{"id":2966,"date":"2018-10-19T08:28:35","date_gmt":"2018-10-19T08:28:35","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=2966"},"modified":"2018-10-19T08:28:35","modified_gmt":"2018-10-19T08:28:35","slug":"10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/","title":{"rendered":"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Universiteti Europian i Tiran\u00ebs zhvilloi forumin e p\u00ebrvitsh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit 250+ me 250 kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend. Biznesi tashm\u00eb thekson se problemi kryesor i tyre mbetet aft\u00ebsia e personelit<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Viti akademik 2018-2019 sh\u00ebnon vitin e dhjet\u00eb t\u00eb studimeve Master n\u00eb UET. Q\u00eb prej vitit 2008, kur nis\u00ebn programet e para Master, kan\u00eb kaluar 10 vjet dhe universiteti ka diplomuar afro 5000 student\u00eb n\u00eb lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb programeve Master. Cila \u00ebsht\u00eb ecuria n\u00eb tregun e pun\u00ebs e k\u00ebtyre diplomave? \u00c7far\u00eb nevojash ka realisht tregu? A i p\u00ebrgjigjen k\u00ebto programe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate dinamikave t\u00eb shpejta q\u00eb p\u00ebson tregu i pun\u00ebs sidomos n\u00ebn efektin e revolucionit teknologjik? Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb tema e forumit t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm q\u00eb Universiteti Europian i Tiran\u00ebs b\u00ebn n\u00eb kuadrin e projektit 250+, me 250 kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit. Kjo dit\u00eb p\u00ebrkon dhe me dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb programeve Master p\u00ebr vitin 2018-2019. Aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs fol\u00ebn p\u00ebr pretendimet dhe k\u00ebrkesat q\u00eb ata kan\u00eb ndaj programeve Master. Pedagog\u00ebt dhe autoritetet akademike shfaq\u00ebn pik\u00ebpamjet e tyre se si tregu i pun\u00ebs mund t\u00eb impaktoj\u00eb realisht nd\u00ebrtimin dhe strukturimin e programeve. Ve\u00e7 t\u00eb tjerave, k\u00ebt\u00eb vit UET vjen me nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb zgjeruar t\u00eb programeve Master n\u00eb t\u00eb pes\u00eb fakultetet e tij, Juridik, Ekonomik, Shkenca Humane, Shkenca Inxhinierike dhe Shkenca Mjek\u00ebsore Teknike.<\/p>\n<p><strong>Orkida Ilollari, drejtoresha e Programeve Master n\u00eb UET shprehet se ka punuar me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrballjen e UET me bizneset dhe tregun e pun\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb gjith\u00eb vitit akademik ne me aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb bizneseve, drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb tyre, kemi punuar me nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe fal\u00eb k\u00ebsaj pune ne sot kemi arritur q\u00eb UET t\u00eb prezantohet p\u00ebrball\u00eb bizneseve me 33 programe Master, 19 n\u00eb Master Shkencor dhe 11 n\u00eb Master Profesional dhe me 7 programe t\u00eb reja n\u00eb Master Ekzekutiv. Sot themi q\u00eb ia kemi dal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Presidenti i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, Adrian Civici tregon p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj sfide.<\/strong><\/p>\n<p>\u201c10 vite m\u00eb par\u00eb, kur nis\u00ebm programet Master, ishim akoma me shum\u00eb dyshime dhe me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb programe Master cil\u00ebsore, tashm\u00eb kemi nj\u00eb reflektim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb drejt. Jo vet\u00ebm p\u00ebr larmin\u00eb e programeve Master q\u00eb ne kemi, por p\u00ebr emrin q\u00eb p\u00ebrmban programi Master dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka diploma Master. Nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb teknologjia, inovacioni etj. Nga ky proces q\u00eb ne kemi si lidhje me tregun e pun\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe me 250 bizneset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe pun\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkesat e tyre ne i kthejm\u00eb n\u00eb grupe kompetencash, silabuse dhe n\u00eb programe Master q\u00eb mund t\u2019i paraprijn\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb k\u00ebrkon tregu. Sot kemi zgjedhur teknologjin\u00eb dhe inovacioni pasi bizneset sot kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb formuar realisht me konceptet m\u00eb moderne t\u00eb teknologjive t\u00eb reja, inovacionit dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe prodhuese. Po t\u00eb shikosh statistikat apo indikator\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me gjith\u00eb p\u00ebrparimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria, indikatori i fundit i konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb bizneseve tregon se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e 75-t\u00eb me disa avancime, por po t\u00eb shikosh n\u00ebntreguesit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sofistikimin e biznesit n\u00eb lidhje me universitetet, me patentat shkencore dhe mbi t\u00eb gjitha me ekspert\u00ebt cil\u00ebsor\u00eb n\u00eb k\u00ebto fusha, biznesi vazhdimisht vuan, vazhdimisht e ndjen, q\u00eb ose duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shpenzime suplementare p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgatitur si duhet ose duhet t\u00eb vuaj\u00eb munges\u00ebn e eficienc\u00ebs dhe produktivitetit nga mungesa e k\u00ebsaj kategorie ekspert\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p><strong>Entela Zigori, drejtuesja e Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb bank\u00ebn Intesa Sanpaolo, shprehet se teknologjia po ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsuarit se si punohet.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMendoj se teknologjia n\u00eb dit\u00ebt e sotme po e ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsuarit se si punohet. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018 \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb sondazh, nj\u00eb studim p\u00ebr \u2018Trendet Globale t\u00eb Kapitalit Human\u2019, nj\u00eb studim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb 140 vende dhe q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb 10 mij\u00eb drejtues ekzekutiv\u00eb dhe drejtues t\u00eb burimeve njer\u00ebzore. 70% e CEO-ve e drejtuesve ekzekutiv\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb k\u00ebt\u00eb sondazh ku thon\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit e tyre nuk kan\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e duhura p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb organizata t\u2019i p\u00ebrshtatet teknologjive digjitale dhe ndryshimeve t\u00eb tyre. Shk\u00ebmbimi i informacionit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe me universitetin, sepse si\u00e7 e thash\u00eb, jan\u00eb k\u00ebta student\u00eb sot t\u00eb ciklit Master apo Bachelor q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb punonj\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ne duhet t\u2019i ofrojm\u00eb student\u00ebve trajnime p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb profesionin e ardhsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fleksibiliteti dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebria. Ajo \u00e7far\u00eb ne jemi duke u ofruar sot koleg\u00ebve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb punuar edhe n\u00eb distanc\u00eb dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb mendoj se mund t\u00eb b\u00ebhet dhe me student\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zak Topuzi, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Turizmit tha se industria turistike \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese fal\u00eb teknologjis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSot nuk mund t\u00eb flitet m\u00eb p\u00ebr recepsion q\u00eb rri dhe pret kush kalon, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb hoteli. \u00c7do gj\u00eb kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike. S\u00eb fundi, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Holand\u00eb u fol p\u00ebr hapat teknologjik\u00eb q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb kolos\u00ebt kryesor\u00eb. Google dhe Amazon kan\u00eb projektuar nj\u00eb aparatur\u00eb, e cila ndihmon klient\u00ebt dembel\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb aparature fare t\u00eb thjesht\u00eb, p\u00ebr shembull n\u00eb nj\u00eb hotel mund t\u00eb shikojn\u00eb se \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh ka, \u00e7far\u00eb aktivitetesh ka, ku mund t\u00eb ha, pra t\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebhen sot n\u00ebp\u00ebrmjet teknologjis\u00eb. Teknologia e smartfon\u00ebve evoluon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ka aplikacione q\u00eb mund t\u00eb rezervosh hotelin, dhom\u00ebn, b\u00ebn pagesat etj. etj. Kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm jasht\u00eb, por dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb mbi 30-40 hotele, t\u00eb cil\u00ebt e aplikojn\u00eb sot k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pra online shikon gjith\u00e7ka, dhomat, banjot, korridoret, ballkonet, pra \u00e7do detaj. Nj\u00eb nga problemet kryesore t\u00eb hoteleve sot \u00ebsht\u00eb fuqia pun\u00ebtore. Gati 34% e shpenzimeve t\u00eb nj\u00eb hoteli jan\u00eb fuqi pun\u00ebtore. Hotelet e mesme apo t\u00eb vogla k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb staf t\u00eb specializuar p\u00ebr menaxhimin e shitjeve sot. Sepse \u00e7do gj\u00eb tashm\u00eb shitet online\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vullnet Haka, an\u00ebtari i Bordit t\u00eb Bashkimit t\u00eb Prodhuesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb tha se \u2018personeli q\u00eb do pun\u00ebsojm\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb edukimin baz\u00eb\u2019.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKur flitet p\u00ebr prodhimin, jo p\u00ebr ta krahasuar me aktivitete t\u00eb tjera ekonomike, por edhe president\u00ebt e vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs, kur flitet p\u00ebr prodhim, p\u00ebr investim, marrin nj\u00eb pozicionim krejt tjet\u00ebr. Po k\u00ebshtu edhe n\u00eb vendin ton\u00eb nd\u00ebrmarrjet prodhuese, ku n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb jan\u00eb nj\u00eb aset pun\u00ebtor, p\u00ebrballen p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me problematika dhe sfida nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebrues i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqet\u00ebsime, q\u00eb thon\u00eb drejtuesit e nd\u00ebrmarrjeve prodhuese, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e personelit. Ato nevojat apo mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur financim apo p\u00ebr t\u00eb materializuar investimet, tashm\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta, m\u00eb t\u00eb realizueshme dhe po rritet shum\u00eb sfida p\u00ebr personel t\u00eb trajnuar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmarrjet prodhuese, jo se nuk investojn\u00eb te trajnimi i punonj\u00ebsve, por e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb kalojn\u00eb trajnimin, specialitetin e ngusht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procese pune apo operacione t\u00eb ve\u00e7anta. Nevoja themelore \u00ebsht\u00eb q\u00eb personeli q\u00eb ne pun\u00ebsojm\u00eb t\u00eb ket\u00eb edukimin baz\u00eb, mund\u00ebsisht t\u00eb kemi nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr apo nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr nevojat e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb trajnimit. Uroj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen fal\u00eb edhe k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i trajnojm\u00eb pasi i shohim si koleg\u00eb apo personel i yni i ardhsh\u00ebm. Konkurrueshm\u00ebria me vendet e rajonit po b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb e fort\u00eb. P\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar k\u00ebto faktor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb bizneset t\u00eb implementojn\u00eb risit\u00eb e reja q\u00eb dalin n\u00eb teknologji\u201d.<\/p>\n<p><strong>Stefan Pinguli, administratori i Birr\u00ebs Stela: Prodhuesit nuk njohin raportet e humbjeve t\u00eb tyre n\u00eb prodhim.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKemi gjith\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Kemi patur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin praktik, por dhe n\u00eb kuptimin intelektual pasi kemi shk\u00ebmbyer edhe marr\u00ebdh\u00ebnie akademike. Sot prodhuesit tan\u00eb vuajn\u00eb nga fakti se nuk njohin raportet e humbjeve t\u00eb tyre n\u00eb prodhim. Ky raport ekonomik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ne e filluam nj\u00eb pun\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb interesante me student\u00ebt e Masterit tuaj. Nj\u00eb nga pikat e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb konkurrueshm\u00ebria n\u00eb treg ashtu si\u00e7 u p\u00ebrmend dhe m\u00eb par\u00eb. Kjo duhet par\u00eb n\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies q\u00eb ka prodhuesi me shtetin. N\u00eb nj\u00eb studim krejt\u00ebsisht t\u00eb sip\u00ebrfaqsh\u00ebm q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne konstatoi q\u00eb vendimmarrjet n\u00eb Shqip\u00ebri, b\u00ebhen 90% nga shteti dhe shum\u00eb pak p\u00ebrqindje nga prodhuesi. U hodh\u00ebm tek firot, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb pasi raportet e firove jan\u00eb raporte konfliktual mes struktur\u00ebs tatimore dhe ne. Duhet ta ftojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb studime t\u00eb tilla, dhe do isha shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb na em\u00ebroni nj\u00eb ose dy persona dhe t\u2019i orientojm\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb na interesojn\u00eb ne\u201d.<\/p>\n<p><strong>Altin Petre, drejtori i IT s\u00eb Digitalb dhe Top-Channel: K\u00ebrkojm\u00eb student\u00eb me baza t\u00eb forta teorike<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDo thoja q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e IT, ajo q\u00eb duam ne nga universiteti, k\u00ebrkojm\u00eb student\u00eb me baza shum\u00eb t\u00eb forta teorike. Problemi q\u00eb shohim ne \u00ebsht\u00eb koha kur student\u00ebt mund t\u2019i marrin k\u00ebto baza teorike, por duhet t\u00eb ruhen n\u00eb balanc\u00eb edhe me praktik\u00ebn, gjithashtu. Kjo balanc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e domosdoshme baz\u00eb. Ajo q\u00eb shikoj un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi \u00ebsht\u00eb mungesa e rolit apo e njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb treg. \u00c7do gj\u00eb po digjitalizohet, biznesi \u00ebsht\u00eb digjitalizuar prej koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, por dhe jeta e p\u00ebrditshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb digjitalizimi. Kjo prodhon volume t\u00eb jasht\u00ebzakonshme d\u00ebmesh q\u00eb n\u00eb vetvete nuk kan\u00eb asnj\u00eb sens deri sa dikush t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna na thon\u00eb. Ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb kuadrin e masterit, k\u00ebta student\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb formim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u paraqitur te nj\u00eb biznes dhe p\u00ebr formimin e tyre. Edhe n\u00eb intervistat e ndryshme kur k\u00ebrkojm\u00eb personel, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u prezantuar\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universiteti Europian i Tiran\u00ebs zhvilloi forumin e p\u00ebrvitsh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit 250+ me 250 kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend. Biznesi tashm\u00eb thekson se problemi kryesor i tyre mbetet aft\u00ebsia e personelit Viti akademik 2018-2019 sh\u00ebnon vitin e dhjet\u00eb &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2967,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[59],"tags":[],"class_list":["post-2966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-activities"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs zhvilloi forumin e p\u00ebrvitsh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit 250+ me 250 kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend. Biznesi tashm\u00eb thekson se problemi kryesor i tyre mbetet aft\u00ebsia e personelit Viti akademik 2018-2019 sh\u00ebnon vitin e dhjet\u00eb &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-19T08:28:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"683\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit\",\"datePublished\":\"2018-10-19T08:28:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\"},\"wordCount\":1953,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktivitete\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\",\"name\":\"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg\",\"datePublished\":\"2018-10-19T08:28:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg\",\"width\":1024,\"height\":683},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit - UET","og_description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs zhvilloi forumin e p\u00ebrvitsh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit 250+ me 250 kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend. Biznesi tashm\u00eb thekson se problemi kryesor i tyre mbetet aft\u00ebsia e personelit Viti akademik 2018-2019 sh\u00ebnon vitin e dhjet\u00eb &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2018-10-19T08:28:35+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":683,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit","datePublished":"2018-10-19T08:28:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/"},"wordCount":1953,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg","articleSection":["Aktivitete"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/","name":"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg","datePublished":"2018-10-19T08:28:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/uet-master-1024x683-1.jpg","width":1024,"height":683},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/10-vjet-studime-master-ne-uet-ja-bilanci-dhe-kerkesat-e-biznesit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"10 vjet studime Master n\u00eb UET, ja bilanci dhe k\u00ebrkesat e biznesit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2966\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}