{"id":3225,"date":"2018-11-26T12:05:01","date_gmt":"2018-11-26T12:05:01","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=3225"},"modified":"2023-08-12T21:53:17","modified_gmt":"2023-08-12T21:53:17","slug":"dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/","title":{"rendered":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun"},"content":{"rendered":"<header class=\"entry-header clearfix\">\n<h1 class=\"entry-title\">Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun<\/h1>\n<div class=\"entry-meta\"><\/div>\n<\/header>\n<div class=\"entry-content\">\n<p><strong><em>N\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs vijon prej pes\u00eb vitesh tradita e Dit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes. T\u00eb ftuar ishin sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar bizneset e tyre t\u00eb suksesshme. Data 20 n\u00ebntor \u00ebsht\u00eb Dita e Sip\u00ebrmarrjes dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb konsiderohen si vendi q\u00eb u b\u00eb nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dita e Sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb. P\u00ebr vitin e pest\u00eb radhazi \u00ebsht\u00eb organizuar s\u00ebrish ky aktivitet i cili n\u00eb thelbin e tij synon q\u00eb t\u00eb festojm\u00eb dhe t\u00eb ndajm\u00eb disa nga eksperiencat m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb fush\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, t\u00eb atyre individ\u00ebve q\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrpjekje dhe kuraj\u00eb kan\u00eb marr\u00eb riskun e zgjuar t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb biznesi, pun\u00ebsimit t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb sjelljes s\u00eb inovacionit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, si dhe pasurimin e tyre.<\/p>\n<div align=\"center\"><ins id=\"revive-0-15\" data-revive-zoneid=\"94\" data-revive-id=\"204d45472ddd82270d56fe6a29757ad8\" data-revive-seq=\"15\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_6d8842e9c5\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.aplikacione.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=64&amp;campaignid=9&amp;zoneid=94&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.mapo.al%2Fdita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.mapo.al%2Fkategoria%2Fmapo-format%2F&amp;cb=6d8842e9c5\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>N\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes e kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb prej pes\u00eb vitesh, ishin t\u00eb ftuar sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar bizneset e tyre t\u00eb suksesshme. Data 20 n\u00ebntor \u00ebsht\u00eb Dita e Sip\u00ebrmarrjes dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb konsiderohen si vendi q\u00eb u b\u00eb nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit. Kjo dit\u00eb konceptohet si nj\u00eb fest\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve, vjen si e till\u00eb nga viti 2010 dhe her\u00eb prezantohet si \u201cNational Entrepreneurs\u2019 Day\u201d, her\u00eb si \u201cWomen\u2019s Entrepreneurship Day\u201d. Ishte presidenti amerikan Barack Obama q\u00eb n\u00eb vitin 2012, deklaroi N\u00ebntorin si muajin e sip\u00ebrmarrjes, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb tre sip\u00ebrmarr\u00ebsve. Sot, mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb \u201cDit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes\u201d jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb SHBA, n\u00eb t\u00eb mart\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb muajit N\u00ebntor.<\/p>\n<p>Rritja ekonomike e vendit dhe hapja e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, varet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb\u00a0<em>suportuar<\/em>\u00a0sip\u00ebrmarrjen, e cila krijon kompani t\u00eb reja, hap tregje t\u00eb reja dhe b\u00ebn q\u00eb t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb reja. UET ka nj\u00eb qasje proaktive ndaj edukimit sip\u00ebrmarr\u00ebs, e kjo reflektohet n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme me student\u00ebt e Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Biznesit e Zhvillimit, por dhe n\u00eb p\u00ebrqasjen e zgjedhur p\u00ebr t\u00eb punuar me idet\u00eb e biznesit, projektet, konkurset e ideve me t\u00eb mira, projektet me industrin\u00eb, vizitat n\u00eb ambientet e bizneseve, pranin\u00eb n\u00eb auditor\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe q\u00eb nga ky vit brenda struktur\u00ebs Alumni \u00ebsht\u00eb ngritur Alumni Sip\u00ebrmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prof. dr. Ermira Qosja si p\u00ebrgjegj\u00ebse e Departamentit t\u00eb Menaxhimit dhe Marketingut n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs ka shpjeguar qasjen e re q\u00eb UET ka tashm\u00eb si tradit\u00eb mbi Dit\u00ebn e Sip\u00ebrmarrjes. Universiteti Europian i Tiran\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb proaktiv dhe ruajt\u00ebs i tradit\u00ebs p\u00ebr Dit\u00ebn e Sip\u00ebrmarrjes. Reflekton n\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kurrikulave t\u00eb reja, reflekton projekte n\u00eb industri, projekti 250+, konkursi mbi idet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb biznesin dhe pse jo dhe n\u00eb projektet europiane q\u00eb i kushtohen sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb prej disa vitesh q\u00eb ka nisur dhe e miratuar nga ish-presidenti i SHBA-s\u00eb Barack Obama. N\u00eb disa raste merr form\u00ebn e dit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes Fem\u00ebrore dhe her\u00eb form\u00ebn e dit\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Sip\u00ebrmarrjes. Tashm\u00eb muaji n\u00ebntor \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb muaj q\u00eb i kushtohet sip\u00ebrmarrjes me disa aktivitete t\u00eb cilat n\u00eb thelbin e tyre synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb festojm\u00eb dhe t\u00eb ndajm\u00eb disa nga eksperiencat m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb fush\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, t\u00eb atyre individ\u00ebve q\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrpjekje dhe kuraj\u00eb kan\u00eb marr\u00eb riskun e zgjuar t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb biznesi, pun\u00ebsimit t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb sjelljes s\u00eb inovacionit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, si dhe pasurimin e tyre. Universiteti Europian i Tiran\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb proaktiv dhe ruajt\u00ebs i tradit\u00ebs p\u00ebr Dit\u00ebn e Sip\u00ebrmarrjes. Reflekton n\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kurrikulave t\u00eb reja, reflekton projekte n\u00eb industri, projekti 250+, konkursi mbi idet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb biznesin dhe pse jo dhe n\u00eb projektet europiane q\u00eb i kushtohen sip\u00ebrmarrjes. Nj\u00eb nga sfidat ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me edukimin dhe me t\u00eb gjitha pun\u00ebt q\u00eb arsimi duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur sip\u00ebrmarrjen tek student\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit. Sfida t\u00eb tjera lidhen me procedurat administrative, me t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve dhe pse jo q\u00eb lidhen dhe me faktin q\u00eb duhet ndryshuar qasja q\u00eb njer\u00ebzit hasin p\u00ebrball\u00eb d\u00ebshtimit\u201d, shprehet Qosja.<\/p>\n<p>Dekani i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Biznesit dhe Zhvillimit n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs Selami Xhepa shprehet se shum\u00eb prej tyre q\u00eb i nisin nismat, mund t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se normale. Nuk do t\u00eb quhej biznes n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte d\u00ebshtim. Duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb dijet dhe kreativitetin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb fans i nj\u00eb profesori t\u00eb famsh\u00ebm, Talebit, ai ka propozuar nj\u00eb gj\u00eb interesante duke qen\u00eb se bota \u00ebsht\u00eb kaq e rrezikshme, q\u00eb si\u00e7 kemi dit\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve 1 majin, dit\u00ebn e rinis\u00eb dhe plot dit\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb ket\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u2019i dedikohet respektit q\u00eb ne duhet t\u2019u kushtojm\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve. Puna e tyre sipas Talebit \u00ebsht\u00eb heroike. Shum\u00eb prej tyre q\u00eb i nisin nismat, mund t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se normale. Nuk do t\u00eb quhej biznes n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte d\u00ebshtim. Shoq\u00ebria duhet t\u2019i nderoj\u00eb fort dhe ata q\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen q\u00eb t\u00eb ftuar kemi dhe ish-student\u00ebt tan\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e biznesit, t\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb student\u00ebt aktual\u00eb se si t\u00eb ken\u00eb sukses n\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre. N\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shkalla e inovacionit, p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb etj. Duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb dijet dhe kreativitetin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb begat\u00eb\u201d, shprehet Xhepa.<\/p>\n<p>Nj\u00eb em\u00ebr francez, por nj\u00eb mark\u00eb shqiptare. Administratori i\u00a0<em>Mon Cheri<\/em>\u00a0Julian Balliu si nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i hersh\u00ebm tregoi se si t\u00eb jesh nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i suksessh\u00ebm. Ai u k\u00ebshilloi student\u00ebve q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb studiuar dhe p\u00ebr t\u2019i par\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb terren m\u00eb nga af\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bizneset dhe m\u00ebnyrat se si ato funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se duhet m\u00eb shum\u00eb prakticitet dhe m\u00eb shum\u00eb kontakt i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb raport me eksperiencat tona, sa t\u00eb bukura dhe t\u00eb hidhura. Di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme mendoj se ideja e t\u00eb qenit sip\u00ebrmarr\u00ebs, ose ata q\u00eb vazhdojn\u00eb studimet e mendojn\u00eb fakultetin si faza finale t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre t\u00eb dijes. Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb fillimi. Nuk duhet menduar q\u00eb boll investova p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, por mendoj se kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kufizuar n\u00eb pik\u00ebpamjen e p\u00ebrqasjes. Sot lexoj m\u00eb shum\u00eb me kuptim dhe i kthej n\u00eb praktik\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb duhen. T\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit kan\u00eb interes p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar q\u00eb tentojn\u00eb t\u2019i shtyjn\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebrpara, nuk di t\u00eb them si t\u00eb b\u00ebheni akademik\u00eb por si t\u00eb b\u00ebheni sip\u00ebrmarr\u00ebs. Un\u00eb mendoj se po nuk u mboll nj\u00eb mentalitet i t\u00eb pranuarit dhe t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtimit, nuk mund t\u00eb kesh sukses n\u00eb sip\u00ebrmarrje. Jo \u00e7do gj\u00eb arrin majat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur. Nganj\u00ebher\u00eb duhet 1 p\u00ebr qind fat dhe 99 p\u00ebr qind k\u00ebmb\u00ebngulje dhe nerv p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat dhe mendoj se ky \u00ebsht\u00eb thelbi kryesor p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i suksessh\u00ebm. P\u00ebr sa i p\u00ebrket student\u00ebve mendoj se duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr t\u2019i par\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb terren. Duhet harruar \u00e7far\u00eb vuajte dje, por si t\u2019i b\u00ebsh gj\u00ebrat m\u00eb mir\u00eb sot\u201d, shprehet Balliu.<\/p>\n<p>Feridiola Berberi, nj\u00eb vajz\u00eb e cila ka nd\u00ebrmarr\u00eb nism\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fush\u00ebn e Dizajnit tregoi qart\u00eb se si e arriti suksesin. Student\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe m\u00eb pas t\u2019i p\u00ebrkushtohen dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb duan.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb hera ime e dyt\u00eb t\u00eb jem pjes\u00eb e Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar eksperienc\u00ebn time t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebrpara nj\u00eb auditori. Kam qen\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl kur ika n\u00eb Itali dhe kam ndjekur t\u00eb gjith\u00eb ciklin e studimeve deri n\u00eb at\u00eb t\u00eb lart\u00ebn. Italia ka nj\u00eb fat t\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e tet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit drejtohen drejt deg\u00ebve ku ata m\u00eb shum\u00eb priren. Dega ime ka qen\u00eb ajo e artit n\u00eb Firence dhe pas pes\u00eb vitesh t\u00eb mesmen kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vit specializim n\u00eb restaurime. M\u00eb pas kam konkurruar p\u00ebr Dizajn, ishte di\u00e7ka e re n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Pas k\u00ebtij cikli, k\u00ebtu doli konkluzioni q\u00eb un\u00eb doja. Prap\u00eb nuk isha e k\u00ebnaqur dhe doja q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb vija dhe t\u00eb investoja di\u00e7ka, sepse nuk e njihja sepse vija vet\u00ebm p\u00ebr pushime. Pas nj\u00ebzet vitesh jetes\u00eb n\u00eb Itali kur u ktheva ishte nj\u00eb realitet komplet tjet\u00ebr. Hapa nj\u00eb faqe n\u00eb Instagram dhe kjo faqe lindi pas nj\u00eb studimi t\u00eb tregut shqiptar. Arkitekt\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri ishin dizajner dhe b\u00ebnin di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrshtatej me at\u00eb q\u00eb un\u00eb doja. Duhej studiuar ajo gj\u00eb q\u00eb mos t\u00eb kisha luft\u00eb, konkurrenc\u00eb, por bashk\u00ebpunim. Fillova t\u00eb bashk\u00ebpunoj dhe krijova produkte pikture, arredime dhe i k\u00ebshilloja arkitekt\u00ebt se si t\u00eb menaxhonin pun\u00ebn. Tashm\u00eb kam shum\u00eb prenotime n\u00eb lidhje me dizajnin dhe arredimin dhe m\u00eb n\u00eb fund doli nj\u00eb produkt shum\u00eb i suksessh\u00ebm. Faqja ime mori goxha fam\u00eb dhe korri sukses pasi u publikua dhe n\u00eb faqet e Londr\u00ebs, n\u00eb dekorimet murale n\u00eb Bullgari dhe Itali. E vetmja k\u00ebshill\u00eb q\u00eb u jap student\u00ebve, iu them q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb dua t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, do ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi por me pasion, p\u00ebrkushtim dhe bashk\u00ebpunim do keni sukses t\u00eb padiskutuesh\u00ebm\u201d, shprehet Berberi.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Junior Achivement Suela Bala tregoi eksperienc\u00ebn e saj n\u00eb fush\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe se si Junior Achivement kontribuon te nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cJunior Achivement merret me sip\u00ebrmarrjen e t\u00eb rinjve n\u00ebn 18 vje\u00e7. Jemi fokusuar te kjo grupmosh\u00eb, ne besojm\u00eb fort dhe Junior Achivement \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program i krijuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs rreth 100 vite m\u00eb par\u00eb. Bazuar n\u00eb iden\u00eb se sip\u00ebrmarrja dhe ideja p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen krijohet q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Sigurisht q\u00eb n\u00eb kopsht apo shkoll\u00eb fillore nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje. Por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krijojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e para t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvepruarit n\u00eb skuad\u00ebr, krijimin e nj\u00eb produkti t\u00eb vog\u00ebl i cili i sh\u00ebrben di\u00e7kaje dhe t\u00eb zhvilluarit dhe t\u00eb kuptuarit logjik t\u00eb ngjarjeve t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb produkti t\u00eb dobish\u00ebm dhe krijimin e nj\u00eb sip\u00ebrmarrjeje. Fokusohemi shum\u00eb tek edukimi p\u00ebr financat, sip\u00ebrmarr\u00ebsit e din\u00eb mir\u00eb se n\u00ebse nuk di t\u00eb menaxhosh parat\u00eb nuk ke nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb suksesshme. I m\u00ebsojm\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit se si t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb paraja, vlera e sendeve dhe produkteve. Programi kryesor \u00ebsht\u00eb programi i kompanis\u00eb s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb modul profesional p\u00ebr nj\u00eb hark kohor 1-vje\u00e7ar dhe aty nx\u00ebn\u00ebsit fillojn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb studim tregu si grup dhe dalin me nj\u00eb produkt p\u00ebrfundimtar. Parashikojn\u00eb t\u00eb ardhurat, ndajn\u00eb aksionet, b\u00ebjn\u00eb marketingun dhe n\u00eb fund t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs i mbyllin kompanit\u00eb e tyre. Junior Achivement nuk ekziston dot pa mb\u00ebshtetjen e sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe biznesit t\u00eb cilat zgjedhin q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb 1 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit. Universiteti Europian i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit n\u00eb trajnimin e m\u00ebsuesve n\u00eb Junior Achivement\u201d, shprehet Bala.<\/p>\n<p>Xhovalin Hasanaj, ish-student i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, tashm\u00eb brenda struktur\u00ebs Alumni \u00ebsht\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb vit Alumni Sip\u00ebrmarr\u00ebs, tregoi se si arriti t\u00eb krijonte biznesin e tij, sfidat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar dhe se si tashm\u00eb mund ta quaj\u00eb t\u00eb suksesshme pun\u00ebn e tij prej vitesh.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb bashk\u00eb me familjen kemi nj\u00eb punishte t\u00eb madhe n\u00eb prodhim e djath\u00ebrave t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb se sa ai i fabrik\u00ebs. E filluam para n\u00ebnt\u00eb vitesh, dhe tani pas n\u00ebnt\u00eb vitesh jemi n\u00ebnt\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebdhenj. Kam synuar p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend pune m\u00eb par\u00eb, ndoshta dhe p\u00ebr t\u00eb emigruar, por gjat\u00eb universitetit kuptoja \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se si ta ndihmoj familjen dhe si ta zgjeroja biznesin q\u00eb familja nisi. N\u00eb \u00e7do l\u00ebnd\u00eb q\u00eb studioja thjesht e mendoja se si mund ta vija n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb biznesin tim. E shoh punishten ton\u00eb m\u00eb perspektiv\u00eb dhe e kam me pasion k\u00ebt\u00eb fush\u00eb pasi prodhojm\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste jemi t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr vendin, zon\u00ebn p\u00ebrreth dhe biznesi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me rreth 40 fermer\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl familjar\u00eb. Mendoj se deri tani po shkojn\u00eb mir\u00eb. Ne kemi bashk\u00ebpunuar shum\u00eb me projekte t\u00eb Bashkimit Europian, Ambasada Holandeze, gjithashtu dhe me Gizin pasi po na ndihmojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb stalle, nj\u00eb ferme m\u00eb t\u00eb madhe. Duam ta kthejm\u00eb dhe si nj\u00eb zon\u00eb turistike pasi ka shum\u00eb turist\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb, vijn\u00eb dhe duan t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me ushqime tradicionale, produkte t\u00eb ve\u00e7anta etj\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb diskutuar shum\u00eb koh\u00ebt e fundit se sa shum\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb largohen dhe t\u00eb emigrojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Duhet q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se si t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb di\u00e7ka vet\u00eb, ndoshta nuk kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ku t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb vend pune, por t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb.<\/p>\n<p><em>Si mund t\u00eb pun\u00ebsohen t\u00eb tjer\u00ebt n\u00ebse dikush nuk mendon t\u00eb hapi nj\u00eb biznes dhe t\u00eb krijoj\u00eb vende pune. Ka shum\u00eb fshatra dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr burime njer\u00ebzore. P\u00ebr shum\u00eb student\u00eb ndoshta do ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb marrin nisjen e nj\u00eb sip\u00ebrmarrje me gj\u00ebra t\u00eb vogla. T\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, pasi ka mund\u00ebsi zgjerimi. N\u00ebse ti fokusohesh te cil\u00ebsia do kesh sukses t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe mund\u00ebsi e rritjes mund t\u00eb jet\u00eb e pafundme, -shprehet Hasanaj.<\/em><\/p>\n<p>Luven Nurellari vjen p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb eksperienc\u00ebn e tij n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb k\u00ebshillim p\u00ebr student\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam nj\u00eb biznes familjar dhe e kemi par\u00eb veten n\u00eb treg q\u00eb fitojm\u00eb ndaj suksesit. Edhe un\u00eb jam p\u00ebrfshir\u00eb tek agrop\u00ebrpunimi te produkti i dal\u00eb nga fermentimi i rrushit q\u00eb \u00ebsht\u00eb Vera. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e nd\u00ebrlikuar se si b\u00ebhet vera e kuqe, e bardh\u00eb dhe vera blu s\u00eb fundmi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e pafundme si ajo e artit, e piktur\u00ebs etj. Biznesi yn\u00eb filloi n\u00eb vitin \u201995-97. Pas vitit \u201997 familja ime mbolli nj\u00eb vresht dhe m\u00eb pas ata menduan p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrmarrje. Donin t\u00eb b\u00ebnin at\u00eb q\u00eb dinin t\u00eb b\u00ebnin. N\u00eb vitin 2002 blem\u00eb nj\u00eb objekt n\u00eb fshat q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i rezervave t\u00eb shtetit, nuk zgjodh\u00ebm t\u00eb largoheshim pasi menduam q\u00eb mund t\u00eb zhvillohej di\u00e7ka dhe ishim shum\u00eb spontan\u00eb. Menduam se ia vlen t\u00eb investosh. N\u00eb vitin 2009 krijuam kantin\u00ebn ton\u00eb dhe sot kemi rreth 40-45 mij\u00eb shishe ver\u00eb. Nuk e imagjinoja q\u00eb kaq shpejt q\u00eb jemi k\u00ebtu ku jemi tani. I k\u00ebshilloj student\u00ebt q\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duan. Jo gjithmon\u00eb paraja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb nevojitet. K\u00ebmb\u00ebngulni, krijoni ide dhe do arrini sukses\u201d, shprehet Nurellari.<\/p>\n<p>Valbona Paluka e cila n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb Gizit, mb\u00ebshtet bizneset e vogla p\u00ebr t\u00eb thelluar ekspertiz\u00ebn e tyre, p\u00ebr t\u00eb prodhuar dhe realizuar produkte dhe sh\u00ebrbime t\u00eb standardeve europiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ajo zgjodhi t\u00eb shpjegonte se si mund t\u2019ia arrijm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe t\u00eb krijojm\u00eb komunikim sa m\u00eb t\u00eb qart\u00eb me t\u00eb gjitha grupet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cE ndiej veten me fat q\u00eb universitetet sot kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndajn\u00eb kaq shum\u00eb me ju. Kam punuar dhe vazhdoj t\u00eb punoj. Nucleus Albania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb e cila mb\u00ebshtet biznesin mikro, t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm. N\u00ebse do t\u00eb shkosh shpejt shko vet\u00ebm, n\u00ebse do t\u00eb shkosh larg, shkojm\u00eb bashk\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ai motivi q\u00eb ne kemi me sip\u00ebrmarrjen e vog\u00ebl dhe t\u00eb mesme. Nucleus Albania \u00ebsht\u00eb e krijuar nga pes\u00eb organizata shqiptare si ajo e vajit t\u00eb ullirit, blegtoris\u00eb, ortikultur\u00ebs, turizmit dhe artizanatit. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u2019i ofrojm\u00eb k\u00ebtij biznesi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ekspertize dhe fasilitimi profesional, t\u2019i bashkojm\u00eb k\u00ebto grupime n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn b\u00ebrthama. Ne jemi krijuar pas nj\u00eb periudhe 2-vje\u00e7are ku fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Ministris\u00eb Federale t\u00eb Ekonomis\u00eb gjermane, n\u00ebp\u00ebrmjet Gizit, bashk\u00ebpunimit teknik, provoi q\u00eb kjo metoda b\u00ebrtham\u00eb e cila u krijua n\u00eb vitin \u201991 n\u00eb industrin\u00eb e automobilave n\u00eb Bavari t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe ishte shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, Afrik\u00eb dhe Azi t\u00eb shikojm\u00eb pse kjo nuk mund t\u00eb implimentohet dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi th\u00ebn\u00eb jo q\u00eb nuk b\u00ebhet, q\u00eb njer\u00ebzit nuk b\u00ebhen bashk\u00eb. Por fatmir\u00ebsisht dhe fatkeq\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebto ngarkesa mendore dhe emocionale i kemi ne dhe jo sip\u00ebrmarr\u00ebsit pasi ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Flas p\u00ebr sip\u00ebrmarrje q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb fshatra t\u00eb vogla larg qyteteve q\u00eb t\u00eb mrekullojn\u00eb me mendjen e tyre t\u00eb hapur n\u00eb lidhje me bashk\u00ebpunimin. Ne kemi n\u00eb ambicien ton\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb qend\u00ebr ekselence p\u00ebr biznesin mikro, t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm duke i kthyer n\u00eb promotor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare. Ne dim\u00eb q\u00eb bizneset e vogla jan\u00eb t\u00eb ndrydhur dhe kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb flasin. Nga ana tjet\u00ebr e shohin nj\u00ebri tjetrin si konkurrent\u00eb. Do kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb zgjedhin ku do shkojn\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb. E komplimentoj k\u00ebt\u00eb projekt q\u00eb Universiteti Europian i Tiran\u00ebs ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ken\u00eb iden\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet\u201d, shprehet Paluka.<\/p>\n<p>Auron Basha, nj\u00eb tjet\u00ebr ish-student i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs brenda kuadrit t\u00eb struktur\u00ebs Alumni \u00ebsht\u00eb ngritur Alumni Sip\u00ebrmarr\u00ebs k\u00ebt\u00eb vit. Auron Basha i cili g\u00ebzon dy biznese n\u00eb Tiran\u00eb, shprehu m\u00ebnyr\u00ebn se si ia arriti t\u2019iu dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cHistoria ime me menaxhimin dhe biznesin ka nisur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb kur isha thjesht futbollist, doja t\u00eb isha nj\u00eb menaxher i futbollit por nuk u realizua. M\u00eb pas mendova t\u00eb nis nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr Menaxhim Biznesi. Gjith\u00e7ka nisi k\u00ebtu, u prezantova me universitetin. Historia ime e sip\u00ebrmarrjes nisi ekzakt\u00ebsisht n\u00eb vitin e dyt\u00eb n\u00eb universitet kur u njoha me l\u00ebnd\u00ebn e Menaxhimit dhe Sip\u00ebrmarrjes. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin dhe v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb kishin eksperienca t\u00eb ndryshme jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. E nisa me nj\u00eb bar t\u00eb thjesht\u00eb, sot quhet The Rooms Restaurant. Deri p\u00ebrpara k\u00ebtij viti ishte nj\u00eb d\u00ebshtim. Shum\u00eb njer\u00ebz m\u00eb thoshin t\u00ebrhiqu se ajo ka marr\u00eb fund. Por k\u00ebmb\u00ebngula dhe arrita ta \u00e7oja p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Doja ta b\u00ebja t\u00eb funksiononte patjet\u00ebr. Menaxhimi u b\u00eb di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb \u00e7do detaj, si me punonj\u00ebsit, si me produktin, furnitor\u00ebt e biznesit dhe q\u00eb nga ai moment p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb suksesshme at\u00ebher\u00eb mori kuptim. Mos e humbni besimin kurr\u00eb dhe punoni fort p\u00ebr at\u00eb q\u00eb doni t\u00eb arrini. Sot The Rooms \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes i suksessh\u00ebm dhe jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb sot ka shum\u00eb modele biznesi t\u00eb cilat i japin vler\u00eb vendit\u201d, shprehet Basha.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun N\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs vijon prej pes\u00eb vitesh tradita e Dit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes. T\u00eb ftuar ishin sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar bizneset e tyre t\u00eb suksesshme. Data 20 &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":3226,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[59],"tags":[],"class_list":["post-3225","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-activities"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun N\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs vijon prej pes\u00eb vitesh tradita e Dit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes. T\u00eb ftuar ishin sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar bizneset e tyre t\u00eb suksesshme. Data 20 &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-26T12:05:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-08-12T21:53:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun\",\"datePublished\":\"2018-11-26T12:05:01+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-12T21:53:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\"},\"wordCount\":3548,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktivitete\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\",\"name\":\"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-26T12:05:01+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-12T21:53:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg\",\"width\":960,\"height\":640},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun - UET","og_description":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun N\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs vijon prej pes\u00eb vitesh tradita e Dit\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes. T\u00eb ftuar ishin sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar bizneset e tyre t\u00eb suksesshme. Data 20 &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2018-11-26T12:05:01+00:00","article_modified_time":"2023-08-12T21:53:17+00:00","og_image":[{"width":960,"height":640,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun","datePublished":"2018-11-26T12:05:01+00:00","dateModified":"2023-08-12T21:53:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/"},"wordCount":3548,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg","articleSection":["Aktivitete"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/","name":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg","datePublished":"2018-11-26T12:05:01+00:00","dateModified":"2023-08-12T21:53:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-sipermarrjes-uet.jpg","width":960,"height":640},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/dita-e-sipermarrjes-ne-uet-studentet-mesojne-mbi-eksperiencen-dhe-riskun\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dita e Sip\u00ebrmarrjes n\u00eb UET: Student\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb mbi eksperienc\u00ebn dhe riskun"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15231,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3225\/revisions\/15231"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}