{"id":2899,"date":"2018-10-15T08:32:17","date_gmt":"2018-10-15T08:32:17","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=2899"},"modified":"2018-10-15T08:32:17","modified_gmt":"2018-10-15T08:32:17","slug":"pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve"},"content":{"rendered":"<header class=\"entry-header clearfix\">\n<h1 class=\"entry-title\">Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve<\/h1>\n<\/header>\n<div class=\"entry-content\">\n<p><strong><em>Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar rreth 12 vite q\u00eb nga themelimi i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Nga nj\u00eb universitet q\u00eb lindi mes nj\u00eb atmosfere skepticizmi dhe paragjykimi sot UET ka nj\u00eb histori t\u00eb pasur p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer, me mij\u00ebra student\u00eb t\u00eb diplomuar t\u00eb cil\u00ebt ecin ball\u00eblart\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Nj\u00eb histori q\u00eb \u2018b\u00ebrtet\u2019 se idealet, vizioni dhe puna p\u00ebrkthehen n\u00eb sukses.<br \/>\n<\/em><\/strong><br \/>\nI karakterizuar nga nj\u00eb atmosfer\u00eb dinamike, me jet\u00eb t\u00eb \u2018gjall\u00eb\u2019 studentore, me aktivitete t\u00eb shumta, me prezenc\u00ebn e t\u00eb ftuarve nga fushave t\u00eb ndryshme, mund\u00ebsi pun\u00ebsimi dhe mobiliteti n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira per\u00ebndimore, me nj\u00eb staf pedagogjik t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe infrastruktur\u00eb q\u00eb mbulon \u00e7do nevoj\u00eb, studenti ka t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat e nevojshme t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e tij ashtu si\u00e7 d\u00ebshiron. Nj\u00eb qend\u00ebr mendimi, debati akademik, politik dhe shoq\u00ebror, q\u00eb ka \u2018prodhuar\u2019 jo pak mendimtar\u00eb dhe jo pak shembuj suksesi. T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb profesionist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga dyert e UET. Dihet se nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb nj\u00eb universiteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja e punonj\u00ebsve t\u00eb kualifikuar p\u00ebr tregun e pun\u00ebs, duke ofruar burime njer\u00ebzore p\u00ebr institucionet publike dhe sip\u00ebrmarrjen private. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb, lind detyra e p\u00ebrgatitjes s\u00eb burimeve t\u00eb veta njer\u00ebzore, pedagog\u00eb e staf administrativ. N\u00ebse nj\u00eb universitet ia del me sfid\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr veten, ka fituar edhe sfid\u00ebn me tregun. N\u00eb UET rekrutimi i m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb konkurseve dhe p\u00ebrzgjedhjes q\u00eb kalon n\u00eb disa faza, por jo pak her\u00eb shum\u00eb student\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb shansin q\u00eb t\u00eb nisin nj\u00eb internship duke fituar edhe nj\u00eb eksperienc\u00eb pune.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nj\u00eb histori frym\u00ebzuese \u00ebsht\u00eb edhe ajo e 5 ish-studenteve t\u00eb UET t\u00eb cilat jan\u00eb sot nd\u00ebr hallkat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb stafin e universitetit. Anisa Vasili, Adela Danaj, Besarta Vladi, Elona Shehu dhe Odeta Cacaj. Secila prej tyre k\u00ebtyre profesionisteve t\u00eb suksesshme n\u00eb karrier\u00eb, sot drejton nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb caktuar brenda institucionit n\u00eb t\u00eb cilin kan\u00eb shkelur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si studente me \u00ebndrra dhe vullnet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme plot drit\u00eb dhe dije.<br \/>\nAnisa \u00ebsht\u00eb Drejtoresh\u00eb e Programeve Bachelor, Adela Presidente e UET Alumni, Besarta mban pozicionin e Sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Elona \u00ebsht\u00eb Shefe Kabineti dhe Odeta Dekane e Student\u00ebve. Disa prej tyre jan\u00eb pjes\u00eb edhe e stafit pedagogjik, jo vet\u00ebm atij administrativ. Sot ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pedagog\u00eb p\u00ebr to, jan\u00eb koleg\u00eb. Rrug\u00ebtimi drejt suksesit \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm p\u00ebr secil\u00ebn por rastet i bashkon d\u00ebshira p\u00ebr dije, vullneti p\u00ebr pun\u00eb dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb atje ku t\u00eb tjer\u00ebt nuk mund\u00ebn.<br \/>\nBesarta i p\u00ebrket brezit t\u00eb par\u00eb t\u00eb t\u00eb diplomuarve n\u00eb UET. Ajo sot kujton se si guximi i saj p\u00ebr t\u00eb besuar n\u00eb nj\u00eb universitet i cili sapo kish \u00e7elur dyert p\u00ebr student\u00ebt e tij, ishte vendimtar p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb tashme q\u00eb ka. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr histori guximi \u00ebsht\u00eb edhe ajo e Adel\u00ebs, q\u00eb vendosi t\u00eb kthej\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht drejtimin q\u00eb kish p\u00ebrcaktuar p\u00ebr veten si fillim. Kalimi i saj nga mjek\u00ebsia n\u00eb shkenca politike p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast mjaft interesant ku nj\u00eb individ vendos t\u00eb ndjek\u00eb \u00ebndrrat dhe pasionet e tij. Anisa nga ana tjet\u00ebr e ka nisur rrug\u00ebtimin e saj n\u00eb UET me besim t\u00eb plot\u00eb dhe iniciativa p\u00ebr t\u00eb punuar q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb shkoll\u00ebs sot shp\u00ebrblehet me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme brenda universitetit ku ka studiuar. Historia e Odet\u00ebs, presidentes s\u00eb par\u00eb fem\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb Studentore n\u00eb UET, \u00ebsht\u00eb po ashtu interesante. Ajo u kthye nga Italia, me bindje t\u00eb plot\u00eb se studimet e larta do t\u2019i ndiqte vet\u00ebm n\u00eb UET. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Elona tregon se si vendimin e saj \u2018instiktiv\u2019 p\u00ebr t\u00eb zgjedhur UET, sot e vler\u00ebson si vendimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb merrte\u2026<\/p>\n<p><strong>Adela Danaj: Studimet n\u00eb UET, ishin hapi i par\u00eb drejt nj\u00eb rruge q\u00eb nuk ka m\u00eb kthim pas<\/strong><\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjoja oshtim\u00ebn e hapave t\u00eb mi n\u00eb korridoret e universitetit dhe kuptova se un\u00eb i p\u00ebrkas k\u00ebtij vendi\u201d, k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan ajo dit\u00ebn e par\u00eb kur erdhi n\u00eb auditor\u00ebt e Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2011.<br \/>\nAdela Danaj kishte vendosur t\u00eb niste nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ri, plot me t\u00eb panjohura p\u00ebr t\u00eb, e shoq\u00ebruar nga pasioni dhe entuziazmi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb dhe sa m\u00eb shpejt. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb deg\u00ebn e stomatologjis\u00eb dhe pas rreth 3 vitesh pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, Adela nd\u00ebrmori hapin e guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00ebndrrat e saj. Zgjodhi t\u00eb rifilloj\u00eb nga zero, t\u00eb studioj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb deg\u00eb krejt larg mjek\u00ebsis\u00eb, Shkenca Politike.<br \/>\n\u201cUn\u00eb isha nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse ekselence n\u00eb gjimnaz dhe kur erdhi momenti p\u00ebr t\u00eb zgjedhur shkoll\u00ebn b\u00ebra nj\u00eb zgjidhje pak pragmatiste duke menduar p\u00ebr tregun e pun\u00ebs, ndaj studiova mjek\u00ebsi. Por m\u00eb von\u00eb kur punoja si stomatologe kuptova se, m\u00eb mungonte shum\u00eb socializimi me njer\u00ebzit, debatet, shk\u00ebmbimi i ideve\u2026 Pas nj\u00eb reflektimi t\u00eb gjat\u00eb vendosa t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb jet\u00ebs sime nga pik\u00ebpamja profesionale dhe njer\u00ebzore\u201d.<br \/>\nShum\u00eb shpejt Adela e gjeti veten n\u00eb nj\u00eb mjedis krejt ndryshe nga ai me t\u00eb cilin ishte m\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb. Entuziazmi, komunikimi, energjia, pasioni, rezultatet e larta akademike si dhe aktivizimi n\u00eb jet\u00ebn studentore t\u00eb UET, e b\u00ebn\u00eb at\u00eb dallohej nd\u00ebr student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, Adela u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb projekt internshipi t\u00eb student\u00ebve brenda universitetit, pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb projekteve dhe k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb UET, ku si\u00e7 kujton, e nisi\u00a0duke b\u00ebr\u00eb fotokopjet dhe n\u00eb fund arriti t\u00eb dilte me nj\u00eb eksperienc\u00eb pune q\u00eb i dha guxim p\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb tej. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb UET, Adela vendosi t\u00eb sfidoj\u00eb veten s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb her\u00eb me studime Master n\u00eb CEU, nj\u00eb universitet prestigjioz n\u00eb Budapest, Hungari, sidomos n\u00eb profilin e Shkencave Politike, ku iu akordua dhe nj\u00eb burs\u00eb ekselence.<br \/>\n\u201cStudimet n\u00eb UET, ishin hapi i par\u00eb drejt nj\u00eb rruge q\u00eb nuk ka m\u00eb kthim pas. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb ciklit Bachelor, n\u00eb fush\u00ebn e shkencave politike, profesor\u00eb t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebve u jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse m\u00eb k\u00ebshilluan t\u00eb shihja di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebrtej kufijve. M\u00eb prezantuan me programet dhe universitetet lider sot, n\u00eb fush\u00ebn e shkencave politike dhe m\u00eb inkurajuan t\u00eb aplikoj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb shpejt pjes\u00eb e k\u00ebtyre strukturave t\u00eb reja, t\u00eb cilat deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i kisha me t\u00eb d\u00ebgjuar e jo t\u00eb jetuar\u201d, tregon ajo.<br \/>\nPas diplomimit u p\u00ebrzgjodh si imazh promovues p\u00ebr CEU. Sot Adela \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb UET si presidente e UET Alumni, si asistente pedagoge n\u00eb Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si pjes\u00eb e Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillimit dhe Karrier\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Besarta Vladi: UET m\u00eb ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr \u00e7do terren, sado i v\u00ebshtir\u00eb dhe ambicioz t\u00eb jet\u00eb ai<br \/>\n<\/strong><br \/>\nBesarta Vladi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga student\u00ebt e par\u00eb q\u00eb i besuan Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb ardhmen e tyre. Duke sfiduar dilemat, dyshimet dhe pasigurit\u00eb q\u00eb shpesh karakterizojn\u00eb lindjen e di\u00e7kaje t\u00eb re, ajo zgjodhi t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb dije pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb universitetin e sapokrijuar UET, dhe sot mund t\u00eb shoh\u00eb fare mir\u00eb \u2018frytet\u2019 e guximit t\u00eb saj.<br \/>\n\u201cM\u00eb kujtohet dita e par\u00eb kur erdha n\u00eb UET. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua sepse \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kthes\u00ebn e madhe n\u00eb jet\u00ebn time. Ata dit\u00eb ecja si n\u00eb aj\u00ebr deri te porta e UET. Sapo kisha marr\u00eb lajmin se kisha fituar nj\u00eb burs\u00eb ekselence n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet\u2026\u201d, tregon Besarta.<br \/>\nNj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer, e cila gjeti t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme n\u00eb UET p\u00ebr t\u00eb treguar talentin dhe potencialin e saj. Aft\u00ebsit\u00eb e saj u shpalos\u00ebn mjaft mir\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb nj\u00eb nga universitetet m\u00eb t\u00eb mira angleze.<br \/>\n\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb UET me Aston University n\u00eb Angli, kam patur fatin t\u00eb jem studentja e par\u00eb e UET q\u00eb kam zhvilluar nj\u00eb semest\u00ebr t\u00eb studimeve t\u00eb Masterit jasht\u00eb vendit. Ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb njohur dhe testuar veten dhe dijet q\u00eb kisha akumuluar gjat\u00eb viteve t\u00eb studimit n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026Aty kuptova m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb UET m\u00eb kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr \u00e7do terren, sado i v\u00ebshtir\u00eb dhe ambicioz t\u00eb ishte ai\u2026\u201d.<br \/>\nKrahas k\u00ebsaj eksperience n\u00eb Aston University, Besarta ka patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb\u00a0Program Ekzekutiv n\u00eb Universitetin e Harvardit. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo sot \u00ebsht\u00eb pedagoge pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Biznesit dhe Zhvillimit dhe, gjithashtu, mban pozicionin e Sekretares s\u00eb\u00a0 P\u00ebrgjithshme t\u00eb UET.<br \/>\n\u201cJam \u2018brumosur\u2019 n\u00eb nj\u00eb institucion me shum\u00eb standarde, rregulla dhe proceduara t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara dhe kjo shpesh m\u00eb b\u00ebn t\u00eb jem shum\u00eb kritike ndaj institucioneve q\u00eb shfaqin mang\u00ebsi n\u00eb k\u00ebta komponent\u00eb. Kjo mbase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve kryesore se p\u00ebrse nuk e mendoj largimin afatgjat\u00eb apo t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga ky institucion. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket m\u00ebsimdh\u00ebnies, kam nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me student\u00ebt e mi. Jam munduar t\u00eb ruaj dhe t\u00eb reflektoj n\u00eb raportin tim me ta, tiparet dhe sjelljet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb pedagog\u00ebve t\u00eb mi, t\u00eb koh\u00ebs kur un\u00eb vet\u00eb isha studente\u2026 dhe kjo me ka rezultuar nj\u00eb strategji e mir\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri tani\u201d, tregon Besarta.<\/p>\n<p><strong>Odeta Cacaj: T\u00eb studiosh n\u00eb UET do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb madhe<\/strong><\/p>\n<p>Pas shum\u00eb vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb Itali, ajo vendosi t\u00eb rikthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe zgjodhi t\u00eb studioj\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr deg\u00ebn Psikologji. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e Odeta Cacaj, e cila sot \u00ebsht\u00eb Dekane e Student\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht asistent-pedagoge n\u00eb UET.<br \/>\nNatyra e saj energjike dhe e motivuar, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb jeta e saj studentore n\u00eb UET t\u00eb jet\u00eb e karakterizuar nga aktivizimi n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme si dhe nd\u00ebrmarrja e iniciativave t\u00eb shumta. Odeta ka qen\u00eb Presidentja e par\u00eb e Qeveris\u00eb studentore n\u00eb UET nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur dy her\u00eb studentja m\u00eb e mir\u00eb e Fakultetit t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb Shkencave Sociale dhe Edukimit, n\u00eb ciklin Bachelor dhe at\u00eb Master.<br \/>\n\u201cUn\u00eb kisha jetuar prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Itali dhe kur vendosa t\u00eb rikthehem n\u00eb Shqip\u00ebri isha e vendosur t\u2019i ndiqja studimet e larta p\u00ebr Psikologji n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs pasi kisha d\u00ebgjuar vler\u00ebsime shum\u00eb pozitive p\u00ebr t\u00eb. Vitet e studimit n\u00eb UET kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb e bukur. T\u00eb studiosh n\u00eb UET do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb madhe. Jeta ime studentore ka qen\u00eb e larmishme dhe e pasur nga ana akademike, marr\u00ebdh\u00ebnieve sociale dhe shpirt\u00ebrore. Tashm\u00eb un\u00eb jam pjes\u00eb dhe produkt i UET, i cili m\u00eb ka shoq\u00ebruar, mb\u00ebshtetur dhe udh\u00ebhequr n\u00eb arritjet e mia akademike\u201d.<br \/>\nDikur studente, tanim\u00eb suporti kryesor p\u00ebr student\u00ebt\u2026 Vitet kan\u00eb kaluar dhe Odeta \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb profesioniste. Ajo thot\u00eb se aktivizimi i saj i hersh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn studentore t\u00eb UET, shfryt\u00ebzimi i mund\u00ebsive t\u00eb shumta brenda institucionit por edhe jasht\u00eb tij, kan\u00eb ndikuar shum\u00eb n\u00eb formimin e karrier\u00ebs s\u00eb saj, ndaj u sugjeron t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj mund\u00ebsive t\u00eb shumta q\u00eb universiteti ofron.<br \/>\n\u201cRezultatet e larta jan\u00eb nj\u00eb faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton t\u00eb ardhmen e nj\u00eb studenti por nj\u00eb aspekt q\u00eb nuk duhet anashkaluar \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht jeta studentore. UET ofron mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr aktivizim me an\u00eb t\u00eb klubeve studentore, me an\u00eb t\u00eb internshipeve apo programeve t\u00eb shk\u00ebmbimit studentor, me an\u00eb t\u00eb organizimeve ku sjell t\u00eb ftuar figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb i ofrohen studentit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij nd\u00ebrpersonale apo t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr njohuri mbi profesionin, por edhe t\u00eb tregoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u201d, thot\u00eb Dekania e Student\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Anisa Vasili: Mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb UET p\u00ebr student\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shumta<br \/>\n<\/strong><br \/>\nAnisa Vasili erdhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb UET n\u00eb vitin 2009. Si shum\u00eb maturant\u00eb ishte n\u00eb dilem\u00eb se \u00e7far\u00eb universiteti t\u00eb zgjidhte. Pasi u k\u00ebshillua dhe konsultua me shum\u00eb universitete zgjodhi t\u00eb ndjek\u00eb studimet e larta n\u00eb UET p\u00ebr deg\u00ebn Financ\u00eb-Bank\u00eb.<br \/>\n\u201cIsha n\u00eb dilem\u00eb se \u00e7far\u00eb universiteti t\u00eb zgjidhja. Pasi u informova mir\u00eb rreth mund\u00ebsive q\u00eb m\u00eb ofroheshin vendosa t\u00eb studioja n\u00eb UET dhe i besova \u00ebndrr\u00ebs q\u00eb doja t\u00eb ndiqja, duke u regjistruar n\u00eb deg\u00ebn Financ\u00eb-Bank\u00eb\u201d, tregon Anisa.<br \/>\nAjo tregon se gjat\u00eb studimeve t\u00eb saj, n\u00eb vit t\u00eb tret\u00eb fitoi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb internship pran\u00eb Departamentit t\u00eb Financ\u00ebs.<br \/>\n\u201cN\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb studimeve, fitova mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb internshipi pran\u00eb Departamentit t\u00eb Financ\u00ebs, n\u00eb pozicionin e asistent-koordinatores, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore 6 muaj. M\u00eb pas vendosa t\u00eb ndjek studimet Master, s\u00ebrish n\u00eb deg\u00ebn Financ\u00eb-Bank\u00eb, profili Ekonomi. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimeve u pun\u00ebsova te Zyra e Kontratave fillimisht si asistente e m\u00eb pas si specialiste senior\u201d, shprehet Anisa, e cila m\u00eb pas mori pozicionin e P\u00ebrgjegj\u00ebses s\u00eb Zyr\u00ebs.<br \/>\nAjo q\u00eb filloi si nj\u00eb praktik\u00eb pune u kthye shpejt n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb p\u00ebr Anis\u00ebn, e cila diti ta shfryt\u00ebzoj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri. Sot, \u00ebsht\u00eb Drejtoresh\u00eb e Programeve Bachelor n\u00eb UET.<br \/>\n\u201cT\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb UET i kan\u00eb dyert e hapura. Mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta, duhet vet\u00ebm d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sa m\u00eb shum\u00eb prej tyre dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn prej vetes\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>Elona Shehu: UET \u00ebsht\u00eb nj\u00eb laborator idesh ku secili gjen hap\u00ebsir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u zhvilluar profesionalisht<\/strong><\/p>\n<p>Elona Shehu \u00ebsht\u00eb Shefe e Kabinetit n\u00eb UET. Ajo ka ardhur si studente pran\u00eb k\u00ebtij universiteti n\u00eb vitin 2007 dhe ka studiuar 5 vite, p\u00ebr deg\u00ebn Financ\u00eb-Bank\u00eb. Elona m\u00eb pas ka vijuar studimet e saj n\u00eb Vrije Universiteit Amsterdam, i cili \u00ebsht\u00eb listuar si nj\u00eb nga 100 universitetet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe biznesit. Ajo tregon se vendimin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e UET e ka marr\u00eb krejt nga instinkti.<br \/>\n\u201cKur njeriu \u00ebsht\u00eb 18 vje\u00e7, ka pak gjasa q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje racionale\u2026 Un\u00eb zgjodha UET n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt jo-racionale. Momentin e par\u00eb q\u00eb kam shkelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet, u afeksionova me auditor\u00ebt, lektor\u00ebt e \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Vet\u00ebm 5 vite m\u00eb von\u00eb kuptova q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e duhur, q\u00eb kisha zgjedhur t\u00eb mbaja \u2018mark\u00ebn akademike\u2019 t\u00eb UET n\u00eb CV time. Ndoshta fati m\u00eb \u00e7oi n\u00eb vendin e duhur, n\u00eb koh\u00ebn e duhur!\u201d.<br \/>\nK\u00ebshtu e nisi rrug\u00ebtimin e saj, p\u00ebr t\u00eb kaluar nga stadi i studentit, n\u00eb stadin e nj\u00eb profesionisti t\u00eb mir\u00ebformuar.<br \/>\n\u201cPeriudha q\u00eb kam kaluar si studente n\u00eb UET ka qen\u00eb nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime. E kujtoj \u00e7do moment aty, me buz\u00ebqeshje: or\u00ebt e gjata e t\u00eb pafundme t\u00eb studimit n\u00eb bibliotek\u00ebn e vjet\u00ebr q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb katin e dyt\u00eb, tensionin e provimeve, presionin pozitiv dhe frym\u00ebzues t\u00eb pedagog\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb ishim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, z\u00ebnkat dhe festat me miqt\u00eb.. Un\u00eb jam rritur n\u00eb k\u00ebta auditor\u00eb, jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb profesioniste\u2026jam b\u00ebr\u00eb kjo q\u00eb jam sot! Kur u ktheva nga studimet n\u00eb Amsterdam, m\u2019u ofruan disa mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mira pun\u00ebsimi, por n\u00eb mendjen time objektivi ishte shum\u00eb i qart\u00eb, UET; por k\u00ebsaj radhe n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb auditorit. Fillova si asistent-lektore n\u00eb UET, dhe u doktorova 4 vite m\u00eb pas. Koh\u00eb kjo gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u angazhova si Drejtore Kabineti. Gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi kam d\u00ebshmuar krah p\u00ebr krah me stafin e UET momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike t\u00eb universitetit, akreditimin britanik, inaugurimin e dekad\u00ebs s\u00eb par\u00eb e deri tek UET Polivalent me zgjerimin e institucionit n\u00eb 75 programe studimi\u201d, rr\u00ebfen Elona.<br \/>\nAjo thot\u00eb se n\u00eb universitetin ku dikur ka studiuar dhe tani punon mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb pafund: \u201cMetaforat dhe narracionet hiperbolizuese nuk jan\u00eb pjes\u00eb e fort\u00eb e imja, por nj\u00eb gj\u00eb di ta them me siguri, UET \u00ebsht\u00eb nj\u00eb laborator idesh ku secili gjen hap\u00ebsir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u zhvilluar profesionalisht. N\u00ebse jeni t\u00eb zot\u00ebt dhe keni vullnet kjo hap\u00ebsir\u00eb nes\u00ebr do jet\u00eb karriera juaj e sigurt!\u201d.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar rreth 12 vite q\u00eb nga themelimi i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Nga nj\u00eb universitet q\u00eb lindi mes nj\u00eb atmosfere skepticizmi dhe paragjykimi sot UET ka &hellip; <\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2903,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[59],"tags":[],"class_list":["post-2899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-activities"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar rreth 12 vite q\u00eb nga themelimi i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Nga nj\u00eb universitet q\u00eb lindi mes nj\u00eb atmosfere skepticizmi dhe paragjykimi sot UET ka &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-15T08:32:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"669\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\"},\"headline\":\"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve\",\"datePublished\":\"2018-10-15T08:32:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\"},\"wordCount\":2999,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktivitete\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\",\"name\":\"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg\",\"datePublished\":\"2018-10-15T08:32:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg\",\"width\":1024,\"height\":669},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\/\/uet.edu.al\"],\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve - UET","og_description":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar rreth 12 vite q\u00eb nga themelimi i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Nga nj\u00eb universitet q\u00eb lindi mes nj\u00eb atmosfere skepticizmi dhe paragjykimi sot UET ka &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2018-10-15T08:32:17+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":669,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227"},"headline":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve","datePublished":"2018-10-15T08:32:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/"},"wordCount":2999,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg","articleSection":["Aktivitete"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/","name":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg","datePublished":"2018-10-15T08:32:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/AMAZONAT-1024x669-1.jpg","width":1024,"height":669},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/pese-amazonat-e-uet-ish-studentet-qe-do-te-drejtojne-sherbimet-ndaj-te-rinjve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pes\u00eb \u2018Amazonat\u2019 e UET:\u00a0Ish-studentet q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj t\u00eb rinjve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/e0882bc49cd4b35d1e23bc03de52a227","name":"admin","sameAs":["https:\/\/uet.edu.al"],"url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}