{"id":5373,"date":"2019-10-25T14:15:28","date_gmt":"2019-10-25T14:15:28","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=5373"},"modified":"2019-10-25T14:15:28","modified_gmt":"2019-10-25T14:15:28","slug":"rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari dhe publicist i njohur Mustafa Nano ishte i ftuar n\u00eb jav\u00ebn e orinetimit n\u00eb UET me filimin e vitit akademik ku rr\u00ebveu para student\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale \u00a0se si s inga nj\u00eb I diplomuar p\u00ebr inxhieneri kaloi t\u00eb studionte p\u00ebr shkencat humane, gj\u00eb q\u00eb e ka passion edhe sot.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb ju keni zgjedhur mir\u00eb q\u00eb keni ardhur te ky universitet, dhe q\u00eb keni ardhur te k\u00ebto shkencat humane. E mendoj k\u00ebt\u00eb bazuar dhe tek nj\u00eb eksperienc\u00eb e imja personale, po edhe po t\u00eb distancohem nga kjo eksperienca ime p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do mendoja. Po eksperienca ime personale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante sepse un\u00eb kam nj\u00eb dipolme inxhinieri dhe jam inxhinier. Kam mbaruar n\u00eb vitin 85\u2019 inxhinieri elektronike, dhe un\u00eb nuk u b\u00ebra kurr\u00eb inxhinier dhe nuk m\u00eb p\u00eblqeu kurr\u00eb inxhinieria. Dhe nuk i kam p\u00eblqyer kurr\u00eb k\u00ebto shkencat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn, fizika, matematika, ndon\u00ebse kam qen\u00eb i mir\u00eb n\u00eb matematik\u00eb dhe n\u00eb fizik\u00eb, por nuk m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb aplikohesha dhe m\u00eb tutje gjat\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>M\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr shum\u00eb shkencat humane. Edhe pastaj, p\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb erdhi viti 1990, ku ndodhi ajo p\u00ebrmbysja e madhe, dhe ajo p\u00ebrmbysja e madhe ndodhi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shum\u00eb njer\u00ebzve, ndodhi dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn time. P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn time n\u00eb kuptimin q\u00eb ra diktatura dhe erdhi demokracia, po dhe n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb ngusht\u00eb personal. Un\u00eb pata nj\u00eb avantazh, sepse kuptova q\u00eb un\u00eb tani m\u00eb n\u00eb fund mund t\u00eb zgjidhja. Isha akoma i ri, isha 30 vje\u00e7, por erdhi koha q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb zgjidhja, mund t\u00eb zgjidhja vendbanimin, mund t\u00eb zgjidhja edhe vendin ku mund t\u00eb jetoja. Edhe Shqip\u00ebrin\u00eb mund ta lija, si\u00e7 e lan\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, si\u00e7 vazhdojn\u00eb ta l\u00ebn\u00eb dhe sot, bile sot \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb flam\u00eb. Dhe mund t\u00eb nd\u00ebrroja e t\u00eb gjeja dhe nj\u00eb profesion t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb nd\u00ebrroja profesionin dhe e nd\u00ebrrova profesionin, sepse t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebj sot ka qen\u00eb \u00ebndrra ime. Edhe gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve jam si autodidakt, jam p\u00ebrpjekur shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mbush disa vrima t\u00eb zeza q\u00eb un\u00eb i kam pasur n\u00eb kultur\u00ebn time. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, un\u00eb do doja shum\u00eb t\u00eb isha si ju, ta filloja si ju nga e para, sepse jan\u00eb ca gj\u00ebra q\u00eb ose b\u00ebhen n\u00eb mosh\u00ebn tuaj, ose nuk b\u00ebhen asnj\u00ebher\u00eb, ose n\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebhen, b\u00ebhen me mundime t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 po i b\u00ebj un\u00eb. Jan\u00eb ca lexime, ca libra t\u00eb caktuar q\u00eb njeriu ose i lexon n\u00eb mosh\u00ebn 20 vje\u00e7, ose m\u00eb mbrapa pastaj e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ti lexoj\u00eb. Shekspiri lexohet n\u00eb mosh\u00ebn tuaj, apo Homeri, apo Dante. M\u00eb pas n\u00eb mosh\u00ebn 40-50-60 vje\u00e7 do keni kok\u00eb\u00e7arje t\u00eb tjera, varet si do t\u00eb marr\u00eb edhe jeta.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ju q\u00eb e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje, keni zgjedhur shkencat humane, sidomos ajo pjes\u00eb prej jush q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje, ka dhe aspirat\u00eb, ka dhe projekt\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb ardhmen e tyre dhe duan jo vet\u00ebm t\u00eb marrin nj diplom\u00eb n\u00eb shkencat humane, por t\u00eb b\u00ebhen dhe t\u00eb zot\u00eb n\u00eb fushat e tyre, t\u00eb b\u00ebhen ekspert\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj aspirate un\u00eb do t\u00eb sugjeroja nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazike dhe elementare. N\u00eb boten e sotme duhet t\u00eb dish dhe anglisht, duhet t\u00eb dish mir\u00eb, jo thjesht anglishten e komunikimit bazik (si je, si dukesh, si ja \u00e7on), po duhet ta njoh\u00ebsh mir\u00eb anglishten, flas gjithmon\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb ambicien e kan\u00eb t\u00eb madhe dhe kan\u00eb \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha, duhet ta njohin anglishten n\u00eb nivelin e k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb ka fusha ku ti aplikohesh, n\u00eb nivelin e nj\u00eb ballafaqimi n\u00eb klas\u00eb, n\u00eb nivelin e nj\u00eb leksioni, t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb leksion apo t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb debat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb anglisht, sepse bota e sotme po shkon drejt k\u00ebtij niveli dhe un\u00eb nuk njoh njer\u00ebz t\u00eb zot\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme q\u00eb nuk din\u00eb anglisht.<\/p>\n<p>Ndoshta \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb jet\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera bota, ndodhta \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb anglishtja t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe se gjuha amtare, po ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Mir\u00ebpo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do tiu sugjeroj q\u00eb dhe gjuh\u00ebn shqipe ta m\u00ebsoni mir\u00eb. Do ishte gabim t\u00eb ecni me iden\u00eb \u2018h\u00eb se \u00ebsht\u00eb gjuha jon\u00eb, gjuha amtare q\u00eb e kemi m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, na e ka m\u00ebsuar mamaja po n\u00ebna n\u00eb djep dhe e dim\u00eb\u2019. Mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nuk e dini, sepse nuk e dim\u00eb, gjithmon\u00eb m\u00ebsojm\u00eb. Edhe tek gjuha shqipe ne m\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb vazhdimisht jam sot duke m\u00ebsuar, po flas p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Bile edhe duke m\u00ebsuar gjuh\u00eb t\u00eb huaj, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb perfeksionuar edhe sa m\u00eb shum\u00eb gjuh\u00ebn t\u00ebnde, gjuh\u00ebn shqipe. Ky \u00ebsht\u00eb sugjerimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb pak inteligjent q\u00eb mund tiu b\u00ebja t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e merrni me m\u00ebnd q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb \u00ebsh\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, gjuha angleze n\u00eb bot\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb tjet\u00eb q\u00eb do doja tiu jepja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmenda pak m\u00eb par\u00eb, me leximet. P\u00ebr mua jan\u00eb disa libra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebn e sotme. P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb un\u00eb do sugjeroja q\u00eb t\u00eb lexonin se s\u2019b\u00ebn Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ethosin e shqiptar\u00ebve. Un\u00eb duke lexuar Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit kam kuptuar pse shqiptar\u00ebt jan\u00eb k\u00ebshtu si jan\u00eb, pse ne jemi k\u00ebshtu si jemi, pse ne vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi kanunor\u00eb. Kur them ne nuk kam parsysh vet\u00ebm disa kokrra, po kam parasysh edhe elit\u00ebn kulturore t\u00eb vendit, q\u00eb funksionon shpesh her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kanunore, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Kanuni. Un\u00eb do doja t\u00eb mos funksiononte asnj\u00ebri mbi baz\u00ebn e Kanunit, se Kanuni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjet\u00ebrsir\u00eb q\u00eb nuk ka kuptim t\u00eb adoptohet dhe t\u00eb aplikohet sot, po si document historic Kanuni \u00ebsht\u00eb fantastic. Kush do q\u00eb t\u00eb njoh mir\u00eb kombin shqiptar dhe shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb lexoj\u00eb Kanunin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dokument historik fantastik. Sikur ta zhdukte dikush sot Kanunin edhe t\u00eb mos ekzistonte m\u00eb Kanuni si lib\u00ebr, do ishte nj\u00eb zbraz\u00ebti e madhe n\u00eb kultur\u00ebn e k\u00ebtij vendi. Edhe un\u00eb do tiua sugjeroja q\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb t lexonit, bile ta lexonit me v\u00ebmendje, seps Kanuni nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i m\u00ebrzitsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb librat e shenjt\u00eb fjala vjen, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm, q\u00eb un\u00eb gjithshtu do tiua sugjeroja ti lexonit, Bibl\u00ebn dhe Kuranin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dokument shqiptar \u00ebsht\u00eb, Eposi i Mujit, i kreshnik\u00ebve, pra jan\u00eb dokumenta unikal\u00eb k\u00ebta, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se i gjen n\u00eb vende t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb se i ka \u00e7do vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim them q\u00eb duhet ti lexoni. Sidomos ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr fush\u00eb studimi apo aplikimi shkencat humane dhe q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb duhet ti njohin k\u00ebto dokumenta, se jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Edhe ata q\u00eb b\u00ebhen historian\u00eb, politikan\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb lexime impenjative, nuk \u00ebsht\u00eb si t\u00eb lexosh nj\u00eb roman t\u00eb thjesht\u00eb buz\u00eb detit, jan\u00eb lexime impenjative. P\u00ebr shembull Kadareja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit, n\u00ebp\u00ebrmjet Kadares\u00eb mund t\u00eb marr\u00ebsh dhe di\u00e7ka prej kanunit, po un\u00eb p\u00ebrfytyroj q\u00eb k\u00ebta mbas 4-5 vjet\u00ebsh do jen\u00eb njer\u00ebz q\u00eb do jen\u00eb thelluar dhe do ken\u00eb nevoj\u00eb ti lexojn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr, k\u00ebshilla e fundit q\u00eb do doja t\u00eb jepja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Duhet me qen\u00eb t\u00eb update-uar me at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00eb. Sepse \u00ebsht\u00eb krijuar ideja q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb hapur tani, njer\u00ebzit shkojn\u00eb e vijn\u00eb ku duan dhe kthehen nga duan, edhe kjo ka sjell\u00eb, ka garantuar edhe hapjen ton\u00eb kulturore mendore. Kjo nuk ndodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike. Kufijt\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapur dhe ne vet\u00eb mund t\u00eb jemi mendjembyllur. Un\u00eb edhe sot shoh shum\u00eb intelektual\u00eb shqiptar\u00eb, pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e elit\u00ebs, jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e tyre nuk update-ohen me zhvillimet koherente q\u00eb ndodhin n\u00eb bot\u00ebn e sotme. Un\u00eb edhe n\u00eb emisionin tim kam ftuar dy tre psikolog\u00eb edhe nuk e kan\u00eb iden\u00eb se \u00e7a ndodh sot n\u00eb fush\u00ebn e psikologjis\u00eb, fjala vjen, nj\u00eb ilustrim. Mir\u00ebpo n\u00eb qoft\u00eb se ne nuk azhornohemi me at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00eb, ne do mbetemi k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Kufijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapur, po logjika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbyllur, mendja jon\u00eb do mbetet e mbyllur edhe ne do mbetemi ca njer\u00ebz me mentalitet provincial, edhe as vendit s\u2019kemi p\u00ebr ti vlejtur, se vendit i vlen kur ti merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00ebn e madhe, kur ke fuqi kompetitive, n\u00eb bot\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb haesh me tjetrin n\u00eb fshatin t\u00ebnd t\u00eb vog\u00ebl, dhe ky \u00ebsht\u00eb avantazhi i kufije t\u00eb hapur. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb ky avantazh, p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb duhet?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari dhe publicist i njohur Mustafa Nano ishte i ftuar n\u00eb jav\u00ebn e orinetimit n\u00eb UET me filimin e vitit akademik ku rr\u00ebveu para student\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale \u00a0se si s inga nj\u00eb I &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":5374,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-5373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gazetari dhe publicist i njohur Mustafa Nano ishte i ftuar n\u00eb jav\u00ebn e orinetimit n\u00eb UET me filimin e vitit akademik ku rr\u00ebveu para student\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale \u00a0se si s inga nj\u00eb I &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-25T14:15:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane\",\"datePublished\":\"2019-10-25T14:15:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\"},\"wordCount\":1660,\"commentCount\":7,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\",\"name\":\"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-25T14:15:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane - UET","og_description":"Gazetari dhe publicist i njohur Mustafa Nano ishte i ftuar n\u00eb jav\u00ebn e orinetimit n\u00eb UET me filimin e vitit akademik ku rr\u00ebveu para student\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale \u00a0se si s inga nj\u00eb I &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2019-10-25T14:15:28+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane","datePublished":"2019-10-25T14:15:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/"},"wordCount":1660,"commentCount":7,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/","name":"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg","datePublished":"2019-10-25T14:15:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/muci-770x433-1.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/rrefimi-i-muc-nanos-ne-uet-braktisa-inxhienerine-per-shkencat-humane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebfimi i Mu\u00e7 Nanos n\u00eb UET: Braktisa inxhienerin\u00eb p\u00ebr shkencat humane"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5373\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}