\u00e7e e avion\u00eb apo q\u00eb ofrojn\u00eb fruta n\u00eb tavolin\u00ebn tuaj gjat\u00eb dimrit.<\/p>\n<p>Profesori liberal i ligjit Ricard Epstein titulloi nj\u00eb nga librat e tij \u201cRregulla t\u00eb thjeshta p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb komplekse\u201d. Titulli \u00ebsht\u00eb i goditur pasi kap frym\u00ebn e gjith\u00eb librit q\u00eb thekson se nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr rregulla kopmlekse p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb rend kompleks. Rregulla t\u00eb thjeshta mjaftojn\u00eb. N\u00eb fakt, rregulla t\u00eb thjeshta, t\u00eb kuptueshme, dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb koh\u00eb na japin rend, nd\u00ebrsa rregulla t\u00eb pakuptueshme, t\u00eb komplikuara dhe t\u00eb ndryshueshme ofrojn\u00eb kaos.<\/p>\n<p>Ligje t\u00eb qarta t\u00eb pron\u00ebs dhe ligje q\u00eb lejojn\u00eb shk\u00ebmbimin tregtar n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb dyansh\u00ebm mund\u00ebsojn\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb pa patur nevoj\u00eb p\u00ebr detyrim. Tregje t\u00eb lira imponojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb rregull dhe largpam\u00ebsi, dhe jo m\u00eb pak, sesa shoq\u00ebri t\u00eb komanduara. Rendi spontan i tregjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb abstrakt, kompleks dhe largpam\u00ebs sesa \u00e7do plan pes\u00ebvje\u00e7ar apo nd\u00ebrhyrje shtet\u00ebrore q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb. Institucione t\u00eb tilla si \u00e7mimi, q\u00eb prodhohet kur njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb mallra me nj\u00ebri tjetrin, ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar burimet p\u00ebr ato produkte q\u00eb jan\u00eb m\u00eb me vler\u00eb pa patur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burokraci imponuese. Plan i imponuar n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e planit pasi \u00ebsht\u00eb penges\u00eb e procesit t\u00eb vazhduesh\u00ebm e koordinimit t\u00eb planit e cila mish\u00ebrohet n\u00eb institucionet e zhvilluara lirisht n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Rendi vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane nga nd\u00ebrveprimet e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb sigurt nga g\u00ebzimi i t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Kjo nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr rendin ekonomik, por dhe p\u00ebr gjuh\u00ebn, moralin shoq\u00ebror, zakonet, shkenca dhe p\u00ebr fusha t\u00eb tilla si mod\u00eb. T\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu imponuar ndonj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre fushave n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb sundimtarit, diktatorit, presidentit, komisionit, parlamentit apo burokracis\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh rendin dhe t\u00eb imponosh kaos, t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsosh lirin\u00eb me forc\u00eb dhe harmonin\u00eb me mosmarr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Liberal\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb paqe dhe punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb drejtat e secilit prej nesh njihen dhe respektohen, nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn prosperiteti i p\u00ebrbashk\u00ebt gjenerohet nga bashk\u00ebpunimi vullnetar, bazuar n\u00eb nj\u00eb sistem ligjor q\u00eb mbron t\u00eb drejtat dhe mund\u00ebson shk\u00ebmbime vullnetare. Liberal\u00ebt besojn\u00eb te pushteti dhe punojn\u00eb p\u00ebr ta kufizuar at\u00eb, te pushteti p\u00ebr t\u00eb imponuar shtetin ligjor mbi arbitraritetin e pushtetit, p\u00ebr kufizimin dhe minimizimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb \u00e7do form\u00eb. Liberal\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar dhe ndalen n\u00eb arsyetimin e saj, n\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ne zgjedhim p\u00ebr sa koh\u00eb jemi duke respektuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn barazi p\u00ebr liri t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Liberal\u00ebt besojn\u00eb dhe punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb lumturin\u00eb e tij pa k\u00ebrkuar leje nga dikush tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vepruar apo p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p><strong>Ndaj\u2026 p\u00ebrse t\u00eb jesh liberal?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrse t\u00eb jesh liberal? Mund t\u2019ju duket shaka po p\u00ebrgjigja mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrse jo? Ashtu si n\u00eb gjyq t\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb v\u00ebrtetosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se dikush ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krim, dhe nuk i k\u00ebrkohet t\u00eb akuzuarit, ashtu dhe v\u00ebrtetimi k\u00ebrkohet nga ata persona q\u00eb do t\u00eb donin t\u2019i hiqnin lirin\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr dhe jo atyre q\u00eb duan t\u00eb ushtrojn\u00eb lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush q\u00eb do t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb ose t\u00eb gatuaj\u00eb nj\u00eb kek, nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb marr leje nga e gjith\u00eb bota p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar e p\u00ebr t\u00eb gatuar. As nuk duhet t\u00eb hedh posht\u00eb t\u00ebr\u00eb arsyet n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrse nuk duhet t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb ose t\u00eb gatuaj\u00eb. N\u00ebse atij nuk i lejohet t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb ose gatuaj\u00eb, i mbetet personit q\u00eb po e pengon t\u00eb ofroj\u00eb t\u00eb arsye bind\u00ebse p\u00ebrse nuk i lejohet. Barra p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar i mbetet atij q\u00eb nuk lejon. Dhe ai mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb arsye t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb mos lejuar t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb sepse z\u00ebri \u00ebsht\u00eb aq i lart\u00eb sa nuk lejon t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fjetur, apo sepse nga gatimi rrezikohet t\u00eb digjen sht\u00ebpit\u00eb p\u00ebrreth. K\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb arsye t\u00eb mira. Por supozimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe jo p\u00ebr ushtrimin e pushtetit p\u00ebr t\u00eb penguar lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb liberal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb beson n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e liris\u00eb. Dhe ky besim i thjesht\u00eb kur aplikohet n\u00eb realitet \u00e7on n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm mund t\u00eb realizojn\u00eb form\u00ebn e tyre t\u00eb lumturis\u00eb, ku mund t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb mallra t\u00eb lir\u00eb n\u00eb avantazh t\u00eb gjithsecilit dhe \u00e7do mosmarr\u00ebveshje zgjidhet n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebve dhe jo shkopinjve. Kjo nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb bot\u00eb perfekte, por nj\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u2019ia vlente t\u00eb luftoje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Tom Palmer N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cPse liberalizmi\u201d \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb ne t\u2019i japim direkt p\u00ebrgjigje pyetjes se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liberalizimi dhe p\u00ebrse njer\u00ebzit duhet ta mb\u00ebshtesin lirin\u00eb si nj\u00eb princip q\u00eb nd\u00ebrton rendin social. Gjat\u00eb jet\u00ebs &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":7047,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-7046","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal? - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal? - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Tom Palmer N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cPse liberalizmi\u201d \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb ne t\u2019i japim direkt p\u00ebrgjigje pyetjes se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liberalizimi dhe p\u00ebrse njer\u00ebzit duhet ta mb\u00ebshtesin lirin\u00eb si nj\u00eb princip q\u00eb nd\u00ebrton rendin social. Gjat\u00eb jet\u00ebs &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-08T11:08:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal?\",\"datePublished\":\"2021-05-08T11:08:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\"},\"wordCount\":4130,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\",\"name\":\"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal? - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-08T11:08:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal? - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal? - UET","og_description":"Nga Tom Palmer N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cPse liberalizmi\u201d \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb ne t\u2019i japim direkt p\u00ebrgjigje pyetjes se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liberalizimi dhe p\u00ebrse njer\u00ebzit duhet ta mb\u00ebshtesin lirin\u00eb si nj\u00eb princip q\u00eb nd\u00ebrton rendin social. Gjat\u00eb jet\u00ebs &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2021-05-08T11:08:57+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal?","datePublished":"2021-05-08T11:08:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/"},"wordCount":4130,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/","name":"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal? - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg","datePublished":"2021-05-08T11:08:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/13244057_1324654747551358_7573884435658938573_o-770x433-1.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uet-press-15-vjet-pse-te-jesh-liberal\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kolana UET Press- 15 vjet\/ Pse t\u00eb jesh liberal?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7046"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7046\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}