{"id":6984,"date":"2021-04-24T11:39:07","date_gmt":"2021-04-24T11:39:07","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=6984"},"modified":"2021-04-24T11:39:07","modified_gmt":"2021-04-24T11:39:07","slug":"kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/","title":{"rendered":"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>Kolana UETPress- 15 vjet<\/em><\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p><em>Titulli: Esat Pash\u00eb Toptani<\/em><\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p><em>Autor: Ilir Ikonomi<\/em><\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p><strong>Nga Bejtullah Destani, Studiues<\/strong><\/p>\n<p>Kemi n\u00eb duar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr Esat pash\u00eb Toptanin, njeriun shum\u00eb t\u00eb debatuar t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Autori, Ilir Ikonomi, ka p\u00ebrdorur nj\u00eb metodologji moderne p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me problemin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: kap\u00ebrcimin e paragjykimeve t\u00eb krijuara n\u00eb vite rreth k\u00ebtij personazhi. N\u00eb thelb t\u00eb qasjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nocioni se figurat historike duhen gjykuar sipas koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb jetuar dhe se askush nuk e ka monopolin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Autori ka p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb shumta nga arkiva n\u00eb Europ\u00eb dhe SHBA, q\u00eb jan\u00eb baza mbi t\u00eb cilat ai ka nd\u00ebrtuar figur\u00ebn e Esat pash\u00ebs, t\u00eb ushtarakut dhe politikanit, her\u00eb t\u00eb rrept\u00eb e t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe her\u00eb pragmatik, oportunist e dinak.<\/p>\n<p>Ilir Ikonomi jo vet\u00ebm q\u00eb e njeh shum\u00eb mir\u00eb historin\u00eb dhe koh\u00ebn kur ka jetuar Esat pasha, por na bind se \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i madh i p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve arkivore dhe i literatur\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Ai ka shkuar deri n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar \u00e7do dokument q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti, ose t\u00ebrthorazi me Esat pash\u00ebn. Nga Arkivi i Farnezin\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb, ku kam patur rastin ta ndihmoj n\u00eb k\u00ebrkimet e tij, Ikonomi ka mundur t\u00eb seleksionoj\u00eb nj\u00eb mori dokumentesh p\u00ebr Esat pash\u00ebn, telegrame, letra dhe d\u00ebshmi t\u00eb pabotuara, q\u00eb i kan\u00eb shtuar librit nj\u00eb informacion t\u00eb pasur p\u00ebr periudha jo fort t\u00eb studiuara n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Autori e trajton dokumentin historik me shum\u00eb kujdes, pa e shp\u00ebrdoruar dhe mbivler\u00ebsuar, duke kaluar n\u00eb sit\u00ebn e vet t\u00eb imt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat, t\u00eb pav\u00ebrtetat dhe gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat. Me t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri faktesh, ai na zhyt n\u00eb ngjarjet e koh\u00ebs dhe na b\u00ebn t\u00eb ndihemi sikur t\u00eb ishim d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si rrall\u00ebkush deri tani, Ilir Ikonomi na tregon se si duhet t\u00eb shkruhet historia e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila gjat\u00eb shum\u00eb dekadave u shtremb\u00ebrua dhe vazhdon akoma, duke patur parasysh se shumica e historian\u00ebve shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga paragjykimet, edhe pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Me qasjen e paanshme prej publicisti modern, autori thyen kornizat, duke na sjell\u00eb nj\u00eb gjykim moral t\u00eb ftoht\u00eb dhe t\u00eb shk\u00ebputur nga emocionet. Ai nuk predikon, nuk qorton dhe as nuk tregohet cinik, por, ashtu si nj\u00eb gazetar investigues, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb skeptik p\u00ebrball\u00eb ngjarjeve dhe personazheve.<\/p>\n<p>Ilir Ikonomi nuk i ka v\u00ebn\u00eb vetes si detyr\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundime kategorike mbi Esat pash\u00ebn. Ai e fton lexuesin t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb mali me dokumente nga arkiva t\u00eb ndryshme. Ky koncept n\u00eb dukje i thjesht\u00eb, por i refuzuar nga shum\u00eb historian\u00eb, ka k\u00ebrkuar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe nga autori, p\u00ebr t\u2019i paraqitur faktet natyrsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb balancuar.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb i derdhur n\u00eb nj\u00eb stil transparent, inteligjent dhe t\u00eb p\u00ebrmbajtur, ku asnj\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt. Ai nd\u00ebrthur parashtrimin e qart\u00eb t\u00eb dokumentit historik me rr\u00ebfimin kon\u00e7iz dhe t\u00ebrheq\u00ebs. Autori t\u00eb befason me intervistat autentike t\u00eb Esat pash\u00ebs dhe shum\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb panjohura, \u00e7ka i jep mund\u00ebsi lexuesit ta shijoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt atmosfer\u00ebn e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb literatur\u00ebn vendase dhe t\u00eb huaj, punimi q\u00eb keni n\u00eb duar \u00ebsht\u00eb pa dyshim m\u00eb seriozi dhe m\u00eb i sakti deri m\u00eb sot rreth k\u00ebtij personazhi historik. Nga ky lib\u00ebr mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb patur dhe kan\u00eb paragjykime, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr personalitete si Esat pasha, apo Mbreti Zog.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shembull i m\u00ebnyr\u00ebs se si mund t\u00eb shkruhet historia shqiptare.<\/p>\n<p><em>Rom\u00eb, tetor 2016<\/em><\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-6985 size-full\" src=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/panairi3.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"717\" srcset=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/panairi3.jpg 1024w, https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/panairi3-300x210.jpg 300w, https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/panairi3-768x538.jpg 768w, https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/panairi3-18x12.jpg 18w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n<p><strong>Dy fjal\u00eb nga autori<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb shpjegosh Esat pash\u00eb Toptanin (1864-1920), nj\u00ebrin nd\u00ebr personazhet m\u00eb enigmatik\u00eb t\u00eb bot\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>A ishte Esati mercenari q\u00eb shiste atdheun p\u00ebr nj\u00eb grusht para? Apo ishte pragmatisti q\u00eb refuzonte t\u00eb b\u00ebhej sh\u00ebrb\u00ebtor i t\u00eb huajit? P\u00ebrse i zem\u00ebronte disa qeveri dhe ia dilte t\u00eb miq\u00ebsohej me t\u00eb tjera? Si arrinte ky njeri pa ndonj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb fuste n\u00eb dilema edhe diplomat\u00ebt e p\u00ebrpunuar n\u00eb universitetet europiane? Ku e m\u00ebsoi artin e t\u00eb folurit, q\u00eb i b\u00ebnte intervistat e tij t\u00eb ting\u00ebllonin m\u00eb koherente dhe m\u00eb bind\u00ebse, sesa belb\u00ebzimet e shum\u00eb prej udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb njohim? P\u00ebrse u vra dhe kush u g\u00ebzua nga vrasja e tij? P\u00ebrse historian\u00ebt shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb dashur kurr\u00eb t\u00eb merren seriozisht me t\u00eb, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar? Libri q\u00eb keni n\u00eb duar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre pyetjeve. \u2013 kjo mund te vecohet ne faqosje ne nje kornize me vete.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb i drejtohet publikut t\u00eb gjer\u00eb e jo thjesht studiuesit t\u00eb historis\u00eb, nuk ka tradhtar\u00eb dhe heronj. Aty ka fakte t\u00eb ftohta q\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb lexuesin t\u00eb arg\u00ebtohet ose t\u00eb trishtohet nga \u00e7menduria njer\u00ebzore, por kurrsesi t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb indinjat\u00eb apo ekzaltim, kur ndeshet me nj\u00eb posht\u00ebrsi a me nj\u00eb heroiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Esati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb tep\u00ebr komplekse, q\u00eb ka vepruar n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb pashkelur, kur shteti shqiptar ishte n\u00eb formim e sip\u00ebr. Faktet q\u00eb lidhen me t\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegohen me hamendje dhe un\u00eb isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm se studimi i Esat pash\u00ebs duhej mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb burim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb arkivor, t\u00eb pandotur nga rr\u00ebfimet gojore dhe nga interpretimet subjektive. Personalisht, nuk m\u00eb lidh asgj\u00eb me Toptan\u00ebt dhe nuk kam ndonj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, ose n\u00eb at\u00eb an\u00eb t\u00eb debatit. Prandaj, n\u00eb k\u00ebrkimet e mia kam p\u00ebrdorur syrin e nj\u00eb v\u00ebzhguesi t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb pandikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb personazh, kam shqyrtuar me kujdes arkivat e ministrive t\u00eb jashtme austriake dhe italiane, ku ndodhet nj\u00eb arsenal i t\u00ebr\u00eb telegramesh, letrash, sh\u00ebnimesh dhe raportesh p\u00ebr Esatin, shumica t\u00eb panjohura. Austria dhe Italia e v\u00ebzhgonin me kujdes dhe negocionin me Esatin, kur ai ndodhej n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitet 1913-16. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur shkoi n\u00eb Frontin e Selanikut, Franca mbante sh\u00ebnim l\u00ebvizjet e tij dhe arkivi francez \u00ebsht\u00eb mjaft i dobish\u00ebm p\u00ebr studimin e k\u00ebsaj periudhe. Italian\u00ebt dhe francez\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pashfryt\u00ebzuar edhe p\u00ebr koh\u00ebn kur Esati ndodhej n\u00eb Paris, n\u00eb vitet 1919-1920. Disa v\u00ebllime me dokumente t\u00eb arkivit serb m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u00eb kuptoj marr\u00ebdh\u00ebniet e tij komplekse me Serbin\u00eb, dhe t\u00eb k\u00ebrkoj p\u00ebrgjigje rreth disa pyetjeve q\u00eb hedhin dyshime mbi karakterin e Esatit. Edhe Arkivi Q\u00ebndror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr mua nj\u00eb burim mjaft i mir\u00eb informacioni. Aty ka dokumente origjinale, por edhe shum\u00eb prurje nga arkiva t\u00eb tjera. Sigurisht, arkivat kan\u00eb kufizimet e tyre, sepse jo \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thon\u00eb ato t\u00eb \u00e7on tek e v\u00ebrteta. Dokumentet duhen konfirmuar dhe interpretuar sakt\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit peshorja, me t\u00eb cil\u00ebn matet ndershm\u00ebria e autorit.<\/p>\n<p>Disa dhjetra libra, gazeta e revista, q\u00eb i kam nxjerr\u00eb nga bibliotekat dhe arkivat, m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u00eb krijoj nj\u00eb ide m\u00eb realiste p\u00ebr truallin e ashp\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin veproi Esati, p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb tabllon\u00eb me ngjyra sa m\u00eb t\u00eb gjalla. Lexuesi do t\u00eb ket\u00eb rast t\u00eb kaloj\u00eb si n\u00eb nj\u00eb film ngjarjet q\u00eb p\u00ebrjetoi Shqip\u00ebria n\u00eb 8 vitet e para t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj si shtet: vrullet, shkat\u00ebrrimet, rebelimet, shpresat, zhg\u00ebnjimet dhe ringritjet.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhej pa shkelur un\u00eb vet\u00eb n\u00eb disa prej vendeve q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb lib\u00ebr, prandaj kam marr\u00eb disa her\u00eb avionin nga Uashingtoni p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb Shkod\u00ebr desha t\u00eb k\u00ebqyr kalan\u00eb e Rozaf\u00ebs m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por edhe me dron, me shpres\u00ebn se kjo do t\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb krijoja nj\u00eb p\u00ebrfytyrim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u rrethua dhe si u mbrojt qyteti nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb. N\u00eb Durr\u00ebs, desha t\u00eb gjeja se ku sakt\u00ebsisht ndodhej pallati i Princ Vidit, nga i cili sot nuk ka mbetur asnj\u00eb gjurm\u00eb; desha t\u00eb p\u00ebrcaktoja se n\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb t\u00eb qytetit ngrihej sht\u00ebpia e madhe e Esatit dhe si u q\u00ebllua ajo me top nga kopshti i pallatit nat\u00ebn dramatike t\u00eb 18-19 majit 1914.<\/p>\n<p>Libri ndahet n\u00eb n\u00ebnt\u00eb kapituj, q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb Esatin n\u00eb disa prej momenteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs: p\u00ebrballja me sulltan Abdyl Hamitin, rrethimi i Shkodr\u00ebs, rivaliteti me Ismail Qemalin, bashk\u00ebjetesa dhe ndarja me Princ Vidin, rikthimi n\u00eb Durr\u00ebs dhe qeverisja n\u00ebn rrethimin e rebel\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, lufta n\u00eb Frontin e Selanikut, Konferenca e Paqes dhe vrasja nga Avni Rustemi n\u00eb Paris. Ngjarjet e p\u00ebrshkruara shoq\u00ebrohen me nj\u00eb koleksion fotografish, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pabotuara. Libri \u00ebsht\u00eb i pajisur me sh\u00ebnime, nj\u00eb bibliografi t\u00eb holl\u00ebsishme dhe treguesin e emrave.<\/p>\n<p>Deri tani jan\u00eb botuar disa libra dhe studime mbi Esatin, por mendoj se p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka patur nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb panevojshme p\u00ebr ta paraqitur ose si patriot t\u00eb kulluar, ose si emblem\u00eb t\u00eb tradhtis\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb dashur fare t\u00eb merren me t\u00eb, duke e quajtur studimin p\u00ebr Esatin nj\u00eb p\u00ebrpjekje pa vler\u00eb. Nd\u00ebrkaq jan\u00eb botuar libra pa fund p\u00ebr figura lokale, t\u00eb cilat as q\u00eb i afrohen ndikimit q\u00eb Esati ka patur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb diplomacin\u00eb europiane.<\/p>\n<p>Disa studiues mund t\u00eb ken\u00eb dilema dhe pik\u00ebpyetje, mund t\u00eb shprehin hamendje dhe t\u00eb ngrejn\u00eb teori, por nuk mund ta fshijn\u00eb k\u00ebt\u00eb personazh, thjesht sepse roli i tij nuk p\u00ebrputhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si u p\u00eblqen atyre ta shohin historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. E kaluara na sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb ardhmen dhe ky lib\u00ebr del n\u00eb drit\u00eb si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb njohje.<\/p>\n<p><em>Ilir Ikonomi<\/em><\/p>\n<p><em>Uashington, D.C.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Librat e mir\u00eb artistik\u00eb jan\u00eb aq pak sa t\u00eb merr frika ta mendosh. Ndoshta nj\u00eb n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb. E megjithat\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. I nj\u00ebjti pohim vlen edhe p\u00ebr librat e mir\u00eb historik\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr i Ilir Ikonomit.<\/p>\n<p><em>Blendi Fevziu<\/em><\/p>\n<p>Historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb libra q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb met\u00eb fatale. Eventet jan\u00eb t\u00eb rreshtuara si \u201cfoto\u201d statike. \u00c7ka lexuesit i shkakton bezdi, sepse q\u00eb leximi t\u00eb marr\u00eb kuptim i duhet q\u00eb \u201cfotot t\u2019i lidh\u00eb vet\u00eb\u201d. Libri i Ilir Ikonomit b\u00ebn p\u00ebrjashtim. Duke e lexuar nuk ndjen asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, sepse rrjedh si nj\u00eb film.<\/p>\n<p><em>Henri \u00c7ili<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb fundi nj\u00eb lib\u00ebr i v\u00ebrtet\u00eb Historie. Nga ata m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Q\u00eb gjat\u00eb leximit t\u00eb jep ndjesin\u00eb se po e sheh me syt\u00eb e tu qiellin n\u00ebn t\u00eb cilin po luftohet, po d\u00ebgjon z\u00ebrat e protagonist\u00ebve, gj\u00ebmimin e topave, urdh\u00ebrat e komandant\u00ebve, thirrjet e luft\u00ebtar\u00ebve, krrokam\u00ebn e korbave mbi kufomat, po nuhat er\u00ebn e barutit dhe arom\u00ebn e pyllit aty pran\u00eb.<\/p>\n<p><em>Edison Ypi<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolana UETPress- 15 vjet Titulli: Esat Pash\u00eb Toptani Autor: Ilir Ikonomi Nga Bejtullah Destani, Studiues Kemi n\u00eb duar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr Esat pash\u00eb Toptanin, njeriun shum\u00eb t\u00eb debatuar t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Autori, Ilir Ikonomi, ka p\u00ebrdorur nj\u00eb metodologji &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":6986,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-6984","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026 - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026 - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kolana UETPress- 15 vjet Titulli: Esat Pash\u00eb Toptani Autor: Ilir Ikonomi Nga Bejtullah Destani, Studiues Kemi n\u00eb duar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr Esat pash\u00eb Toptanin, njeriun shum\u00eb t\u00eb debatuar t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Autori, Ilir Ikonomi, ka p\u00ebrdorur nj\u00eb metodologji &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-04-24T11:39:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"717\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026\",\"datePublished\":\"2021-04-24T11:39:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\"},\"wordCount\":1970,\"commentCount\":6,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\",\"name\":\"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026 - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg\",\"datePublished\":\"2021-04-24T11:39:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg\",\"width\":717,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026 - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026 - UET","og_description":"Kolana UETPress- 15 vjet Titulli: Esat Pash\u00eb Toptani Autor: Ilir Ikonomi Nga Bejtullah Destani, Studiues Kemi n\u00eb duar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr Esat pash\u00eb Toptanin, njeriun shum\u00eb t\u00eb debatuar t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Autori, Ilir Ikonomi, ka p\u00ebrdorur nj\u00eb metodologji &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2021-04-24T11:39:07+00:00","og_image":[{"width":717,"height":433,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026","datePublished":"2021-04-24T11:39:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/"},"wordCount":1970,"commentCount":6,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/","name":"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026 - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg","datePublished":"2021-04-24T11:39:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/ikonomi-717x433-1.jpg","width":717,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kolana-uetpress-esat-pashe-toptani-sic-nuk-e-njohim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kolana UETPress\/ Esat pash\u00eb Toptani, si\u00e7 nuk e njohim\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6984"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6984\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}