{"id":5975,"date":"2020-05-08T11:21:43","date_gmt":"2020-05-08T11:21:43","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=5975"},"modified":"2020-05-08T11:21:43","modified_gmt":"2020-05-08T11:21:43","slug":"profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/","title":{"rendered":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor"},"content":{"rendered":"<h1><strong>Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor<\/strong><\/h1>\n<p>Profesori i Edukimit n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegon se si do jet\u00eb roli i edukimit dhe i universiteteve n\u00eb ve\u00e7anti pas pandems\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb Covid -19. Gjithashtu profesor Treska analizon se si sistemi arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri e p\u00ebrballoi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Perceptimi i tij \u00ebsht\u00eb se sistemi arsimor shqiptar \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat post-CIVID-19. Ai shton se stafit m\u00ebsmor dhe familjeve shqiptare nuk ju mungon d\u00ebshira dhe vullneti p\u00ebr t\u00eb vijuar arsimimin dhe edukimin e f\u00ebmijeve edhe n\u00eb k\u00ebto kushte. E theksoj k\u00ebt\u00eb fakt, sepse na duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb pik\u00ebrisht duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb faktor.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb ndryshoj\u00eb qasja klasike e arsimit t\u00eb lart\u00eb pas COVID-19? N\u00ebse po, cili \u00ebsht\u00eb parashikimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb qasja n\u00eb arsimin e lart\u00eb pas COVID-19 do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Besoj se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb askush nuk ka m\u00eb dyshime. M\u00ebndimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb COVID-19 ka krijuar tashm\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri. T\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrshtaten me k\u00ebt\u00eb realitet dhe sigurisht q\u00eb edhe arsimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe arsimi i lart\u00eb po ashtu.<br \/>\nKy realitet do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr individ\u00ebt, profesionist\u00ebt, institucionet, organizmat, entitetet dhe autoritetet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektorin e arsimit t\u00eb lart\u00eb. Prova e tyre \u00ebsht\u00eb sa dhe si k\u00ebta do t\u00eb dijn\u00eb, do t\u00eb duan dhe do t\u00eb munden t\u00eb p\u00ebrshtasin sistemet, kurrikulat, procedurat, standardet, kuadrin ligjor dhe administrativ, metodat e m\u00ebsimdh\u00ebnies, teknikat e tyre dhe mjetet me t\u00eb cilat duhet t\u00eb realizojn\u00eb misionin dhe sh\u00ebrbimin q\u00eb k\u00ebrkohet prej tyre.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb kuptim do na duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb, ose s\u00eb paku t\u00eb rishikojm\u00eb prioritetet tona dhe t\u00eb gjith\u00eb sistemit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me prioritetet e rishikuara t\u00eb ridizenjojm\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tona. K\u00ebtu p\u00ebrfshi padyshim edhe student\u00ebt, por edhe publikun e gjer\u00eb.<br \/>\nT\u00eb aft\u00ebt, t\u00eb vullnetshmit, t\u00eb duruarit, t\u00eb p\u00ebrgjegjshmit dhe profesionist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb do ta p\u00ebrkthejn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb sfid\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje, dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb japin p\u00ebrpara se t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb kund\u00ebrtit me t\u00eb par\u00ebt do ta l\u00ebxojn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si pamund\u00ebsi, fatalitet, fat t\u00eb keq, do k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb se t\u00eb japin.<br \/>\nBrenda sistemit shqiptar t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, perceptimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb realitetin e ri, komunikimi mes pedagogut dhe student\u00ebve do intensifikohet n\u00eb kuptimin e dend\u00ebsis\u00eb, t\u00eb intensitetit, t\u00eb formave dhe shpesht\u00ebsis\u00eb. Sa m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrallohet komunikimi face-to-face e pedagogut me student\u00ebt, aq me shum\u00eb do t\u00eb forcohen dhe konsolidohen format e tjera t\u00eb komunikimit. Une, n\u00eb parim besoj tek p\u00ebrgjegjshm\u00ebria e stafit akademik t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ve\u00e7an\u00ebrisht tek p\u00ebrgjegjshm\u00ebria e stafit akademik t\u00eb UET. Prej k\u00ebsaj p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie un\u00eb shpresoj dhe pres me bindje rritjen dhe \u201cshp\u00ebrthimin\u201d e kreativitetit profesional t\u00eb stafit ton\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto jav\u00eb jan\u00eb nj\u00eb indikator shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs se k\u00ebto potenciale jan\u00eb dominante n\u00eb sjelljen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb stafit t\u00eb UET. Kjo bindje mb\u00ebshtetet edhe tek feedback-u q\u00eb na vjen nga student\u00ebt tan\u00eb, i cili na tregon se edhe tek ata p\u00ebrgjegjsia, p\u00ebrkushtimi dhe gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb konsoliduar komunikimet me universitetin \u201ce tyre\u201d jan\u00eb \u00ebv\u00ebrtet shum\u00eb inmpresionuese.<\/p>\n<p><strong>Cilat do t\u00eb jen\u00eb efektet afat-shkurtra t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb pas COVID-19?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrshtatja me kushtet e reja \u00ebsht\u00eb efekti s\u00eb pari afat-shkurt\u00ebr, por edhe afat-gjat\u00eb nga COVID-19.<br \/>\n\u00c7do institucioni t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i duhet t\u00eb adresoj\u00eb dhe t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr disa k\u00ebrkesa themelore dhe bazike p\u00ebr ushtrimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre.<br \/>\nUn\u00eb personalisht shoh dy grupe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim:<br \/>\nA. Grupi i masave n\u00ebse institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb do t\u00eb rihapen<br \/>\nB. Grupi i masave q\u00eb edhe n\u00ebse institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb hapen, duhet t\u00eb garantojn\u00eb sh\u00ebrbimin online, ose m\u00ebsimin n\u00eb distanc\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto masa sugjeroj t\u00eb konceptohen si PARAKUSHTE p\u00ebr rifillimin e procesit akademik n\u00eb auditor, por edhe p\u00ebr vijimin e procesit online.<br \/>\nS\u00eb pari \u00ebsht\u00eb siguria maksimale e sh\u00ebndetit t\u00eb student\u00ebve, stafit akademik dhe atij ndihm\u00ebs dhe administrativ t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb organeve vendim-marr\u00ebse t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve ju duhet t\u00eb hartojn\u00eb plane masash t\u00eb detajuara dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, q\u00eb lidhen jo vet\u00ebm me numrin e student\u00ebve n\u00eb auditor, por edhe numrin e personave n\u00eb zyra, m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb mjedisve t\u00eb parbashk\u00ebta, p\u00ebrdorimin ose jo t\u00eb maskave, dorezave, dizinfektant\u00ebve etj. Padyshim q\u00eb barra kryesore p\u00ebr marrjen e k\u00ebtyre masave dhe p\u00ebr zbatuedhm\u00ebrin\u00eb e tyre ju takojn\u00eb s\u00eb pari Senateve Akademike, Rektorateve dhe Dekanateve, por q\u00eb duhen mb\u00ebshtetur financiarisht dhe administrativisht nga Bordet e Administrimit n\u00eb nivel universiteti, por edhe Dekanati.<br \/>\nS\u00eb dyti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar efektet aktuale aftashkurt\u00ebra t\u00eb COVID-19, institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb ju duhet t\u00eb rishikojn\u00eb Planet Kalendare Akademike, procedurat administrative, afatet e detyrimeve akademike t\u00eb student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrshtasin silabuset dhe procedurat akademike, t\u00eb rishikojn\u00eb rregulloret e brendshme me sens krijimin e sa m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb student\u00ebt t\u00eb realizojn\u00eb detyrimet e tyre akademike dhe kontraktuale, etj. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto masa nuk duhet t\u00eb prekin, madje duhet t\u00eb garantojn\u00eb zbatimin maksimal t\u00eb standardeve akademike arsimit t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nInstitucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtasin, pasurojn\u00eb dhe zgjerojn\u00eb kapacitetet e tyre n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb platformave leht\u00ebsisht t\u00eb arritshme p\u00ebr student\u00ebt, por edhe t\u00eb sigurta dhe shum\u00ebdimensionale.<br \/>\nTheksoj se UET ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrueshme dhe impresionuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\nPo ashtu institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb duhet t\u2019i kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb trajnimit dhe aft\u00ebsimit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb stafit t\u00eb tyre akademik dhe atij administrativ p\u00ebr t\u2019u familjarizuar sa m\u00eb shpejt me p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre plataformave dhe m\u00eb aft\u00ebsimin e tyre didaktik dhe metodik n\u00eb fush\u00ebn \u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies online. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim UET vlen t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetet, ve\u00e7an\u00ebrisht Zyra e IT e k\u00ebtij universiteti, e cila ka ofruar disa trajnime n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e platform\u00ebs q\u00eb ne aktualisht p\u00ebrdorim p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien online (Microssoft-TEAMS), por i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi stafit akdemik t\u00eb ndjek\u00eb disa trajnime specifike q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me m\u00ebsimdh\u00ebnien online n\u00eb pik\u00ebpamje metodike dhe pedagogjike.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur sistemi arsimor shqiptar t\u00eb p\u00ebrballoje sfidat post-COVID-19?<\/strong><br \/>\nPerceptimi im \u00ebsht\u00eb se sistemi arsimor shqiptar \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat post-CIVID-19.<br \/>\nMendoj se stafit m\u00ebsmor dhe familjeve shqiptare nuk ju mungon d\u00ebshira dhe vullneti p\u00ebr t\u00eb vijuar arsimimin dhe edukimin e f\u00ebmijeve edhe n\u00eb k\u00ebto kushte. E theksoj k\u00ebt\u00eb fakt, sepse na duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb pik\u00ebrisht duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb faktor.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kam vrejtur se shumica d\u00ebrmuese e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, si n\u00eb arsmin paruniversitar, ashtu edhe n\u00eb arsimin e lart\u00eb ka treguar nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie dhe gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb vijuar dh\u00ebnien e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi edhe n\u00eb kushtet e pandemis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr shoh me k\u00ebnaq\u00ebsi nj\u00eb shtim t\u00eb mobilimit t\u00eb familjeve dhe prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb ndihmuar f\u00ebmij\u00ebt e tyre gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb m\u00ebsimit online dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur stafin m\u00ebsimor gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb or\u00ebve m\u00ebsimore online. K\u00ebt\u00eb e kam v\u00ebn\u00eb re edhe tek student\u00ebt, tek t\u00eb cil\u00ebt kam konstatuar nj\u00eb mir\u00ebkuptim maksimal jo vet\u00ebm t\u00eb tyre si student\u00eb, por edhe t\u00eb familjeve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur.<br \/>\nSigurisht q\u00eb realiteti i ri e vuri n\u00eb prov\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin arsimor, kudo n\u00eb bot\u00eb. Por kjo prov\u00eb \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb sfiduese p\u00ebr vende si Shqip\u00ebria.<br \/>\nN\u00eb vler\u00ebsimin tim sistemi arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat post-COVID-19.<br \/>\nS\u00eb pari mendoj se nevojitet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje emergjente, energjike dhe totale n\u00eb aspektin teknologjik, infrastrukturor dhe logjistik. Me k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb theksoj nevoj\u00ebn p\u00ebr pajisjen e institucioneve arsimore me rrjete t\u00eb q\u00ebndrueshme teknologjike, pajisja e m\u00ebsuesve me pajisje kompiuterike, po ashtu edhe i nx\u00ebn\u00ebsve. Krahas pajisjeve duhet q\u00eb, si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit ashtu edhe nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt, t\u00eb aft\u00ebsohen seriozisht me aft\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre pajisjeve n\u00eb funksion t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebimdh\u00ebnies. M\u00ebsuesit n\u00eb ve\u00e7anti duhet t\u00eb rritin kapacitetet e tyre p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebsimit online.<br \/>\nPo ashtu n\u00eb aspektin logjistik dhe material, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht e domosdoshme t\u00eb dizenjohen me kujdes mjediset e institucioneve m\u00ebsimore q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb maksimalisht distanc\u00ebn e k\u00ebrkuar nga nj\u00ebri-tjetri, s\u00ebbashku me t\u00eb gjith\u00eb baz\u00ebn tjet\u00ebr materiale, si dizinfektuesit apo pajisje t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme.<br \/>\nS\u00eb dyti sugjerimi im lidhet me rishikim urgjent t\u00eb kurrikulave n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet dhe ciklet e shkollimit. Duke patur parasysh standardet dhe kushtet e reja t\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit m\u00ebsimor, kurrikulat e \u00e7do l\u00ebnde duhet t\u00eb rishikohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb plot\u00ebsimin e standardeve t\u00eb p\u00ebrmbajtjes dhe t\u00eb vler\u00ebsimit. Lidhur ngusht\u00eb me problemet p\u00ebrmbajt\u00ebsoreq\u00ebndron edhe pjesa metodologjike q\u00eb lidhet me metodat, m\u00ebnyrat, teknikat dhe instrumentet me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrcillet p\u00ebrmbajtja e kurrikul\u00ebs s\u00eb rishikuar.<br \/>\nS\u00eb treti mendoj se nd\u00ebrhyrja duhet t\u00eb jet\u00eb po aq emergjente edhe n\u00eb aspektin administrativ, procedurial dhe dokumentar. \u00cbsht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb rishikohen t\u00eb gjitha sistemet q\u00eb rregullojn\u00eb arsimimin dhe edukimin n\u00eb shkolla dhe institucione t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor Profesori i Edukimit n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegon se si do &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":5976,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-5975","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor Profesori i Edukimit n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegon se si do &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-08T11:21:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor\",\"datePublished\":\"2020-05-08T11:21:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\"},\"wordCount\":1806,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\",\"name\":\"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-08T11:21:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg\",\"width\":1280,\"height\":720},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor - UET","og_description":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor Profesori i Edukimit n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegon se si do &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2020-05-08T11:21:43+00:00","og_image":[{"width":1280,"height":720,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor","datePublished":"2020-05-08T11:21:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/"},"wordCount":1806,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/","name":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg","datePublished":"2020-05-08T11:21:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/IMG-20200508-WA0003.jpg","width":1280,"height":720},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/profesori-i-edukimit-treska-ky-realitet-i-ri-do-te-jete-nje-prove-e-vertete-per-sistemi-arsimor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb PROV\u00cb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sistemi arsimor"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5975\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}