{"id":4450,"date":"2019-05-25T11:08:49","date_gmt":"2019-05-25T11:08:49","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=4450"},"modified":"2023-08-12T21:36:14","modified_gmt":"2023-08-12T21:36:14","slug":"kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/","title":{"rendered":"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:]"},"content":{"rendered":"<p>[:en]<\/p>\n<h1 class=\"single_article__title\">Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET<\/h1>\n<div class=\"block_section single_article__content\">\n<div class=\"content_right\">\n<p><em>Prof. Dr. Kristaq Xharo, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, mbrojtjes dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rr\u00ebfen mbi eksperienc\u00ebn e tij si lektor, por edhe arritjet p\u00ebrtej kuadrit akademik<\/p>\n<p>Elda Dedja<\/em><\/p>\n<p>Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb e mbrojtjes, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Prof. Dr. Kristaq Xharo sh\u00ebnon paralelisht nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arritjesh edhe p\u00ebrtej aktivitetit akademik.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb student \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb dhe vler\u00ebsoj\u00eb pedagog\u00ebt q\u00eb i japin m\u00ebsim, megjithat\u00eb p\u00ebr ata t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shansin t\u00eb kalojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas diplomimit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb auditorit, eksperienca \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e paharrueshme, p\u00ebr shkak t\u00eb ndjesive q\u00eb ky ndryshim provokon. Profesor Xharo ka qen\u00eb nd\u00ebr ata student\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgatitjes ekselente nd\u00ebr vite, jan\u00eb angazhuar menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie. P\u00ebr nj\u00eb lektor t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb s\u00eb bashku me privilegjin q\u00eb sjell ky status i ri, vjen edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cDita e par\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies, do t\u00eb thosha q\u00eb mbetet e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr faktin se nga nj\u00eb pozicion do t\u00eb kalosh n\u00eb nj\u00eb pozicion tjet\u00ebr, nga ajo q\u00eb vler\u00ebson dhe gjykon t\u00eb tjer\u00ebt, do t\u00eb kthehesh n\u00eb subjekt ku do t\u00eb jet\u00eb auditori q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb do t\u00eb ishte dhe momenti i kalimit nga student n\u00eb lektor p\u00ebr mua, n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb vler\u00ebsohej nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit dhe natyr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Profesor Xharo tregon se emocionet p\u00ebr t\u00eb ishin t\u00eb shumta, por ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb formohej edhe eksperienca e duhur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb auditor maksimumin.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thosha q\u00eb kam qen\u00eb i emocionuar, p\u00ebr shkak se performanca nuk varej thjesht nga \u00e7far\u00eb njohurish kishe, apo sa do t\u00eb arrije t\u2019i transmetoje, por m\u00ebnyra se si do t\u2019i transmetoje ishte edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Un\u00eb kisha qen\u00eb nj\u00eb student shum\u00eb i mir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe t\u00eb jesh nj\u00eb lektor po aq i mir\u00eb. Ora e par\u00eb natyrisht kishte emocionet e veta. At\u00ebher\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimore ishte 90 minut\u00ebshe dhe p\u00ebrballja me nj\u00eb leksion t\u00eb till\u00eb sigurisht q\u00eb do t\u00eb ishte mjaft i v\u00ebshtir\u00eb edhe n\u00eb racionalizimin e koh\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb arrije ta b\u00ebje atraktive at\u00eb lloj leksioni, por k\u00ebto ishin disa aft\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb vinin me kalimin e koh\u00ebs, me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitohej nga dita n\u00eb dit\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Eksperienca n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie p\u00ebr Prof. Dr. Kristaq Xharo me kalimin e viteve do t\u00eb shtrihej edhe n\u00eb auditor\u00ebt e universitetit, ku p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs gj\u00ebrat ndryshonin nga m\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake. Kalimi nga nj\u00eb sistem totalitar, n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik, sigurisht q\u00eb shoq\u00ebrohej me ndryshimet e veta edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr karakterin e l\u00ebnd\u00ebve q\u00eb ai trajton.<\/p>\n<p>\u201cDiferenc\u00ebn do ta shihja kryesisht n\u00eb faktin q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ne kishim disa \u2018kufij\u2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt zhvillohej debati, diskutimi, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1983. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb doktrinat dhe strategjit\u00eb ushtarake ishin t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara dhe ishte mjaft e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dilje jasht\u00eb kuadratit t\u00eb tyre. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb auditor tjet\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb universiteti, debati \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lir\u00eb, shum\u00eb m\u00eb akademik, kuptohet edhe njohurit\u00eb, edhe literatura ishte mjaft e ndryshme. N\u00ebse n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb do u referoheshe disa autor\u00ebve t\u00eb caktuar, tani t\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u2019i referohesh shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr autor\u00ebve\u201d, shprehet Xharo.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1997, ai kreu studimet n\u00eb SHBA n\u00eb nj\u00eb nga kolegjet mjaft t\u00eb d\u00ebgjuara dhe t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr lidershipin dhe strategjin\u00eb. Rr\u00ebfen se kjo eksperienc\u00eb ishte interesante, p\u00ebr faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb atij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb ballafaqohej me eksperienca t\u00eb tjera, n\u00eb ve\u00e7anti me eksperienc\u00ebn e nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, ku debatet dhe shk\u00ebmbimi i ideve ishin kryefjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e vler\u00ebsoj, pasi krahas p\u00ebrfitimit nga eksperienca e nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, integroheshin eksperienca dhe njohuri edhe nga vendet e Europ\u00ebs. Atje nuk kishte student\u00eb vet\u00ebm nga SHBA-ja, por ishte nga 60 vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt vinin me eksperiencat e tyre, kishte debate dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer njohurit\u00eb\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb periudha 2005 \u2013 2007, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Xharo ishte drejtues i nj\u00eb prej organizatave m\u00eb t\u00eb fuqishme rajonale, SEDM \u2013 South East Defence Ministerial q\u00eb merrej me \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes, ku b\u00ebnin pjes\u00eb thuajse t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs Juglindore p\u00ebrfshir\u00eb edhe SHBA-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb periudh\u00eb e till\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb drejtonte nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb till\u00eb, sigurisht ne pat\u00ebm mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjitha strukturave qeveritare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe organizimi dhe drejtimi u konsideruan nga m\u00eb t\u00eb suksesshmit\u201d, rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej momenteve m\u00eb historike dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin, at\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO, profesor Xharo ishte po ashtu protagonist dhe nj\u00eb prej aktor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ku n\u00eb vitin 2009 ishte z\u00ebvend\u00ebsp\u00ebrfaq\u00ebsues i misionit ushtarak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb dinamike, me ngarkes\u00eb dhe me stres, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe me g\u00ebzim, kur vendi yn\u00eb u b\u00eb an\u00ebtar i NATO-s. Pik\u00ebrisht kjo periudh\u00eb p\u00ebr ne mbeti mjaft e sh\u00ebnuar, si\u00e7 mbeti edhe p\u00ebr vet\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Forcat e Armatosura, nj\u00eb ngjarje v\u00ebrtet historike dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kuptohet q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ne na duhej q\u00eb t\u00eb punonim me standarde t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonim ato k\u00ebrkesa dhe detyrime q\u00eb kishte vendosur NATO. Kishim p\u00ebrkrahjen e partner\u00ebve tan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe kalimi nga nj\u00eb vend v\u00ebzhgues nga nj\u00eb vend an\u00ebtar, pati sigurisht nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E gjitha kjo eksperienc\u00eb kishte v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e veta, por sigurisht u shoq\u00ebrua me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe shp\u00ebrblimin e pun\u00ebs s\u00eb palodhur.\u201d<\/p>\n<p>Pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2010, ai mbajti detyr\u00ebn e rektorit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe Universitetit Ushtarak \u201cSk\u00ebrnderbej\u201d, dhe p\u00ebrfundimisht mbylli karrier\u00ebn n\u00eb Forcat e Armatosura n\u00eb vitin 2014, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas pjes\u00eb e stafit t\u00eb UET. Lidhja q\u00eb ai krijoi me akademin\u00eb nuk u shk\u00ebput, pavar\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe detyrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mbajti nd\u00ebr vite. P\u00ebr t\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb pedagogu t\u00eb dij\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e studentit n\u00eb auditor. Ndon\u00ebse imazhi i nj\u00eb ushtaraku p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb personi strikt, q\u00eb u p\u00ebrmbahet t\u00ebr\u00ebsisht rregullave dhe \u201ckufijve\u201d, profesor Xharo ka treguar nd\u00ebr vite se n\u00eb filozofin\u00eb e tij t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, kryefjal\u00eb \u00ebsht\u00eb liria e t\u00eb menduarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb debat t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimore, aq m\u00eb efikase \u00ebsht\u00eb ajo. P\u00ebr mendimin tim nuk ka tabu, apo ide dhe koncepte t\u00eb vendosura nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, por ka vet\u00ebm m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i afruar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e m\u00ebsimit n\u00eb vetvete. Nuk ka vet\u00ebm fol\u00ebs dhe d\u00ebgjues, por ka bashk\u00ebbisedues. Nuk ka asnj\u00ebher\u00eb pyetje jasht\u00eb kontekstit, por ka vet\u00ebm debat, dhe sa m\u00eb i gjer\u00eb t\u00eb jet\u00eb debati mendoj se aq m\u00eb tep\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb student\u00ebt.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>[:]<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[:en] Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET Prof. Dr. Kristaq Xharo, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, mbrojtjes dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rr\u00ebfen mbi eksperienc\u00ebn e tij si lektor, por edhe arritjet p\u00ebrtej kuadrit akademik Elda Dedja Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":4451,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[59],"tags":[],"class_list":["post-4450","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-activities"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:] - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:] - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"[:en] Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET Prof. Dr. Kristaq Xharo, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, mbrojtjes dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rr\u00ebfen mbi eksperienc\u00ebn e tij si lektor, por edhe arritjet p\u00ebrtej kuadrit akademik Elda Dedja Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-05-25T11:08:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-08-12T21:36:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"554\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"369\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:]\",\"datePublished\":\"2019-05-25T11:08:49+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-12T21:36:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\"},\"wordCount\":1403,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktivitete\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\",\"name\":\"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:] - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg\",\"datePublished\":\"2019-05-25T11:08:49+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-12T21:36:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg\",\"width\":554,\"height\":369},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:]\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:] - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:] - UET","og_description":"[:en] Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET Prof. Dr. Kristaq Xharo, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, mbrojtjes dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rr\u00ebfen mbi eksperienc\u00ebn e tij si lektor, por edhe arritjet p\u00ebrtej kuadrit akademik Elda Dedja Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2019-05-25T11:08:49+00:00","article_modified_time":"2023-08-12T21:36:14+00:00","og_image":[{"width":554,"height":369,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:]","datePublished":"2019-05-25T11:08:49+00:00","dateModified":"2023-08-12T21:36:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/"},"wordCount":1403,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg","articleSection":["Aktivitete"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/","name":"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:] - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg","datePublished":"2019-05-25T11:08:49+00:00","dateModified":"2023-08-12T21:36:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/kristaq-Xharo-min.jpg","width":554,"height":369},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/kristaq-xharo-koloneli-akademik-i-uet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:]"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4450"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15155,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4450\/revisions\/15155"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}